• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi indinjohet për arrestimin e Balliut: Rama po sillet si Tonton Makut

by A R
14/10/2019 07:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka cilësuar arrestimin e ish-deputetit Klevis Balliu dhe 9 protestuesve të tjerë, si një tregues që është një nevojë urgjente për një Reformë në Drejtësi, që ajo e quan reale. Në reagimin e saj, Kryemadhi ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama, sipas së cilës duhet të ishte ai në burg dhe jo këta protestues teksa tha se urrejtja ndaj shqiptarëve është e vetmja gjë që e mban atë në pushtet. Ajo ka “kërcënuar” të gjithë efektivët e uniformave blu, se do të mbajnë përgjegjësi për këtë veprim që ajo e ka quajtur anti-ligjor dhe anti- kushtetues.

“Sonte në mbrëmje Qeveria e PPP dhe e krimit të organizuar rrëmbeu nga familjet e tyre 15 qytetarë.
Numri i arrestimeve dy ditët e fundit shkon në 21 qytetarë të pafajshëm. Kaq shumë shqiptarë të arrestuar. Në dy ditë, për një të drejtë që ua njeh Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, atë të protestës, nuk janë arrestuar as nga juntat ushtarake në botë. Sonte qeveria e Rilindjes ka kthyer Policinë e Shtetit në krah të dhunës ndaj qytetarëve të lirë. Sonte anëtarë të policisë të veshur civilë kanë ushtruar terror tek çdo familje shqiptare me arrestime që na kujtojnë policitë sekrete të diktaturave.

Urrejtja e Edi Ramës ndaj shqiptarëve është i vetmi motiv që e mban në këmbë këtë qeveri. Sonte duhet të ishin në burg Edi, Damiani, Afrimi, “sportelisti” për aferën korruptive të Unazës së Re. Këta që jo vetëm e çuan në 20 milion euro një kilometër rrugë, por patën guximin të falsifikonin edhe dokumentat e tenderit në mënyrën më të pa skrupullt.

Sonte Edi, Damiani dhe shërbëtorët e tyre ngërdheshen, tallen, hargalisen me arrestimet e këtyre qytetarëve, por nesër do të jenë shumë shpejt në bankën e të akuzuarve.

Sonte dhe mbrëmë, qeveria me anë të një ligji antikushtetues, të miratuar në parlamentin monist, ka arrestuar baballarë dhe djem familjesh dhqiptare me halle, që ditën punojnë në mënyrë të ndershme të mbajnë familjet gjallë dhe protestojnë për të mbrojtur në mbrëmje atë që është me e shenjta për çdo njeri me dinjitet, të ardhmen e familjes së tyre.
Dua t’i them çdo kujt që po shkel ligjin, që po kthehet nga polic i shtetit në një anëtar i bandës kriminale të Edi Ramës. Ju jap fjalën që do mbani përgjegjësi deri më një, për këtë dhunë dhe terror që po ushtroni ndaj qytetarëve të Shqipërisë.

Kjo paligjishmëri dhe antikushtetuetshmëri e ligjeve dhe e veprimeve të policisë private të Edi Ramës na e bëjnë akoma më imediate nevojën e Reformës reale në Drejtësi.

Ndërsa armikut të shqiptarëve, Edi Ramës dua t’i kujtoj se me këto veprime prej Tonton Makutesh, nuk mund t’i gjunjëzojë shqiptarët. Paaftësia jote për të qeverisur, makutëria jote për të vjedhur, urrejtja që ke ndaj qytetarëve dinjitarë nuk mund të mbahen me pranga.

Shqiptarët do të të japin shumë shpejt atë që meriton”, u shpreh Kryemadhi.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe 9 protestues janë arrestuar mbrëmjen e kësaj të diele, pasi kanë bllokuar rrugën në të dyja drejtimet e rrugës si dhe nuk i janë bindur thirrjeve të Policisë, ndërsa janë në hetim 5 protestues të tjerë.

Next Post
CDU/CSU pro hapjes së negociatave, Basha: 9 kushtet tregojnë dështimin e qeverisë

Arrestimi i Balliut dhe protestuesve, Basha: Ngjarje si kjo pengojnë negociatat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Satan”, raketa e re e Putinit: 15 koka bërthamore dhe mjet me shpejtësi hipersonike

“Satan”, raketa e re e Putinit: 15 koka bërthamore dhe mjet me shpejtësi hipersonike

May 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 15 Maj 2026

May 14, 2026
Bardhi: Opozita nuk kundërshton integrimin, por qeveria duhet të shmangë propagandën

Bardhi: Opozita nuk kundërshton integrimin, por qeveria duhet të shmangë propagandën

May 14, 2026
Probleme me energjinë, bllokohen për orë të tëra rreth 50 minatorë në Trepçë, 18 ende brenda

Probleme me energjinë, bllokohen për orë të tëra rreth 50 minatorë në Trepçë, 18 ende brenda

May 14, 2026
“U vesha si grua, me paruke e fustan”, Tafani tregon tentativën e vrasjes së Rexhep Ginës

“U vesha si grua, me paruke e fustan”, Tafani tregon tentativën e vrasjes së Rexhep Ginës

May 14, 2026
Një gabim për Tajvanin mund të sjellë konflikt! Me shumë pikëpyetje takimi Xi-Trump

Një gabim për Tajvanin mund të sjellë konflikt! Me shumë pikëpyetje takimi Xi-Trump

May 14, 2026
Dita e Pavarësisë, Peleshi: Trashëgimia e themeluesve, udhërrëfyes për të ardhmen

VIDEO / “Zoti Balla, unë nuk jam Niko”, Peleshi përplaset edhe me socialistët, duartroket opozita

May 14, 2026
“Marrëdhënia jonë me BE më e ngushtë se kurrë”, Hoxha: S’ka ndryshuar qëndrimi për zgjerimin e Unionit

“Marrëdhënia jonë me BE më e ngushtë se kurrë”, Hoxha: S’ka ndryshuar qëndrimi për zgjerimin e Unionit

May 14, 2026
I dënuar me 14 vite burg për trafik kokaine, ekstradohet në Itali 48-vjeçari

Ekstradohet nga Greqia trafikanti i fëmijëve, çfarë ndodhi në vitet 2001-2002

May 14, 2026
“Laertin e mori e ëma dhe i tha ‘gjynah, si e goditën Kleviolin’”, Tafani tregon si iu vendos tritoli Noizyt

“Laertin e mori e ëma dhe i tha ‘gjynah, si e goditën Kleviolin’”, Tafani tregon si iu vendos tritoli Noizyt

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In