• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kryekomunari i Leposaviqit 60 orë i ngujuar: Serbët shkruan emrin e tij mbi kafshë dhe i shëtitën në qytet

by A R
01/06/2023 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Propozimi franko-gjerman që Presidentja Vjosa Osmani mori pasditen e sotme në Moldavi, e që do të ç’tensionote situatën në Veri të Kosovës me zgjedhje të reja lokale në katër komunat me shumicë serbe, ishte temë e diskutimit mes panelistëve në emisionin “Debat” të moderatores Alba Alishani, në A2CNN.

Referuar këtij propozimi, analisti nga Prishtina, Arbnor Sadiku u shpreh se pritshmëritë për zgjidhje janë të ulëta. Kjo sipas tij, për shkak të peshës politike dhe elektorale të papërfillshme që ka Osmani në Kosovë.

Por, ai nënvizoi se mesazhi i dy liderëve kryesorë të Bashkimit Europian do të përcillet më së miri te Albin Kurti, pavarësisht moskoordinimit që u shfaq sot me Kryeministrisë në Prishtinë dhe Presidentes që ndodhej në Moldavi.

“Pritshmëritë kanë qenë të vogla, pasi dihet që Osmani nuk ka autoritet të madh politik në Kosovë, pasi atë e ka kryeministri Kurti dhe VV. Zonja Osmani është si një lloj korrespondente e letrave të kryeministrit Kurtit. Osmani është shfrytëzuar si një kanal komunikimi pasi Kurti ishte refuzues ndaj kërkesave të ndërkombëtarëve. Praktikisht është inkurajues fakti që Presidentja Osmani ka marrë mesazhe të qarta nga Makron dhe Sholz. Ajo do të vijë te Kurti me kërkesa specifike dhe afate kohore se kur mund të shkohet me zgjedhje të reja lokale në komunat në Veri të Kosovës. Ka pasur një jokoordinim të mirë mes Presidencës dhe zyrës së Kryeministrit, në lidhje me takimet që ajo ka zhvilluar atje dhe takimi i Kurtit me ambasadorin e Amerikës”, u shpreh analisti.

Ndërkohë i pyetur nëse do të ketë zgjedhje të reja parlamentare në Kosovë, në varësi të vendimeve që Kurti do të marrë në vijim, Sadiku tha se ato do t’i konvenonin qëllimeve të kryeministrit, pasi do të dilte fitues.

“E para punës nëse vendi shkon në zgjedhje, shkon se për këtë është shumë i interesuar vetë Albin Kurti jo për shkak të opozitës. Së dyti dyshoj shumë se opozita do të mund ta mundë Kurtin në zgjedhjet e ardhshme. E vetmja mënyrë është nëse Kurti do të marrë ndonjë prej këtyre partive në opozitës, pasi i vetëm e ka të pamundur të arrijë 50% i vetëm. E vetmja mënyrë është të krijojë koalicion me këto tre parti politike në opozitë. Së bashku me to më pas të shtyjë përpara çështjet e mbetur pezull. Si zgjedhjet në Veri dhe Asosacioni i komunave me shumicë serbe”, tha Sadiku.

Analisti gjithashtu konstatoi se kryekomunari i Leposaviqit, i dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, Lulzim Ethemi po qëndron i ngujuar në ambientet e komunës prej 60 orësh, pasi bandat e serbëve e mbajnë të rrethuar godinën.

“Për shkaqe të sigurisë kryetari shqiptar i porsazgjedhur në Leposaviq është ngujuar në komunë dhe në një farë forme e ka të pamundur për shkak të rrethimit që i është bërë nga bandat kriminale të veriut. Ka pasur tallje gjatë gjithë ditës ndaj tij duke marrë kafshë dhe shkruar emrin e tij dhe nxjerrë nëpër qytet.  Kjo që ka thënë zyrtari serb ose ish-kryetari i komunës se mund të dali lirisht nga zyra, është e pasaktë pasi bandat serbe atje do të mobilizoheshinh për të sulmuar me të gjithë metodat e mundshme”, nënvizoi ai.

/a.r

Next Post
Tre ditë pas zgjedhjeve, Rama citon Joe Biden: Demokracia nuk mund të mbijetojë kur…

Rama: Serbët të kthehen në institucione, Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In