• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Kryehetuesi i komunizmit tregon përse donin ta arrestonin gjyshin e Edi Ramës

by A R
06/07/2022 00:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në studion e Opinion në Tv Klan, (ish) kryehetuesi i komunizmit Qemal Lame u pyet nga Blendi Fevziu për një nga kërkesat për arrestim, atë të gjyshit të Edi Ramës. Ai tregon se edhe pse në një moshë të thyer, 82-vjeçare, ai nuk shpëtoi nga Sigurimi i Shtetit me kallëzime për agjitacion dhe propagandë duke shtuar dhe argumentin se ai ishte shoferi i Mbretit Zog. Lame shtoi se këto ishin provokime që vinin nga vetë bashkëpunëtorët e Sigurimit duke i cilësuar si një veprimtari e rëndë në të cilën kundërshtoi 2 herë ta ndiqte dhe të kryente arrestimin e tij pa patur prova që i kërkoi, por nuk i erdhën.

Blendi Fevziu: Ju thoni që iu është kërkuar arrestimi i babait të Kristaq Ramës, ose gjyshit të Edi Ramës, i cili ishte dhe një pensionist në moshë shumë të thyer.

Qemal Lame: Ishte 82 vjeç.

Blendi Fevziu: Përse kërkohej arrestimi i tij?

Qemal Lame: Unë nuk e dija që ishte babai i Kristaq Ramës, ndërsa për Edin, ishte mosha sa kishte mbaruar si student, ishte pedagog. Ai kërkohej që të arrestohej për agjitacion dhe propagandë. Më kanë sjellë materialet denoncuese, kallëzimet…drejtor i Sigurimit të shtetit edhe më tha, ai është person i rrrezikshëm dhe duhet arrestuar.

Blendi Fevziu: Po pse ishte argumenti, çfarë bënte ai që ishte i rrezikshëm?

Qemal Lame: Ai kishte folur kundër partisë, kundër pushtetit, por ishin gjëra të përgjithshme, nuk ishte dakort me vijën e partisë, me reformat që bëhej e ishte periudha e problemeve dhe ishin vështirësitë e rënda ekonomike, por nuk kishte asnjë aktivitet nga ato që lexova unë dhe kuptova që këto kallëzime, ishin bashkëpuntorët që i kishin dhënë dhe ishin marrë si dëshmitarë. Kjo ka qenë një veprimtari shumë e rëndë.

Blendi Fevziu: Pra bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit të provokonin dhe pastaj kur ti flisje me ta, ta sillnin si provë…

Qemal Lame: Dilnin si dëshmitarë, kjo ka qenë një nga ato akuzat e rënda të Sigurimit të Shtetit.

Blendi Fevziu: Ju thoni që s’kishte as aktivitet asgjë thjesht do ta plasnin brenda kot?

Qemal Lame: Pastaj thashë unë, si mund të arrestohet kot një 82-vjeçar? Shikoni në rast se ka ndonjë veprimtari konkrete do të jetë mirë, se të arrestojmë një 82-vjeçar edhe në opinionin publik nuk bën përshtypje?

Blendi Fevziu: Dhe cila ishte përgjigja?

Qemal Lame: Ndërkohë ishte periudha unë sa isha kthyer nga Tropoja, atje ishte dënuar një arsimtare për agjitacion propagandë, në një fshat të Tropojës, kisha vajtur me porosi nga Enveri që ta rehabilitoja atë në popull. U mblodh populli atje dhe i kam sqaruar që ky është një gabim që është bërë dhe pati efekt tek ajo. Neve po diferencojmë njerëzit që kanë pasur aktivitet me të drejtë i thashë se nuk kanë qenë veprimtari të rënda, të merremi me një 82-vjeçar… Fola më sinqeritet dhe në intimitet. Mbas asaj më vjen pas 2 muajsh për të dytën herë propozimi, edhe ideja që ky është personi duhej arrestuar, sepse ka qenë shofer i Zogut…

Blendi Fevziu: Ai shofer i Zogut kishte qenë 40 vjet përpara.

Qemal Lame: 40 vjet përpara, por mendojmë se ka aktivitet konkret dhe lidhej edhe me komplotin me Xhevdet Mustafën që kishte ardhur krijohej një legjendë e tërë. I thashë, në rast se keni prova mi sillni, nuk kishte asnjë dhe e ktheva.

/a.r

Next Post
I nxehti afrikan ‘djeg’ Shqipërinë/ Meteorologu: Të premten do të ketë një ndryshim drastik, priten reshje të dendura shiu

Temperaturat përvëluese pushtojnë Shqipërinë, parashikimi i motit për sot

Comments 2

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    qemal lame nji mashtrues,kriminel qe i ka sherbyer dulles e partise me besnikri,ktopytjet qe bene fevziu,dhe pergjigjet qe jepe ky ndytsire jane lloqe kavajet.

    Reply
  2. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Pse kryhetusi nuk flet per masakrat qe jane kryer me urdherin e tije kunder te burgosurve ,nji genocid i vertete,po merret me lloqe kavajet per gjyshin e edvin narkomanit.Ky nuke eshte gje tjeter vecse nji prej ndytsirave me te mella,te asaj kohe te tmerreshme,qe terrorizuan shqiptarte.Ky dhe tjerte si ky duhet te ishin ne burg te perjetshem,dhe tu beheshin torturat me te tmerreshme,ta kuptonin se cfare kane bere.Fale pasardhesve te tyre qe sot mbajne pushtetin pa drejtesisht,kta kriminel sot kaperdisen ne televizioonet e tyre komuniste pa ju bere syri terrte prej askujte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

March 2, 2026
Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

Irani sulmon me raketa zyrën e Netanyahut, reagon Izraeli: U përdorën raketa Kheibar

March 2, 2026
Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

March 2, 2026
“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

March 2, 2026
“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

March 2, 2026
Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

March 2, 2026
Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

March 2, 2026
Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

March 2, 2026
SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

March 2, 2026
Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë  në Shqipëri

Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në Shqipëri

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In