• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryediplomati çek kundër presidentit: Praga s’ka arsye për ta anuluar njohjen e Kosovës

by Java News
17/09/2019 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krerët e institucioneve të Republikës së Çekisë do të mblidhen në tetor për të diskutuar rreth politikës së jashtme të shtetit. Një nga çështjet që do të jetë temë diskutimi, do të jetë edhe nisma e presidentit çek, Millosh Zeman, për të shqyrtuar tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Kosovës. Megjithatë kryediplomati çek, Tomas Petriçek, nuk e ka pritur fare takimin e muajit tetor për të treguar se nuk ka kurrfarë  arsye që Republika e Çekisë të tërheq njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Askush në Republikën e Çekisë nuk pajtohet me nismën e presidentit Millosh Zeman për të shqyrtuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Përveç kryeministrit, Andrej Babish, se nuk ka nevojë të rishqyrtohet pozicioni i Çekisë karshi Kosovës e thotë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Toma Petriçek.

“Ne e kemi njohur Kosovën ‘de jure’”, thotë prerë Petriçek.

Petriçek ka thënë sot se nuk sheh kurrfarë arsye që shteti i tij të tërheq njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Politika e jashtme e Çekisë duhet të jetë e rrjedhshme dhe e qartë” është shprehur tutje ministri çek, shkruan lidovky.cz, transmeton Gazeta Express.

Tutje ai ka thënë se është i gatshëm që të bisedojë me kryeministrin dhe zyrtarët tjerë shtetërorë për këtë çështje.

“Jam i gatshëm që të diskutojë për këtë çështje me kryeministrin dhe zyrtarët tjerë, dhe do të propozojë argumentet e mia” , ka shtuar tutje ai.

Nismën për të diskutuar mundësitë për tërheqjen e njohjes për Kosovën e ka marrë presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, gjatë qëndrimit të tij në Beograd.

Ndërkohë edhe përkundër faktit që i ka pëlqyer qëndrimi i Zeman për Kosovën, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka shprehur rezervat e tij se mund të ndodh ndonjë tërheqje e njohjes.

Gjatë muajit tetor pritet që të mbahet një takim i gjithë zyrtarëve shtetërorë të Çekisë ku do të diskutohet për koordinimin e politikës së jashtme, ndërkohë pritet që temë diskutimi të jetë edhe çështja e Kosovës.

g.kosovari

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor, e Mërkurë 18 Shtator 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Çfarë nuk u tha nga takimi me PPP në selinë e PD?

February 26, 2026
Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

February 26, 2026
Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

February 26, 2026
Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

February 26, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Kjo, si nata kur helikopteri priste në stadium

February 26, 2026
I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

February 26, 2026
Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re

Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re

February 26, 2026
Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

February 26, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Ambasadori i OSBE: 70% e rrjeteve kriminale në Shqipëri rekrutojnë të miturit përmes rrjeteve sociale

February 26, 2026

Cilin politikan simpatizojnë më shumë shqiptarët?

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In