• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku Veliaj priti në takim senatorin italian, Luciano D’Alfonso

by Java News
29/09/2018 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Senatorin italian, Luciano D’Alfonso, i cili më parë ka ushtruar detyrën e Presidentit të Rajonit të Abruzos dhe atë të kryetarit të Bashkisë së Peskarës, ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh.

Temë kryesore e bisedës mes kryebashkiakut Veliaj dhe Senatorit D’Alfonso ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, nxitja e investimeve italiane në Shqipëri, si dhe shkëmbimi i eksperiencave më të mira mes dy vendeve në fusha të ndryshme.

Senatori Luciano D’Alfonso vlerësoi ndryshimet që ka pësuar Tirana dhe theksoi se kryebashkiaku Veliaj përfaqëson një pikë referimi jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare për qeverisjen e mirë. “Jam shumë i kënaqur që gjendem sërish në qytetin e Tiranës, për t’u përshëndetur me kryebashkiakun e Tiranës, i cili për mua përfaqëson një pikë referimi jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare për qeverisjen e mirë”, tha D’Alfonso.

Ai vlerësoi përparimin që po bën kryeqyteti shqiptar në përmirësimin e infrastrukturës dhe të cilësisë së jetës së qytetarëve. “Njihem me hapat e mrekullueshëm që janë bërë nga pikëpamja e cilësisë së jetesës, për ambicien e strukturimit si një qytet funksional”, tha senatori D’Alfonso.

Sipas tij, në Tiranë ekziston një klimë më e mirë e të bërit biznes dhe qyteti ka aftësi për të thithur investimet e huaja, të cilat gjejnë terren të favorshëm për të ushtruar veprimtarinë e tyre ekonomike. “Në Tiranë gjen shumë mirë edhe projekte investimi nga sipërmarrës italianë. E gjithë kjo i shkon si meritë atij që sot është në qeverinë qendrore, Edi Ramës, por shkon edhe si meritë e atij që është në qeverisjen lokale. Shoh se ju keni kapacitetin për identifikimin e pritshmërive të qytetarëve, të sipërmarrësve dhe keni ndërtuar një qytet që ecën me shpejtësinë e Europën”, nënvizoi senatori D’Alfonso.

Kryebashkiaku Veliaj bëri një paraqitje të transformimit të Tiranës, duke u ndalur në mënyrë të veçantë te punët dhe zhvillimi që ka pësuar kryeqyteti shqiptar në vitet e fundit. Ai vlerësoi marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë mes vendeve dhe u shpreh optimist për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit e të rritjes së numrit të investitorëve të huaj. “Është një moment special për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë. Qeveritë ndërrojnë, por njerëzit mbeten, dhe raporti që kemi mes njerëzve është një raport i jashtëzakonshëm, ndaj mezi pres gjithashtu që investimet Abruceze në Tiranë apo në Shqipëri, ato që janë biseduar edhe me kryeministrin edhe me Bashkinë, të mund të ecin përoara. Sot sipërmarrësit nuk duhen anatemuar, sipërmarrësit janë për t’u përqafuar, nuk mund të bëjmë politikë nëse nuk ka sipërmarrës që punësojnë njerëz, që eksperimentojnë në fusha të reja dhe që në fund i zhvillojnë të dyja kombet, si këndej, si andej Adriatikut”, deklaroi Veliaj.

Duke vlerësuar kontributin pozitiv që Luciano D’Alfonso ka luajtur në të kaluarën, si President i Rajonit të Abruzo-s dhe atë të Kryetarit të Bashkisë së Peskarës, Veliaj shprehu besimin se kjo urë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë do të forcohet akoma më shumë në nivelin qendror. “Falenderoj Presidentin e Abruzos për bashkëpunimin që kishim gjatë kohës që ai ka qenë President i Abruzos më parë, dhe me Edi Ramën kur ka qenë kryetar i Bashkisë së Peskaras, por tani që është në Senatin italian, shpresoj që kjo urë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë do të forcohet akoma më shumë tani në nivelin qendror. Mezi pres që kjo marrëdhënie të shkojë më larg dhe më gjatë”, nënvizoi Veliaj.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Korçë, disa militantë të PD protestojnë, deputeti Balliu sherr me policin: Duam të rrëzojmë Ramën!

VIDEO/ Korçë, disa militantë të PD protestojnë, deputeti Balliu sherr me policin: Duam të rrëzojmë Ramën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In