• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku Veliaj pret në takim homologun e tij maqedonas, Petre Shilegov

by Java News
21/02/2019 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim homologun e tij, kryebashkiakun e Shkupit, Petre Shilegov, me të cilin diskutoi mbi forcimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimin e eksperiencave pozitive për qytetarët e të dy qyteteve. Në shenjë miqësie, Veliaj i dorëzoi homologut maqedonas “Kullën e Sahatit”.

Pas takimit, Veliaj tha se Tirana dhe Shkupi kanë potencial për të ecur së bashku dhe për të mësuar nga modelet e suksesshme prej njëri-tjetrit. “Jam shumë i lumtur që si Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut, po ecim bashkë në rrugën e integrimit në BE dhe në NATO. Besoj se edhe qytetet tona, Tirana dhe Shkupi mund të ecin bashkë dhe besoj se ka shumë gjëra për të mësuar”, tha Veliaj, teksa bëri me dije edhe disa nga fushat konkrete të bashkëpunimit mes dy qyteteve.

Homologu i tij maqedonas, Petre Shilegov vlerësoi transformimin e pandalshëm të Tiranës dhe shprehu mbështetjen për të çuar përpara bashkëpunimin me kryebashkiakun Veliaj edhe në mandatin e dytë. “Është kënaqësi të jem sërish këtu në Tiranë, së bashku me mikun tim, dhe për ta përgëzuar atë për ndryshimet e qytetit vitin e fundit, si edhe për t’ju mbështetur për zgjedhjet vendore që janë këtë vit, për të cilat unë jam i bindur që ju do të fitoni. Jemi sot këtu për të ndarë eksperiencat tona, atë çfarë ju keni këtu dhe atë çfarë ne kemi në Shkup, e cila është një mundësi e mirë për mua që të shkëmbyer së bashku eksperiencat. Doja t’ju përgëzoja për punën e shkëlqyer që jeni duke bërë”, tha Shilegov.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se Shkupi dhe Tirana janë histori suksesi të skuadrave që punojnë dhe shprehu bindjen se ky është fillimi i një miqësie të gjatë mes dy qyteteve. “Ne mund të kemi opinione të ndryshme, mund të kemi bindje të ndryshme, fe të ndryshme, etni të ndryshme, ama kur punojmë për gjërat që na bashkojnë, mund të prodhojmë histori suksesi si Shkupi dhe Tirana. Jam i bindur se ky është fillimi i një miqësie të gjatë mes dy qyteteve”, deklaroi ai.

Mandej, Veliaj përgëzoi edhe skuadrën multietnike të Bashkisë së Shkupit, e cila përfaqëson edhe realitetin e ri të një qyteti perëndimor. Ai theksoi se pavarësisht një vale populizmi kudo në Europë, historia e bashkëjetesës, e harmonisë dhe e njerëzve që punojnë bashkë është ende një histori fituese. “Jam shumë i lumtur që takova edhe skuadrën, një skuadër mikse, një skuadër multietnike, e cila përfaqëson realitetin e Shkupit modern dhe perëndimor. Ashtu siç tha Petre, që sot në një valë populizmi kudo në Europë, historia e bashkëjetesës, e harmonisë, e njerëzve që punojnë bashkë është ende një histori fituese. Ka sot shumë rryma, jo vetëm në Europë, por edhe në Maqedoni, edhe në Shqipëri, ka ende kufoma të të kaluarave tona të hidhura të cilët mundohen të rrinë gjallë dhe të fusin përçarje, të na kujtojnë për gjërat që na ndajnë, jo për gjërat që na bashkojnë”, deklaroi ai.

Takimi i sotëm do të pasohet me një vizitë të rëndësishme në fillim të Marsit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në Shkup.

/a.meta

Next Post
FOTOT/ Post-protesta, nga Grida te Monika, Basha dhe Dash Shehi

VIDEO/ Protesta sot, përgjigjen qytetarët: Berisha na linte të punonim në të zezë, Rama jo!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In