• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku Veliaj: Për strehimin, Bashkia e Tiranës do të japë 1 milion USD kredi të buta

by Java News
11/02/2017 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pas 4 vitesh bllokim, Bashkia e Tiranës do të shpenzojë 1 milion dollarë për kreditë e buta, që do të shpërndahen pranverën e këtij viti. Bëhet fjalë për të parën nga 61 bashkitë që do ta implementojë projektin për zbutjen e kredive, që për herë të parë është kompetencë e pushtetit lokal e jo më e atij qëndror.

“Do ta bëjmë me një sistem pikëzimi, ku pikët variojnë nga aftësia që ke për të paguar, nga nevoja për të zbutur kredinë, deri tek numri i fëmijëve që ke.

Do të marrim indeksin e INSTAT dhe do ta azhornojmë”, sqaron kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke folur për Top Channel.

Por, sipas Veliajt, ky nuk është një investim që ndihmon vetëm familjet në nevojë.

“Ne kemi kalkuluar që për 1 milion dollarë që bashkia investon në këtë skemë, bankat çlirojnë 40-50 milionë dollarë. Të hedhim 40 ose 50 milionë dollarë në ekonominë e Tiranës në vitin 2017 është sa dy herë gjithë investimet publike të bashkisë të marra së bashku”, nënvizon Veliaj.

Kreditë e buta janë vetëm një nga alternativat e strehimit që ofron Bashkia e Tiranës.

Për disa kategori ka mundësi të tjera.

“Ne kemi një ofertë sociale të strehimit që varion nga ata që s’kanë asnjë të ardhur e që janë në situatë rruge, për të cilët kemi qendrat tona të emergjencës, si qendra në Tufinë që është një pikë strehimi afatgjatë, nga 1 deri në 2 vjet. Ndërkohë, për një kategori që është më lartë në nivel ekonomik kemi atë alternativë që njihet si “bonusi i qerasë”. Nuk ia paguajmë të gjithën, por ia komplementojmë me një kuotë të caktuar”, thotë Veliaj.

Kategoritë prioritare janë veçanërisht familjet e reja dhe me fëmijë, ndërsa në total do të përfitojnë 1 mijë deri në 2.500 familje. Sistemi do të zbatohet rigorozisht dhe abuzuesit do të ndiqen penalisht.

Next Post
NOSTALGJI/ Silvana Braçe përkufizon dashurinë, pse s’kthehet më në TV dhe roli tek ‘Drejt Fundit’

NOSTALGJI/ Silvana Braçe përkufizon dashurinë, pse s'kthehet më në TV dhe roli tek 'Drejt Fundit'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 15, 2026
Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 16 Mars 2026

March 15, 2026
Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

March 15, 2026
Lufta me Rusinë, Kina premton 791 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ibrahimaj: Tregu i karburanteve në monitorim ditor, nuk ka problem me furnizimin

March 15, 2026
Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

March 15, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Çupi: Berisha çon Bykykbashin në Vlorë, një nga personat më të përshtatshëm për shantazh

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In