• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku Veliaj: Parkimi në Tiranë jo më me bileta, por përmes sms-ve

by Java News
30/01/2017 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
“Në Tiranë nuk do të ketë më pagesa të parkingut me biletë, por çdokush përmes një SMS-je me telefon mund të paguajë parkimin e automjetit të tij’. Kështu u shpreh këtë të hënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh se nga java e ardhshme do të nisë një projekt pilot për pagesën e parkingut përmes celularit.

“Nga java tjetër do pilotojmë sistemin e pagesës së parkingut jo më me biletë, por përmes celularit. Verifikimi nga policia bashkiake do ndodhë vetëm me pajisje elektronike. Çdo gjë do të lerë gjurmë në sistem dhe do të jetë një nga lehtësitë e qytetarëve për të parkuar. Fillojmë pilotimin nga java tjetër. Mjafton një SMS apo një aplikacion për të paguar parkimin në Tiranë, pa e ndryshuar fare tarifën. S’do ketë më blerje të biletave me para cash. Ky projekt ka filluar që kur Edi Rama ishte kryetar bashkie. Të jetë edhe Tirana njësoj si Zagrebi, njësoj si Shkupi“, u shpreh Veliaj.

Deklaratat e tij Veliaj i bëri gjatë analizës vjetore të Policisë Bashkiake. Ai vlerësoi rolin e kësaj strukture të Bashkisë së Tiranës në menaxhimin e punës së bashkisë dhe përballimin e emergjencave.

“Gjatë motit të acartë Policia Bashkiake ishte në gatishmëri. Ishte kjo policia Bashkiake përballoi me sukses emergjencën e motit. Ndihmoi të moshuar, fëmijë etj.

Sot ka një terminal të përkohshëm për autobusët e juglindjes në afërsi të “Qytetit Studenti” dhe atyre të jugut dhe veriut, në perëndim të qytetit të Tiranës.

Koha kur njerëzit futeshin si bagëti ka përfunduar. Ne po investojmë për korsitë e emergjencës, si në rrugën “Dritan Hoxha” dhe rrugët e tjera sot nuk kalohet më makinë.

Sot është më e këndshme të ecësh në Tiranë, është më e pastër, ka më shumë hapësira publike.

E kemi harruar se ccfarë ndodhi me këndin e lodrave. Policia bashkiake paarmatosur mbrojti këndin e lojërave nga deputetë me pistoleta. E kemi harruar se më ccfarë sakrificie u ndërtua këndi i parë i lodrave. Dhe në fakt, shumë mirë që është harruar se Tirana është bërë një vend normal. Të harruara qofshin.

Policia bashkiake merret me shkelje administrative. Dhe në jetën e përditshme ka më shumë shkelje administrative nga qytetarët. Roli i policit të bashkisë është më i rëndësishmi. Fakti që 50 njerëz çdo ditë vijnë në Tiranë dhe çdo ditë shtohet një pallat, duhet të vendosim një paqe sociale në komunitet. Kemi pasur një trasformim edhe teknologjik, kemi pasur një flotë të dërrmuar, sot kemi një flotë të re, kemi një sistem elektronik të komunikimit”, u shpreh Veliaj.

ma.me
Next Post
STUDIMI/ Përse femrat bien në dashuri me “djemtë e këqinj”

STUDIMI/ Përse femrat bien në dashuri me “djemtë e këqinj”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

October 22, 2026
Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

October 22, 2026
Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

October 22, 2026
Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

October 22, 2026
Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

October 22, 2026
Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In