• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kryebashkiaku Veliaj: Do t’i ndihmojmë ne, të 35 mijë të moshuarit që jetojnë të vetëm

by Java News
29/03/2020 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj duke folur për “News 24” në lidhje me ndihmën që bashkia pritet t’ju japë pensionistëve, deklaroi se në kryeqytet janë 35 mijë të moshuar që jetojnë vetëm.

Veliaj tha se bashkia ka në fokus të vecantë ndihmën ndaj kësaj kategorie, që mund të preket më tepër nga koronavirusi.

“Në këto javët e para procesi ka qenë i drejpërdrejtë. Kemi listat e të gjithë personave e ndihmë financiare. Kemi listat  e të moshuarve. Kemi 35 mijë të moshuar në Tiranë që jetojnë vetëm. Në disa raste kjo është fiktive. Dikush e ndan kurorën që të marë një ndihmë ekonomie, apo bonus qiraje. Numri është i madh.

Për ata që janë pensionist të vetmuar, numri ynë falas është një alternative për të njoftuar. Ose aplikacioni ‘Tirana ime’. Është e rëndësishme që mos të abuzojmë. Ky nuk është një moment që të hapet thesi, por një moment solidariteti. Do të thotë se duhet të na ndihmojnë ata që duan. Përshembull fqinjët. Për dikë që është brenda Tiranës, ju lutem shumë, duhet të merreni me njërëzit tuaj”, tha ai.

Erion Veliaj theksoi se duhet që në këto momente të ndihmohen ata që janë më shumë në nevojë.

“Sot pensionistët janë një shtresë vunerable. Duhen ndihmuar edhe romët. Por, nuk mund të përfitohet thjesht nga fakti se iu takon këtyre shtresave shoqërore. Sot kemi nevojë, sepse jemi në ditë të vështira. Nëse ka njerëz që duan të ndihmojnë, sot na duhen. Nëse kemi ndihmë nga të gjithë, unë jam i bindur se do ia dalim mbarë. E kemi detyrim ndaj prindërve dhe pensionistëve”, u shpreh Veliaj.

Më tej, Veliaj deklaroi se masat do të vazhdojnë, për sa kohë që do të vijojë kjo luftë.

“Ka të moshuar që kanë pension të mirë. Por, ka edhe nga ata që nuk janë në kushte të mira ekonomike. Ne japim ushqime të shportës si oriz, vezë, nisheshte, shportë tipike që shpenzon një familje për dy javë. Kjo është skema e solidaritetit. Por thashë, sado që jemi një bashki e fortë, kemi sot 1 milionë banorë dhe duhet që të ndihmojmë. Ju lutem, mos u tallni me internetin. Duhet ta fitojmë këtë betejë. Nëse mundeni bëjeni, nëse nuk mundeni, ju lutem mos keqpërdorni. Ne do të vazhdojmë për sa kohë do të vazhdojë lufta”, vijoi Veliaj.

Po ashtu, Veliaj informoi se në këtë moment është koha e masave, pasi më vonë do ketë kohë për të luajtur dhe shijuar jetën.

 

Kjo gjë nuk mund të kuptohet me arrestime, se do të ishte tmerr. Por, më mirë mërzitemi pak sot,, sesa të jetë më rëndë nesër. Ka tregje ku gjërat funksionojnë shumë mirë, por ka edhe tregje që shkojnë gjërat ku thërret qameti. Kjo bëhet me vullnet të mirë. Do kemi kohë për domino dhe për shah, por në këtë moment duhet të qëndrojmë në arrest shtëpie, për të mirën tonë.

Kemi dizinfektuar qytetin. Jemi përgatitur edhe për 3 muajt e ardhshëm. Qytetarët duhet që të kujdesen për higjenën e tyre personale. Kryeministri është i interesuar që gjërat të shkojnë sa më mirë. Edhe dërgimi i mjekëve në Itali është një tregues se edhe pse jemi shtet i vogël, ne nuk harrojmë ndihmën që na kanë dikur. Ekonomia do lëvizë, por festat do të vijnë prapë, e mira do të vijë sigurisht”, tha ai.

Për Veliajn, Tirana nuk ka situatë dramatike ekonomike dhe uron të mos  ketë një gjë të tillë.

“Kemi shtyrë pagesën e taksave, kemi bërë disa gjëra. Nuk kemi situatë dramatike ekonomike në Tiranë. Sot paguajnë faturat e dritave shumica. Ne nuk duam kolaps ekonomik. Për sa i përket rimëkëmbjen ekonomike, ne kemi marrë masat besoj të duhura. Kur të kalojë kjo flamë, do të gjejmë mënyra për të rimëkëmbur qytetin. Taksa për bizneset e vogla është zero, ëhstë hequr me kohë. Ne kemi pasur në vëmendje edhe të prekurit nga tërmeti. Ata që janë në arrest shtëpie ta themi, duhet që ta mendojnë si jetojnë njerëzit në një cadër. Në vjeshtë do nisë rregullimi i shtëpive. Bonusi i qirasë do të vazhdojë”, tha kryebashkiaku.

Sa i takon biznesit të vogël, Veliaj deklaroi se qeveria do japë rrogë për dy persona në familje, ndërsa shtoi se biznesi i madh duhet të bëjë më shumë sakrifica këto kohë.

“Një lajm i mirë që na erdhi këtë javë, ishte se qeveria do të japë rrogë për kryefamiljarët, për burrë e grua apo baba e bir, a baba e bijë etj. Pagesë do ketë për dy familjarët e përfshirë në biznesin familjar. Kryeministri , qeveria, ka vënë në dispozicion një shumë goxha, e cila do të ndihmojë biznesin e vogël. Sa i takon biznesin te madh, ai duhet që të bëjë këtë sakrificë, sepse edhe në Luftën e Dytë Botërore  nuk punonin.

 

Duhen raste solidariteti në këtë moment. Në rast se themi shteti, shteti, shteti, shteti jemi ne, shteti jemi të gjithë. Në 30 vjet ka pasur një moto të biznesit të madh, fitim, fitim, fitim, por duhet që të bëjmë këtë sakrificë”, tha ai.

 

Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi se këta ditë i kanë bërë mirë Tiranës, pasi makinat janë vrasëse të jetëve njerëzore.

 

“Nuk kemi marrë vendim për këtë, por përgjigja apriori është se edhe ata njerëz dhe mund të marrë infeksione. Në momentin që infeksioni do të mbyllet, do të rishqyrtojmë situatën. Jemi herët për të caktuar ditën kur të fillojmë me punët publike. Para jetës nuk vihen ndërtimet. Makinat janë vrasëset më të mëdha në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

Next Post
E vërteta e hidhur/ “Nëse shtypi kinez do ishte i lirë, Covid mund të mos ishte pandemi”

E vërteta e hidhur/ “Nëse shtypi kinez do ishte i lirë, Covid mund të mos ishte pandemi”

Comments 1

  1. Fatmiri says:
    6 years ago

    O Lali mos bej politike. M J A FT! S T O P ! GUXO TE NJOHESH DHE SHERBESH REALISHT DHE JO TE GOLÇOSH SI MITOMAN MEDIASH!

    Reply

Leave a Reply to Fatmiri Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Kënga e Sprasme e Saljanjit

February 4, 2026
Moti i keq ‘paralizon’ tragetet në Durrës, ja kur do të realizohet nisja nga Durrësi drejt Barit

Moti i keq ‘paralizon’ tragetet në Durrës, ja kur do të realizohet nisja nga Durrësi drejt Barit

February 4, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Lëkundje tërmeti në Korçë, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

February 4, 2026

Beteja e Edi Ramës me drejtësinë nuk ka nevojë për spektakël, por për reforma

February 4, 2026
Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

February 4, 2026
Sherr masiv pranë Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv pranë Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

February 4, 2026
I preu rrugën me makinë ish-gruas dhe i theu xhamin e makinës, policia vë në pranga 48-vjeçarin nga Laçi

I preu rrugën me makinë ish-gruas dhe i theu xhamin e makinës, policia vë në pranga 48-vjeçarin nga Laçi

February 4, 2026
Kuvendi ushtron rol kushtetues, jo ndërhyrës ndaj institucioneve të pavarura

Kuvendi ushtron rol kushtetues, jo ndërhyrës ndaj institucioneve të pavarura

February 4, 2026
Detaje plagosja me thikë në Korçë/ Dyshohet se i plagosuri i vodhi banesën të riut dy vite më parë! Si nisi sherri

Detaje plagosja me thikë në Korçë/ Dyshohet se i plagosuri i vodhi banesën të riut dy vite më parë! Si nisi sherri

February 4, 2026
Mbështetje ndaj luftëtarëve të UÇK-së, PDK aktivizon degët për marshimin qytetar të 17 shkurtit

Mbështetje ndaj luftëtarëve të UÇK-së, PDK aktivizon degët për marshimin qytetar të 17 shkurtit

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In