• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku Rama merr masa/ Prishtina bëhet gati për “Sunny Hill”, zbulohet vendi ku do të zhvillohet festivali

by Java News
02/07/2022 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Festivali i muzikës Sunny Hill pritet të mbahet në fillim të muajit gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë. Për vendin ku do të zhvillohet festivali, që deri më tani nuk dihej, ka njoftuar të shtunën kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Ai tha se janë siguruar lejet e nevojshme për mbajtjen e festivalit në këtë park më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

“Për shkak të kufizimeve të hapësirës në parkun e Gërmisë, Sunny Hill Festival këtë vit do të ketë kapacitet të kufizuar të pjesëmarrësve, përkundër potencialit dhe nevojave në rritje që i ka festivali”, shkroi Rama në Facebook.

Ai ka shtuar se Sunny Hill Festival është zotuar se e gjithë hapësira e parkut që do të merret në shfrytëzim do të përdoret me kujdes të shtuar, dhe se pastrimi dhe rigjenerimi i parkut “do të bëhet në afat rekord, edhe me investimet e nevojshme nga ana e Sunny Hill Festival”.

Informacioni mbi vendin e festivalit vjen disa ditë pasi u bë e ditur se festivali do të mbahet përfundimisht në Prishtinë, pas një vendimi fillestar që festivali të largohej nga Kosova. Më 14 qershor, themeluesi dhe organizatori i këtij festivali, Dukagjin Lipa, pati bërë të ditur që Sunny Hill do të zhvendoset në Tiranë, “për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin”.

Palët kanë qenë në diskutim të dhënies në shfrytëzim të një parcele prej 17 hektarësh për 99 vite në fshatin Bërnicë e Poshtme. Mirëpo sipas deklaratës së 20 qershorit, palët kanë shprehur gatishmëri “që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme”.

Aty po ashtu është bërë e ditur që një edicion i veçantë me këngëtarë tjerë do të mbahet në Tiranë më 26,27 dhe 28 gusht. Festivali është themeluar nga Fondacioni Sunny Hill, i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa dhe edicioni i parë është mbajtur më 2018. Edicioni i vitit 2020 ishte anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit./m.j

Next Post
“Kam frikë”/ Frrok Çupi paralajmëron Metën e Berishën dhe tregon se çfarë se mund të ndodhë në 7 e 24 korrik: Biden iu dërgoi mesazh!

“Kam frikë”/ Frrok Çupi paralajmëron Metën e Berishën dhe tregon se çfarë se mund të ndodhë në 7 e 24 korrik: Biden iu dërgoi mesazh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha takon ambasadorët e BE-së: Liritë demokratike e shteti i së drejtës, në themel të rrugës europiane të Shqipërisë

Hoxha takon ambasadorët e BE-së: Liritë demokratike e shteti i së drejtës, në themel të rrugës europiane të Shqipërisë

October 26, 2026
SpaceX lidh marrëveshje financiare prej 40 miliardë dollarësh për blerjen e çipave të inteligjencës artificiale

SpaceX lidh marrëveshje financiare prej 40 miliardë dollarësh për blerjen e çipave të inteligjencës artificiale

October 26, 2026
VIDEO: “Merrni shembull nga Parisi!”/ Një ‘mesazh’ për policinë dhe ‘dhunën’ në protestat e Tiranës

VIDEO: “Merrni shembull nga Parisi!”/ Një ‘mesazh’ për policinë dhe ‘dhunën’ në protestat e Tiranës

October 26, 2026
Të huaj të përfshirë në protestat në Tiranë, Nura ngre alarmin: Ka një skenar të organizuar, të zbulohet kush qëndron pas tyre

Të huaj të përfshirë në protestat në Tiranë, Nura ngre alarmin: Ka një skenar të organizuar, të zbulohet kush qëndron pas tyre

October 26, 2026
Studentët rrëzojnë Vuçiçin, por jo qëndrimin ndaj Kosovës: “Është pjesë e Serbisë, këtë nuk e ndryshojmë!”

Studentët rrëzojnë Vuçiçin, por jo qëndrimin ndaj Kosovës: “Është pjesë e Serbisë, këtë nuk e ndryshojmë!”

October 26, 2026
Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Aksident në Lezhë, 16-vjeçari humb kontrollin e ciklomotorit dhe dërgohet te Trauma

October 26, 2026
Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

October 26, 2026
Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

October 26, 2026
Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

October 26, 2026
Luksi në turizmin tonë duhet të jetë si “bukë, kripë e zemër” për të gjithë…

Çfarë kemi brenda, shohim jashtë? Dhe një histori nga Lindja e Largët…

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In