• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kryebashkiaku që shiti…ajër

by
11/05/2015 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi*

Kreu i bashkisë së Tiranës dhe njëherësh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ja ka dalë edhe një herë t’i bëjë banorët e kryeqytetit që të “pickojnë” veten. I ulur në një sfond sugjestiv dritash dhe pemësh, në lulishten përballë Muzeut Kombëtar, ai është përpjekur të justifikojë përballë Blendi Fevziut, bilancin e mandatit katërvjeçar në krye të qytetit. i prerë dhe nervoz ndaj pyetjeve të gazetarit, Basha ka ardhur në studion e hapur të Fevziut i “armatosur” me shumë teknologji, me vizatime, projekte në 3D dhe skica gjithfarësh, por me pak rezultate konkrete. Nga parkingjet tek punësimi, nga trami famshëm tek tregjet kaotike, nga gropat e rrugëve tek karta studentore, Lulzm Basha është përpjekur të mbrojë bilancin e punës së tij, paragjykuar, më shumë sesa duke ju përgjigjur pyetjeve.

Teksa dëgjon kreun e bashkisë së Tiranës, bindesh se ai e ka harxhuar të gjithë kohën në dispozicion për të përgatitur letra, për të hedhur në kompjuter imazhe rrugësh e stacionash multimodalë. Një realitet dixhital të cilin sot përpiqet t’ja shesë për realitet të prekshëm, 700 tiranasve që vuajnë trafikun e rëndë, ajrin e ndotur dhe cilësinë e keqe të jetës në qytetin e tyre kaotik. Pamë një kryetar që në vend të arritjeve konkrete, u përpoq të shiste…ajër!

Formula magjike “e bllokoi Rama”, u dëgjua deri në mërzi gjatë intervistës së Lulzim Bashës. Është një justifikim që ai e ka përdorur deri në lodhje këto muaj, pas vitit 2013, por duke harruar një të vërtetë të thjeshtë: Lulzim Basha është një kryetar bashkie që ka punuar në më shumë se gjysmën e mandatit të tij, me qeverinë e tij në krah. Më saktë, nga korriku i vitit 2011, kur u zgjodh, e deri në shtator të vitit 2013, kur bëri betimin qeveria Rama. Kjo rrethanë ja përgjysmon kreut të opozitës, alibinë e “bllokuesit Rama”.

Me Lulzim Bashën, politika shqiptare ka një problem të madh të aktualitetit, por edhe të perspektivës. Qëkurse është parashutuar në politikën shqiptare, në vitin 2005, ai ka qenë i projektuar si pasardhësi i Sali Berishës, sipas devizës së njohur të Avokat Ngjelës, se i fituar “del gjithmonë Ramizi, jo Mehmeti”. Një aludim i qartë për mënyrën sesi Enver Hoxha e zgjidhi problemin e trashëgimisë dhe të pasardhësit në krye të PPSH. Çeshtja, ose më mirë problemi që ka të bëjë me personin e Lulzim Bashës, është se në këtë linjë të parë të protagonizmit dhe karrierës, është ndodhur një person i cili mesa duket nuk ka qenë i përshtatshëm për poltronat e lartë ku është ulur.

Dikur si ministër dhe për katër vjet rresht si kryebashkiak i Tiranës, Basha ka bërë gjithçka, për të na bindur se nuk di të bëjë atë që duhet. Nuk duhet shumë mund për të kuptuar se mandati i tij në krye të bashkisë nuk ka qenë një histori suksesi. Megjithatë ai ndodhet sot në një fushatë elektorale të vështirë, me një koalicion të mpakur partish dhe përballë një shumice e cila, megjithë peripecitë e saj në qeverisje, ndjehet komode në distancën e sigurisë që ka nga kundërshtari.

Next Post

OSHEE për muajin Prill: Arkëtuam 10 milionë dollarë më shumë së 2014

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

March 7, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

March 7, 2026
“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

March 7, 2026
Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

March 7, 2026
Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

March 7, 2026
U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

March 7, 2026
Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

March 7, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Karburanti i djeshëm me çmimin e nesërm

March 7, 2026
Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

March 7, 2026
Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In