• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku Lala: Mazreku “Qytetar Nderi” vendimi i duhur, Meta e ka pasur mik atë dhe Azemin

by A R
19/06/2018 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vendim i Këshillit Bashkiak të Hasit, për të shpallur “Qytetar Nderi” Gafurr Mazrekun, atentatorin e Azem Hajdarit, ka ndezur një luftë të re politike në Tiranë.
Partia Demokratike e konsideron këtë vendim si akt kriminal të kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka paralajmëruar një përgjigje të fortë. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama është distancuar zyrtarisht nga ky vendim, ndërsa vendimi është dënuar edhe nga Presidenti, Ilir Meta.

Po çfarë mendon kryetari i Bashkisë së Hasit për këtë çështje, e cila ka turbulluar ujërat e politikës së Tiranës?

I kontaktuar nga Shqiptarja.com, kryebashkiaku i Hasit mbështet nderimin e Gafurr Mazrekut, teksa thekson se ky i fundit ka kontribut lokal.

“Tirana ka probleme më të mëdha se këtë problem. Është një vendim i marrë nga këshilli bashkiak. Për mendimin tim është një vendim i drejtë për kontributin që ka dhënë z. Mazreku për komunitetin që ka përfaqësuar. Vlerësimi ka qenë lokal dhe jo kombëtar. Z. Mazreku, pasi ka kryer dënimin është zgjedhur kryetar i Komunës Fajze të Hasit. Edhe një herë, vlerësimi është bërë për kontribut lokal”.

I pyetur mbi reagimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryebashkiaku i Hasit thotë se Meta ka qenë mik i të dyve, si i Gafurr Mazrekut ashtu edhe i Azem Hajdarit. Vendimi i miratuar dje nga Këshilli Bashkiak i Hasit mban firmat e kryetarit të Bashkisë, Adem Lala, juristes Erjeta Mula si dhe përgjegjësit për arsimin dhe kulturën Dylber Gega.

“Të nderojë më titullin ‘Qytetar Nderi’ (pas vdekjes), intelektualin e shquar z. Gafurr Halim Mazrekun, pas vdekjes, për kontributin e dhënë në ushtrimin e detyrës së besuar nga populli i tij për pushtetin vendor, kontributin e përçmuar jo vetëm për popullin e zonës së tij, por edhe për mbarë popullin e Hasit, me motivacionin” “Personalitet intelektual, për kontributin e pashoq në pushtetin vendor”, thuhet në vendim./a.m.

Next Post
“Kur e pashë atë në tokë…” Gruaja tregon momentet e vrasjes së burrit

"Kur e pashë atë në tokë..." Gruaja tregon momentet e vrasjes së burrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Guvernatori i Bankës nuk është mbi Republikën!

October 29, 2026
Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë

Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë

October 29, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak, ja vendimet në ndihmë të shtresave në nevojë

Transferimi i Veliajt ndez debatin në Këshillin Bashkiak, socialistët: Çfarë ishte gjithë ky ngut për ta çuar në Fier?

October 29, 2026
Momentet kur shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja (VIDEO)

Drama e të zhdukurve në aksidentin e trenave: Ana po shkonte në dasmën e vajzës, Juan dhe David te familjet e tyre

October 29, 2026
Vrasjet në Dukagjin/ Spaho: Jemi në pistën e duhur për zbardhjen e dy ngjarjeve, hetimet vijojnë

Vrasjet në Dukagjin/ Spaho: Jemi në pistën e duhur për zbardhjen e dy ngjarjeve, hetimet vijojnë

October 29, 2026
Nga debati verbal në sherr fizik, përplasje mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë (VIDEO)

Nga debati verbal në sherr fizik, përplasje mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë (VIDEO)

October 29, 2026
Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

‘Burgjet’ thyejnë heshtjen për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror

October 29, 2026
Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një tjetër “Tërbim Epik” ndaj Iranit

Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një tjetër “Tërbim Epik” ndaj Iranit

October 29, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

“Veliajn do e lejnë edhe pa bukë vetëm se kritikoi Vuçiçin”, Meta debate në sallën e gjyqit

October 29, 2026
Meloni: Nuk pendohem për afrimitetin me Trump, mbrojta interesat kombëtare të Italisë

Meloni: Nuk pendohem për afrimitetin me Trump, mbrojta interesat kombëtare të Italisë

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In