• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku i Kavajës pro reformës së re territoriale: Qeveria ia kaloi 2 mld lekë taksa Durrësit

by A R
20/07/2025 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja në “Ditarin e fundjavës” me Erjon Dushin në A2 CNN, e ka cilësuar të gabuar reformën territoriale të vitit 2015 dhe është shprehur i gatshëm për të diskutuar një reformë të re me qeverisjen qendrore.

Qosja madje shprehu shqetësimin se bashkia që ai drejton është dëmtuar më së shumti nga ndarja territoriale, pasi zona të shumta të saj i kaluan bashkisë së Rrogozhinës.

“Reforma administrative është një gabim. Asnjë fshat i Rrogozhinë, pa i hyrë në hak fare Rrogozhinës me gjithë respektin, nuk ka lidhje me të. Po ti thuash dikujt nga Kryevidhi, nga Lekaj, nga Gërrmani, apo nga Gosa nga je, ai do të thotë jam nga Kavaja. Por ai e vendosi… Mirë këtë, por ka bërë edhe një gabim tjetër qeveria në vitin 2019, që ia ka marrë një pjesë të territorit, sepse kjo është me vendim të Parlamentit, ka logjikë. Bëri që territori të ndahej ashtu si e deshi ai. Ok me 3/5 e Parlamentit, 90 vota sa i bie. Unë jam i gatshëm. Ia kam thënë edhe kryeministrit këtë gjë dhe ai është i gatshëm ta bëjë. Jo për pjesën e Kavajës, por të territorit”, tha ai.

Qosja ndër të tjera nënvizoi se pas vitit 2018, bashkisë së Kavajës i janë marrë me vendim qeverie gati 1 km territor me vendim qeverie, çka i shkakton buxhetit të bashkisë 2 miliardë lekë humbje.

“Gjatë periudhës 2018, 2-3 vjet mbrapa ai i ka marrë territor Kavajës, 1 km gati që ia ka caktuar Durrësit. Që është pronë e bashkisë së Kavajës, për të cilën unë do të ndjek hapat ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Është territor i bashkisë Kavajë, fshati Kryemlli, Golem, Kavajë. Ndërkohë që e administron Durrësi, të gjitha taksat ia merr Durrësi. Me një përllogaritje të thjeshtë që kemi bërë ne janë 2 miliardë lekë taksa që i merr Durrësi me një vendim qeverie. Kufij që i ka përcaktuar me vendim qeverie, kjo edhe për shkak të mospjesëmarrjeve tona”, tha Qosja.

Next Post
Fillon zbatimi praktik i një projekti hidroenergjie në rrjedhën e një lumi

Fillon zbatimi praktik i një projekti hidroenergjie në rrjedhën e një lumi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Provokimi i Edi Ramës me Jack Smith, si një fjalim shumë shqiptar

February 19, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Politika kërkon b*le, jo britma

February 19, 2026
“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

February 19, 2026
“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

February 19, 2026
Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

February 19, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë

February 19, 2026
“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

February 19, 2026
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

February 19, 2026
Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

February 19, 2026
Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Meta mbyll Mbrojtjen, pritet të nisë gjykimi për ish-presidentin

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In