• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeaudituesve të KLSH-së, u bëhen dhurata “bujare” vila me 3 kate, makina, rroga paralele

by Aalison Pearse Stevens
12/06/2016 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeauditues apo kryepasunar? Kjo është pyetja që lind vetiu, kur shikon deklaratat e pasurive të kryeaudituesve te Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ata të cilët duhet të “vigjëlojnë” për mënyrën sesi zbatohet buxheti i shtetit, rezultojnë se janë persona të cilët kanë vënë pasuri shumëfish më të madhe sesa janë të ardhurat e tyre të ligjshme të deklaruara. Për këtë mjafton të analizosh deklaratat e tyre të dorëzuara pranë IDLKP-së për vitin 2015, për të kuptuar se ata janë njerëz aq me “fat” dhe se të afërmit e tyre janë aq “bujarë”, sa t’u dhurojnë vila, apartamente, makina të reja, llogari të panumërta bankare, aksione në kompani të ndryshme, deri dhe paga paralele!!. Në bazë të formularit, kryeaudituesi i KLSH-së, Vullnet Karajfilaj, deklaron pranë IDLKP-së, se gjatë vitit 2015 i kanë dhuruar një vilë 3 katëshe me sipërfaqe 540 m2, por pa dhënë asnjë detaj se kush ja ka dhuruar këtë vilë dhe cilat kanë qenë arësyet e kësaj dhurate. Por nuk mjafton kaq. Ai vetëm nga qiratë deklaron se përfiton 17 mijë euro në vit, duke lenë të kuptohet se është zotërues edhe i disa pasurive të tjera të paluajtshme. Paralelisht ai merr edhe një pagë paralele nga një shoqëri sigurimesh në vlerën 276.110 lekë.

Një tjetër kryeauditues në KLSH, Bajram Lamaj, duket se ka bërë “prokopi”, në këto kohë krizash ekonomike. Ai ka deklaruar se përgjatë vitit 2015, ka si pasuri një banesë 117 m2, një tjetër 106 m2, një tjetër në Kavajë 500 m2, dhe një në Golem 78 m2. Po kështu ai ka të ardhura nga kontrata qiraje, nga aksione në firma transporti autobuzësh etj.

Pas nuk ngelet as Drejtori I Departamentit të Auditimit në KLSH, Rinaldo Muça. Ai merr një seri pagash paralele duke dhënë mësime në disa universitete në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe në përgatitjen e materialeve audituese për një shoqëri sigurimesh. Një bum të ardhurash, po të kihet parasysh ky lloj angazhimi që vetiu të çon në pyetjen se si mund t’ua dalë gjithë këtyre angazhimeve? Ai deklaron se ka mbyllur dhe disa llogari bankare në vlera mijëra euro.

Edhe bashkëshortja e deputetit, Kastriot Islami, Irena Islami, deklaron se ka 15 llogari bankare, si dhe të ardhura nga një fond investimi. Ndërsa, Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit në KLSH, Kozma Kondakçiu, deklaron se ka marrë një kredi të butë, për të blerë një apartament me sipërfaqe 120 m2, vetëm për 3 milion lekë të reja!!

 

20160612_110512 (2)20160612_110446 (2)

Next Post

Si u fsheh vjedhja e makinës që u përdor në atentatin ndaj Denis Kasës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In