• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Krushku më ka borxh për 1 mijë vjet gjakun e vajzës”- Vrasja e Eleonora Toçit, flet babai i 24-vjeçares: Sipas Kanunit e prita 3 ditë, por…

by A R
13/10/2024 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eleonora Toçi, 24 vjeç, u vra nga bashkëshorti i saj Lulzim Toçi 30 vjeç. Ngjarje e ndodhur në Itali mëngjesin e 9 tetorit në San Felice, në provincën e Caserta-s, në Itali.

Lulzim Toci, punëtor bujqësie në zonë, vrau gruan e tij shqiptare 24-vjeçe, duke e mbytur, ndërsa dëshmitarë të krimit të rëndë ishin dy fëmijët e mitur të çiftit, përkatësisht 4 dhe 6 vjeç.

Kur kanë kaluar 4 ditë nga kjo ngjarje, Mehmet Gjura, babai Eleonorës, në një intervistë për Neës24, akuzon krushkun dhe krushkën e tij, për krimin e rëndë.

“Nuk kemi komunikuar me krushkun, pasi është ai që i ka bërë këto gjëra. Ai ka marrë asistencën dhe i ka lënë pa bukë. Djali i tij nuk ka qenë i sëmurë, ndoshta kjo ka qenë arsyeja që ka kaluar në depresion. Pse nuk vrau familjarët e vet ai, po vrau gocën time? Vrau vajzën time, për cilën arsye? Ai ka qenë normal, nuk ka qenë në depresion. Nuk ka pasur ndonjë tradhti as ndaj vajzës sime, as ndaj atij. Unë i kam çuar bukë vajzës sime, këta nuk i çonin bukë”, shprehet Mehmet Gjura për Neës24 .

Në vijim të komunikimit, Mehmet Gjura shprehet se krushku i tij i ka borxh gjakun e vajzës dhe për këtë ai thotë se i ka çuar edhe fjalë.

“Unë e prita 3 ditë, sipas zakonit dhe kanunit, por ai s’më solli asnjë haber. Unë ia kam dërguar një haber: i kam thënë që sot e një mijë vjet më ke borxh gjakun e vajzës”, shprehet Mehmet Gjura.

Ai është i bindur se shkaktari i kësaj ngjarjeje të rëndë janë krushku dhe krushka i tij. Dhe për të përforcuar këtë ide, Mehmet Gjura rrëfen banorë të zonës, i kanë shkuar dhe i kanë thënë të mos shpifin.

“Qazim Laci i ka shkuar dhe i ka thënë or ti Bashkim mos bëj shpifje kot. Je gabim”, rrëfen Gjura.

Në vijim ai ka një lutje ndaj shtetit shqiptar.

“Kërkoj nga shteti shqiptar, nga ambasada, që të më sjellin trupin e vajzës nga Italia. Unë s’kam bukë të ha dhe jo të marr trupin e vajzës ta sjell në Shqipëri”, rrëfen babai i Leonorës.

Ndërkohë daja i 24-vjeçares që mbeti viktimë, Sami Toçi, gjithashtu kërkon nga shteti të ndërhyjë dhe të mundësojë kthimin në Shqipëri të trupit të pajetë të Eleonorës.

“Jam daja i gocës, që mbeti viktimë. Kërkoj nga Ambasada përshpejtimin e procedurave të sjelljes së kufomës nga Italia. Babai i vajzës nuk ka mundësi që të sjellë trupin e pajetë të vajzës. Prandaj kërkoj si dajë i vajzës që të përshpejtohet procedura nëpërmjet Ambasadës shqiptare në Itali me ambasadën italiane në Shqipëri. Morti vazhdon, kemi 5 ditë që kemi hapur mortin dhe do të vazhdojë derisa të vijë trupi i pajetë”, shprehet Sami Toçi.

Dy ditë më parë, Bashkim Toçi, në emisionin “Me Zemër të Hapur” u shpreh se gjyshi i Eleonorës i kishte kërcënuar.

Ai tha se gjyshi i Eleonorës iu kishte thënë përpara disa muajsh, kur çifti kishte pasur krizë, që “vajzën do ta marrin, ose ndryshe do i vriste”. Bashkim Toçi tha se ka kërkuar mbrojtje nga policia, pasi ka dhe djem të tjerë dhe frikësohet nga hakmarrja e mundshme.

“Gjyshi i Eleonorës na ka kërcënuar, ose djali ta marrë ose do ju vrasim me gjithë babë. Mjerë ne dhe atyre që na ka ndodhur kjo histori. Unë nuk e arrij më që të vijë Lulzimi këtu. Pyete pse frikësohem e kam kërkuar mbrojtje? Frikësohem se kam djem të tjerë, prandaj kam kërkuar mbrojtje. Djemtë e tjerë nuk kanë faj, janë mbyllur brenda. Fëmijët e Lulzimit dhe Eleonorës janë shumë mirë”, tha Bashkim Toçi.

/a.r

Next Post
Arrestohet shqiptari në Kakavijë, i dënuar me shtatë vite burg në Greqi

Arrestohet shqiptari në Kakavijë, i dënuar me shtatë vite burg në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In