Futbollisti legjendar i Ajaksit Johan Krujf nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie të mira me Real Madridin. I afërt historikisht me Barcelonën, ai ka pasur shpesh kritika therëse për madrilenët. Një të tillë e hodhi edhe gjatë qëndrimit të fundit në Itali, në një aktivitet bamirësie.
Sipas Krujf, Real Madrid ka një bilanc zhgënjyes trofesh në vitesh e fundit dhe kjo, pas një investimi gjigand në blerje futbollistësh. Ai tha se politika e ndjekur nga klubi është qesharake, duke vënë njëkohësisht theksin tek fitoret e kundërshtarëve më të fundit të Realit, Juventusit të Torinos.









