• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krujë, tritol në banesë, ja pse e kërcënuan policin

by Java News
03/07/2018 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërcënohet me lëndë eksplozive efektivi i Policisë në burgun e Shënkollit. Persona ende të paidentifikuar vendosën një sasi tritoli në banesën e tij në Krujë. Fatmirësisht, eksplozivi është pikasur që në orët e para të mëngjesit nga banorët, të cilët pasi kanë vënë në dijeni të zotin e shtëpisë, kanë lajmëruar Policinë.

Kjo e fundit mbërriti menjëherë në vend dhe bëri të mundur sekuestrimin e lëndës plasëse përpara se ajo të shpërthente. Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Bubq, Krujë, në banesën e shtetasit me inicialet I. D., 52 vjeç, me detyrë punonjës Policie në burgun e Shënkollit.

Nga hetimet rezulton se kjo sasi është vendosur gjatë natës. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa është marrë edhe dëshmia e policit. Ai mësohet të ketë mohuar të ketë pasur konflikte të hapura as për shkak të detyrës dhe as konflikte të tjera personale.

Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me detyrën apo me ndonjë konflikt tjetër. Një grup i posaçëm hetimor është angazhuar për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Nga hetimet paraprake rezulton se atentati kundrejt punonjësit të Policisë të jetë bërë për shkak të detyrës, pasi dyshohet që efektivi mund të ketë pasur konflikte për shkak të detyrës apo edhe konflikte personale.

Mbi 10 shoqërime janë kryer nga ana e Policisë, kryesisht persona, të cilët dyshohet të kenë pasur dijeni për ngjarjen apo edhe që dyshohet se mund të jenë autorë të saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” i mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, nuk përjashtohet dyshimi se ngjarja mund të ketë lidhje me kohën kur 52-vjeçari ka qenë me detyrë si punonjës Policie në Fushë-Krujë dhe Krujë. Po hetohet nëse ai ka pasur në kompetencë kontrolli zona të caktuara, të cilat janë në hartën e zezë për kultivim të lëndëve narkotike, pasi nuk përjashtohet dyshimi se lënda është vendosur si shenjë hakmarrjeje ndaj tij.

Burime të Policisë bënë të ditur se kjo është hera e dytë që i vendoset në banesë lëndë eksplozive të njëjtit efektiv. Herën e parë ka shpërthyer, por fatmirësisht dëmet kanë qenë vetëm materiale.

ma.me

Next Post
Niko, një shkodran në Londër

Niko, një shkodran në Londër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In