• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Niko, një shkodran në Londër

by Rudina Xhunga
03/07/2018 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Xhunga

“Me qenë shkodran të tana i ban.”- thotë fjala e urtë për shkodranët. I tillë është edhe Niko. Kur e takoj, është duke i dhënë dorën e fundit një flat-i dhe po mbyll detajet elektrike. Pastaj nis shtrimi dhe besoj këtë javë e kam gati, thotë Niko, që në fakt është Nikolin, po më shkurt më mirë, -thotë, ndërsa i jep drejtim skuadrës se duarve të shpejta që drejton.

“Kam pasur gjithmonë punën time. Nuk dua pronar mbi kokë, mjafton afati e cilësia e punës, të më urdhërojnë” – thotë.

Niko ka 20 vjet që ngre shtëpi në Londër.
Gjithçka vetë, ndërton, riparon dhe më fund ikën e mbledh veglat, për të nisur punën tjetër që vjen shpejt.

Sapo bëhet inagurimi i shtëpisë, të gjithë pyesin kush e bëri këtë dhe Nikoja ka gati kërkesën e radhës.
Ndaj nuk bëj as reklamë as website,  thotë, se nuk kam kohë. Dy shtëpi në vit, tre rrallë. Kaq mundem.

Histori e Nikolin Prelës është historia e një piktori shkodran qe iku në ’93 nga qyteti. Nuk isha keq – thotë po e dija që kishte më mirë.

U nis për Gjermani ku jetoi 5 vjet me familjen.

Vetëm në prill 98 iku prej andej se e thërriste Amerika. Por ndalesa e parë në Londër, qëllimi SHBA.

Në Londër hyri kurs gjuhe, shkollë për marangoz dhe mori zanatin që e ushtron sot e përgjithmonë në vendin që tani nuk e ndërron me Amerikën.


Këtu fëmijët bënë shkollë, nisën punë, këtu kam 21 vjet që jetoj e çdo gjë e bëj me postë, s’ka vonesa, pengesa, rryshfete. Kush punon, këtu ia del.

Ndaj Niko nuk iku kurrë.

Këtu paguan taksa, sigurime, do marrë pension e pastaj ku i dihet.

Pse sigurimet dhe taksat nuk janë e njëjta gjë, nuk shkojnë të gjitha për pension, e pyet Thimio, një punëtor që ka ardhur vetëm për një ditë, ne skuadrën e Nikos.

“Është 65 vjeç -më thotë Niko, kjo është punë e rëndë, nuk e përballon dot.”

Ndaj shiko kund tjetër i thotë punëtorit nga Korça, që tund kokën në shenjë pohimi.
Ai ka ardhur nga Selaniku te provojë fatin.

Niko e di që ai nuk ka shumë shans për fat, po nuk bie në sy.

Provoje -i thotë, një gjë do të dalë.

Rëndësi ka të duash punën.

Kush e do, edhe puna do ta dojë e do ta ndihmojë.

Niko thotë se dikur kishte radhe për ndërtim, ne Londër. Të gjithë të rinjtë që vinin nga Shqipëria. Por tani, po i bëjnë bisht punës, se kanë gjetur këto punët e drogës.

Unë nuk kam kohë të merrem me këto llafet, por e kuptoj te tregu punës, çfarë po ndodh. Mbase ndryshon koha dhe i kthehen punës, -thotë Niko pa ngritur kokë nga puna në shtëpinë e re.

Niko beson te puna. Atdheu i tij është puna. Të gjithë përreth tij janë nga Shqipëria e ca më shumë nga Kukësi, ne shtëpi me gruan e fëmijët flasin shqip dhe nuk ia ndjen mungesën atdheut.

Atdhe është gjuha, është tradita dhe ne e kemi traditë të ikim nëpër botë , thotë Nikolini, djali i një babai që u lind shkodran dhe u rrit në Ulqin, solli në Shkodër gruan malazeze , bëri burg në kohën e komunizmit, i vdiq gruaja, i iku djali te dajat në Mal të Zi, u martua sërish, e bëri të tjerë fëmijë.


Kur babai vdiq dhe Niko iku ne emigrim, vëllai malazez, u kthye nga emigrimi në Amerikë, ne Mal e të Zi dhe pastaj Shkodër dhe u kujdes për nënën time, më shumë se unë. E kishte gruan e dytë të babait shqiptar, tregon Niko, historinë e një sage familjare qe si cdo histori ballkanase është plot pasion, dramë, emigrim dhe kthime që nuk mbaron kurrë shkrimi të nisësh të tregosh se çfarë ndodhi me djemtë e vëllait të Nikos, në SHBA.

Rëndësi ka që po je në Londër  dhe do të bësh shtëpinë, merre Usta Nikon. E do numrin. Ja ta pyes nëse mund ta japë.

Po mire, jepe, punë paçim- thotë artisti nga Shkodra./ dritare. net

Next Post
Austria në alarm, stërvitje ushtarako-policore për emigrantët që vijnë prej Ballkanit

Austria blindon kufirin kundër emigrantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plas Në Francë! Peshkatarët bllokojnë depot e naftës pas rritjes së çmimeve

Plas Në Francë! Peshkatarët bllokojnë depot e naftës pas rritjes së çmimeve

September 17, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Vihet në funksion platforma e automatizuar për aplikimin e bizneseve

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Vihet në funksion platforma e automatizuar për aplikimin e bizneseve

September 17, 2026
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Edi Rama më riktheu dinjitetin”, Dash Sula: Jam kërcënuar, por nuk kam frikë!

September 17, 2026
Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

September 17, 2026
Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

September 17, 2026

Nga 446 mijë në 511 mijë lekë/ Sa paguhen sot magjistratët dhe çfarë kërkojnë KLGJ e KLP

September 17, 2026
Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

“Lufta e tyre ishte për çlirim”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët, dënon vendimin për ish-krerët e UÇK

September 17, 2026
Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni

Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni

September 17, 2026
Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

September 17, 2026
Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza

Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com