• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KRUJE/ Kishin fshehur 146 kg drogë në tunel, 7 në pranga, publikohen emrat

by Java News
22/10/2017 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu, ka dalë në një deklaratë për media, ku ka zbardhur operacionin policor “Muzgu”. Në kuadër të këtij operacioni, policia ka zbuluar tunelin me 146 kg drogë, si dhe 220 bimë të dyshuara kanabis, të futura në thasë.

Policia e Tiranës dhe ajo e Durrësit, në aksionin e përbashkët, kanë identifikuar dhe arrestuar 7 persona, si dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 10 persona të tjerë, të dyshuar si autorët e kultivimit të lëndës narkotike. Gjithashtu, janë sekuestruar dhe 25 aparate të ndryshme.

Deklarata e plotë e Veliut:
​
Në datë 21 Tetor 2017, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në “Pyllin e Zenelajve”, ndërmjet Fushë Prezës edhe Valiasit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, tuneleve dhe ambienteve të tjera kanë konstatuar vende të përshtatuara për kultivim, të shpërndarë në formë të çrregullt ku u konstatuan në total 220 bimë të dyshuara narkotike e llojit Cannabis Sattiva dhe 146 Kg bimë e dyshuar narkotike e llojt Canabis Sattiva,e futur në thasë, e cila gjendej në thellësinë e një tuneli.

Në kuadër të operacionit “Muzgu”, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi vlerësimin e situatës dhe marrjen e masave të menjëhershme është bërë i mundur identifikimi, gjetja, kapja dhe arrestimi në flagrancë i 7 shtetasve dhe procedohen në gjendje të lirë për 10 shtetas të tjerë si më poshtë:

1. Nexhmi Kallari, 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit
2. Mariglen Kallari, 23 vjeç, lindur në Kamëz dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit
3. Rexhino Kallari, 24 vjeç, lindur në Tiranë banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit
4. Gazmir Sala, 45 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës
5. Bledar Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës
6. Denaldo Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës
7. Mehmet Domi, 18 vjeç, banues në Vorë, Tiranë ndihmës

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lire 10 shtetas. Shtetasit e sipërpërpërmendur që procedohen në gjendje të lirë janë personat e punësuar nga shtetasit e ndaluar nga Shërbimet e Policisë, me qëllimin e punimit të parcelës dhe përpunimit të bimës së dyshuar narkotike dhe përgatitjes për tregtim përkundrejt përfitimit të shumave monetare.

Në cilësinë e provës material janë sekuestruar:
• 220 rrënjë bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva
• 146 kg bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva
• Një automjet furgon e markës Ford, i cili shërbente për transportimin e punëtorëve
• 25 aparate të ndryshme telefonike

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale”Prodhim dhe shitje të lëndë narkotike”, “Kultivim I lëndëve narkotike” dhe “Mos kallzimi i krimit”, parashikuar nga Nenet “283/2, 284/2 dhe 300 të Kodit Penal.

Nga ana e shërbimeve policore po punohet për zbardhje e plotë dhe hetimin e gjithanshëm të kësaj veprimtarie kriminale në fushën e narkotikëve. Policia e Shtetit po vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton edhe qytetarët të telefonojnë në numrin 112 kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm

Next Post
FOTO LAJM/ Kërceu pa mbathje, velina Kejvina Kthella shokon me reagimin e saj

FOTO LAJM/ Kërceu pa mbathje, velina Kejvina Kthella shokon me reagimin e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kampus universitar në Durrës edhe për studentë të Tiranës”, Rama: T’i lehtësojmë nga barra e qirasë

“Kampus universitar në Durrës edhe për studentë të Tiranës”, Rama: T’i lehtësojmë nga barra e qirasë

January 15, 2026
Rama-rektorëve: Na duhet një ligj i ri për arsimin e lartë (Afati)

Rama-rektorëve: Na duhet një ligj i ri për arsimin e lartë (Afati)

January 15, 2026
Ta rrah? Për prindërit admirues të fëmijëve të tyre

Ta rrah? Për prindërit admirues të fëmijëve të tyre

January 15, 2026
Borgen dhe Groenlanda: Kur seriali parashikon ‘lojën’ e superfuqive

Borgen dhe Groenlanda: Kur seriali parashikon ‘lojën’ e superfuqive

January 15, 2026
Vrasja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi mohon akuzat për herë të parë në GJKKO: Nuk jam unë porositësi, pse nuk i nxirrni përgjimet

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Hajrin

January 15, 2026
Berisha: E gjithë bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike në Shqipëri!

Berisha: E gjithë bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike në Shqipëri!

January 15, 2026
Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

Berisha vijon akuzat: U përmbytën banesa dhe morali i kalbur i kësaj qeverie

January 15, 2026
E burgosura nga Tropoja ndërron jetë në QSUT/ Vuante nga probleme të rënda shëndetësore (EMRI)  

Gripi po shoqërohet me ndërlikime të rënda! Raste të shtuara në urgjencë dhe shtrime të sëmurëve kronikë

January 15, 2026
Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Bac u kry!

Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Bac u kry!

January 15, 2026
Spiropali në Kiev: Shqipëria, krah Ukrainës në rrugën drejt një paqeje të drejtë

Spiropali në Kiev: Shqipëria, krah Ukrainës në rrugën drejt një paqeje të drejtë

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In