• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krujë, djegia e mbeturinave të fabrikave rrezikon banesat e qytetarëve

by Java News
11/12/2016 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndotjeve të furrave të gëlqeres, guroreve dhe fabrikave të çimentos në rrethin e Krujës i janë shtuar edhe ato të fabrikave të këpucëve të cilat grumbullohen në ambientet e ish-fabrikës së çembrionizimit në Fushë-Krujë.

Kur sasia e tyre arrin në masën maksimale, atyre ju vihet flaka dhe zjarri rrezikon mjaft banesa rreth e qark ndërsa tymi e bloza mbulojnë jo vetëm qytetin e Fushë-Krujës por edhe hapësira të mëdha deri në Tapizë e Thumanë.

Po ashtu flakët që arrijnë në 10-15 metra kanë përfshirë edhe kabllot elektrike ajrore që kalojnë aty pranë duke lënë në errësirë me qindra familje.

Në rrethin e Krujës punojnë 12 fabrika këpucësh dhe në atë të Kurbinit 4 të tilla. Janë një numër i madh zjarresh që kanë shpërthyer për djegien e këtyre mbeturinave të cilët kanë shkaktuar një situatë alarmante në qytet e më gjerë dhe për shuarjen e këtyre zjarreve janë thirrur në ndihmë edhe zjarrfikëse nga Durrësi e Tirana.

Po ashtu edhe një rrezik i paimagjinueshëm është se djegia e këtyre mbeturinave ka dobësuar strukturat prej betoni të kësaj fabrike dhe ajo rrezikon të shembet në çdo moment duke shkaktuar pasoja të rënda tek pallatet që ndodhen afër saj dhe tek banorët e tyre.

Inxhinierë ndërtimi të pyetur për këtë problem, jashtë kamerës thonë se zjarri i ka dobësuar këto kolona dhe ato tashmë nuk janë në gjendje të rezistojnë edhe për shumë kohë.

Por me gjithë këto probleme që kanë shkaktuar këto zjarre, as bashkia dhe as policia nuk kanë marrë asnjë masë.

Grumbullimi i tyre vazhdon pa asnjë shqetësim dhe sikur të mos mungonte kjo këta njerëz kanë filluar të grumbullojnë goma makinash të përdorura duke shtuar kështu jo vetëm llojshmërinë e gazrave helmuese e kancerogjene në atmosferë por edhe agresivitetin e flakëve që mund të shpërndajnë zjarrin në banesat rreth e qark./shqiptarja.com/a.k

Next Post
FOTOLAJM/ Bonucci humb derbin… por e sheh ndeshjen me fëmijët e tij, një juventin dhe tjetri… me Torinon

FOTOLAJM/ Bonucci humb derbin... por e sheh ndeshjen me fëmijët e tij, një juventin dhe tjetri... me Torinon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

March 1, 2026
Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

Rama dënon sulmet e Iranit në Dubai: Siguria në Gjirin Persik, domosdoshmëri globale

March 1, 2026
Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

March 1, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

March 1, 2026
Europa godet, Irani kërcënon: A është një mundësi e humbur për Teheranin?

ZYRTARE / Irani konfirmon vrasjen e Ajatollahut Ali Khamenei, shpall 40 ditë zie

March 1, 2026
Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In