• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronologjia/ Fëmijë që vrasin prindërit, 8 ngjarjet që shokuan shoqërinë shqiptare në 8 vite

by Java News
24/02/2024 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krimi i rëndë në familjen Meta në Shënavlash të Durrësit, ku tre fëmijët bashkëpunuan për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të babait të tyre ka tronditur opinionin publik si një ngjarje që bën shoqërinë të reflektojë për situatën ku ndodhet. E konsumuar në Shënavlash nga 10 shkurti 2024 kur 50-vjeçari Pëllumb Meta u ekzekutua nga dora e djalit të tij të madh deri më 23 shkurt kur u zbulua nga policia në gropën që fëmijët e kishin varrosur në kasollen e shtëpisë mund të jetë e pashoqë për nga natyra e saj por jo i pari krim i rëndë në familjen shqiptare, shpesh e tronditur në themel nga ngjarje të tilla horror.

1 shtator 2023

Mato Gllucaj, 23 vjeç, organizoi vrasjen e babait të Gjorm të Vlorës. Në sobën me gaz që e mbanin në oborrin e shtëpisë vendosi eksploziv. Sapo babai, Durmish Glluçaj, 56 vjeç, u afrua, djali e shpërtheu lëndën plasëse me mekanizëm elektrik. I riu e vrau të atin e verbër pasi e dhunonte vazhdimisht dhe fillimisht tentoi të fsheh ngjarjen.

26 korrik 2021

Ylber Lezi, 47 vjeç, u vra me sende të forta në shtëpi nga gruaja dhe vajza e tij, Mine Lezi dhe Aida Lezi, 51 dhe 21 vjeçe, në Bulqizë. Lezi ishte përdorues i rregullt i alkoolit, ndërsa gruaja e tij me probleme të shëndetit mendor. Familja jetonin në kushte të mjerueshme ekonomike, ndërsa edhe vajza kishte nisur të shfaqte shenja depresioni.

29 qershor 2017

Burrë e grua, Ali e Jenie Nika u gjetën të vdekur në derën e shtëpisë në Durrës. Vrasës i të dyve ishte djali Leo Nika, 29 vjeç, i cili pas një debati qëlloi drejt tyre me çifte. Ngjarja në atë kohë dyshohej se ndodhi për shkak të problemeve psikologjike dhe me pijen që kishte i riu.

6 gusht 2020

Në Buçimas, pranë qytetit të Pogradecit, 44-vjeçari Olsi Çekiçi, i sëmurë me probleme mendore, pas një konflikt verbal me të ëmën, Firdes Çekiçi, rrëmbeu thikën nga kuzhina dhe e goditur atë. Më pas i preu kokën me kosë dhe ia vari tek porta e shtëpisë me gjakftohtësi. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të vajzës së mitur të autorit.

7 qershor 2018

Qemal Sela, 26 vjeç, qëlloi me plumba automatiku nënën dhe babanë e tij, Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe. I riu ishte kthyer një ditë më parë nga Anglia dhe kishte debatuar rëndë me të atin, Flamurin. Dyshimet e hetuesve u lidhën me shkakun se ai nuk kishte sjell para nga jashtë. Në grindje djali u kërkoi llogari prindërve për 2 prona që kishte blerë më herët.

25 gusht 2022

Mariglen Muhametaj, 30-vjeç, me probleme të shëndetit mendor, vrau me sende të forta babanë e tij, Qemalin, 73-vjeç, në Greshnicë të Mallakastrës. Për shkak të gjendjes mendore, 37-vjeçari nuk shfaqi shenja pendimi edhe gjatë marrjes në pyetje menjëherë pas arrestimit, ndërsa para hetuesve ka treguar me detaje të gjithë skenën e krimit.

11 shkurt 2024

Ike Sokoli u gjet e vdekur në banesë nga nipi në fshatin Vilë-Bashtovë të Rrogozhinës. 75-vjeçarja humbi jetën nga dhuna fizike e të birit, Ndriçim Sokoli, 35 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i cili ishte shoqëruar më herët në spitalin psikiatrik. Nënë e bir jetonin të vetëm në shtëpi.

21 prill 2016

Ardit Zenelhoxha, 30 vjeç, mbyti me duar nënën e tij Hedije Zenelhoxha, brenda në shtëpi në lagjen “Çlirimi” të Elbasanit. I riu sipas policisë, vuante prej kohësh nga depresioni dhe ishte në vështirësi ekonomike. Pak ditë para ngjarjes së rëndë ishte larguar nga puna në një firmë shpërndarjesh pije energjike, me arsyetimin se ishe i lodhur dhe nuk ndihej mirë./shqiptarja.com

Next Post
Fati kundër/ Dikur mbronte shpërndarësit e drogës në gjyq, historia e avokatit që u kthye në përdorues dhe ra në burg

Fati kundër/ Dikur mbronte shpërndarësit e drogës në gjyq, historia e avokatit që u kthye në përdorues dhe ra në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com