• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronologjia / Fantizmi i PD për të mbrojtur Zaganin dhe si i dhuroi Berisha prona në bregdet

by A R
29/10/2017 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dritan Zagani është një emër i njohur tanimë nga opinion publik. Ai është amplifikuar dhe mbrojtur nga Partia Demokratike  në mënyrë të vazhdueshme edhe pse historia e tij me ligjin në Shqipëri është problematike.

Ajo që bie në sy po të bësh një kronologji reagimesh, është fakti që PD i ka dalë përherë në mbrojtje Zaganit edhe pse ishte i hetuar e dënuar për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi. Madje, në qershor të  vitit 2013, Zaganit iu falën nga Berisha me anë të vendimit të qeverisë, prona në Orikum.

Ish-shefi i sektorit të antidrogës në Policinë e Fierit, Dritan Zagani, u arrestua në datë 3 maj të 2014-ës nga SHKB me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “moskallëzim krimi”

Sipas dokumentave të publikuara sot në media, në datë 2/05/2014 për Zaganin është lëshuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Pas arratisjes, Zagani mori azil politik në Zvicër dhe që nga ai moment, filloi të japë intervista të cilat u shpërndanë dhe amplifikuan nga Partia Demokratike.

Në 6 shtator të vitit 2015 Partia Demokratike e shpalli hero Zaganin të cilit në 2013 i kishte falur prona në Vlorë,  kur publikoi një intervistë të tijën. Mesa duket, Zagani po i kthente borxhin Partisë Demokratike. Në video ai akuzonte ministrin e asaj kohe të MB, Saimir Tahirin për lidhje me Habilajt dhe trafikun e drogës. Kur e sheh sot në paskohë, kupton se ishte i njëjti skenar si me prokurorinë javët e fundit,  e thurur nga PD, pa asnjë provë, por që synonin gjyqin politik ndaj një ish-ministri të Ramës.

Nga ajo ditë, PD filloi të prëdorte si prova kundër Tahirit akuzat që kishte bërë Zagani. Edhe pse Tahiri kërkoi vetë dhe u hetua nga Prokuroria për mjetin “Audi” ku doli i pastër, PD vazhdimisht sulmonte me Zaganin dhe mbronte Zaganin politikisht në deklarata publike.

Kështu mbi atë që kishte thënë një i kërkuar nga drejtësia shqiptare i cili pak para zgjedhjeve kishte marrë nga qeveria “Berisha” prona në Vlorë, PD bënte politikë. Sintonia ishte e plotë, sikur ta kishte shkruar e njëjta dorë përgjigjet e Zaganit dhe sulmet e PD-së. Kjo vazhdoi nga shtatori deri në fund të vitit 2015, ku mbi ato që thoshte Zagani PD bënte politkën e saj dhe e mbronte në mënyrë fanatike “heroin” e saj. Por e gjitha kishte në mes diçka të çuditshme që e bëntë gjthçka të dyshimte; ato që thoshte Berisha dhe Basha në media, i konfirmonte Zagani në intervista e preononcime.

Në tetor 2015 Berisha dhe Basha mbronin me fanatizëm Zaganin, madje duke shkuar deri aty sa në datë 24 tetor 2015, Berisha do shprehej se “Tahiri e shpalli në kërkim ndërkombëtar qëllimisht duke i vënë kështu vulën marrëdhënies PD-Zagani.

Sipas linjës së Berishës, e gjithë PD mbronte në studio televizive Zaganin.

Koordinimi PD-Zagani vazhdoi edhe në muajin nëntor të 2015-ës, ku bazuar në ato që vazhdonte të thoshte nga arratia Zagani, PD shprehej nëpërmjet Ristanit se “Shteti ka rënë, jemi në duart e mafias” .

Sapo në media doli dosja “Habilaj” para pak javësh,, PD i doli sërish në mbrojtje Tahirit. Në preononcimet për “Opnion” Basha dhe “Studio e Hapur” Berisha, ishin në një linjë kur shpallën hero Zaganin dhe thanë se ato që thuhen ndaj tij janë baltë politike. Duke hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, PD vazhdonte të mbronte Zaganin. Pas tyre kudo, çdo eksponent i Partisë Demokratike, nga Salianji te Grida kanë mbrojtur Zaganin.

Sot ishte radha e Alibeajt i cili doli dhe mbrojti sërisht Zaganin, pasi Balla më herët kishte nxjerrë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndaj Zaganit ishte marrë masa “arrest me burg” për akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “moskallëzim krimi”.

Zagani deri më sot e ka bërë siç duhet punën e tij për t’i kthyer reston Berishës e Bashës që i dhanë pronat në 2013. Këta të fundit po e mbrojnë gjthashtu Zaganin, të vetmin argument iu ka mbetur për të sulmuar. /Lexo.al

Next Post
Ministri i Brendshëm italian të enjten në Tiranë. A ka lidhje vizita me çështjen Tahiri?

Ministri i Brendshëm italian të enjten në Tiranë. A ka lidhje vizita me çështjen Tahiri?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

October 7, 2026
Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com