• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronikë për dy të tretat!

by Agron Gjekmarkaj
28/06/2024 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Dikujt i ka rënë në sy ngjitja e Ogit në paragrafet e “kronikes” si shënjë suksesi e rangu. Xhelozia po rrëshket sokaqeve si shi.

Të interesuarit duhet ta dinë që Babua nuk ka ndërhyrë e gjitha është falë meritës së saj.

Ai vetëm për Borën kujdeset, thjesht na ka thënë vazhdoni kështu se jeni në rrugën e hallallit. Më pas ka çuar një habrr tërthorazi.

Marifet që mos të hyjë në borxh e të na e dijë as për nder. Mamica të ketë akses si Rozafa, një sy, një dorë e të tjera brenda saj për të qenë i informuar, për të shpërndarë kumte të mallkuara si ai me dy të tretat që do ikin dhe një të tretat që do rrinë me të cilat do merremi më poshtë. Prishur mos qoftë. Mezi e kemi viranin!

Dje Nikoqiri i tha Ogit me një tonalitet të përvajshëm “je me fat, moj shoqja ime/se shpëtove për një qime/ une se di çfarë vjen nga prapa/them ndonjëherë kaq e pata/Babo të zgjodhi me dorë/kur t’hoqi atë këmborë/tash e keqja te vjen anës/ dopjua në dorë të Albanës/ Ogi belasë i ike nga këto punët onkologjike/.

Pas shumë kohësh rastësia e poq Nikoqirin me Damon i cili që nga koha kur i tha Ditmarit se Damon ti ma ke prezantuar nuk ishin pjekur! Deshën s’deshën u ngjatëtuan. Damua kafshoi gjuhën e mbajti dorën.

Albana Koçiu ngjante si e hypur në koçinë e karontit.

Po ashtu që në sabah ra në sy një dialog mes Tonit dhe Etildes, ky i fliste butë mes rënkimesh me zë predikues tek kyçet i thernin dhe brengat e lodhnin. ‘A dëgjon bija ime?’ Ajo buzëqeshte ëmbël e me nge, larg prej seriozitet kërcënues e mbrojtës, duke i thënë ‘amin, po At gjykimet e tua janë rruga, ato të Shalsit ura, të Çuçit shtegu, të Taos korija, te Mimisë drita, të Majkos puhiza, të Babos e vërteta ”!

Nga syzet për një çast na u duk si Delina. Qe Jorushi ajo që e preu enigmën gordiane me shpatën e njohjes e tha: kjo është vetë Etilda gjysma ime në PS.

Klosi hapte me gojë herë pas herë me pagjumësinë si shqetësim madhor e mungesën e përqëndrimit si minor.

Ulsia i ngjante mjekrës së vet. Ishte krejt i përzhitur.

Për një moment patëm iluzionin se paqja oça oça mes Liderit në perspektive Gazit dhe Belës së qeverisë po vendosej kur ajo shfaqi gatishmërinë për ti dhënë atij gjithë informacionin që ajo zemër e trazuar kërkonte.

Por ashtu nuk qe, plasi sherri e zallamahia, poterja e vikamat aq sa edhe Kosta i Gramozit e Linditës nuk e pa të udhës të nderhynte duke thënë se kjo luftë duhet bërë deri në fund, kush të mbetet gjallë t’i gëzohet jetës dhe iku.

Në kësi rastesh mbaj gjithmonë një tas që e vura në kokë për të shpëtuar rradaken.

Dilua nuk ndihej mirë ankthi në do jetë tek dy të tretat që sosen apo tek një e treta që mbetet i sembon të uruarit. Një ditë e patën ftuar në Dodovec për llallën e re, nuk pat shkuar, ndoshta ata janë ankuar tek Babua me letra si dikur!

Baftua po kaq nuk vajti në një festë syneti në Grecalli e tani i është bërë qejfi qeder në mos i kthehet në ters.

Laerti edhe pse e çmon shumë tabanin popullor e hokat e miletit një ditë qëlloi pa nge kur Tezja organizoi një ziafet me kërmë me Termenë në Zhapopikë? Të paktën të kishte qëne kur u kënduan këngë për Babo komandantin. Por ajme jo…Tezja kishte buzëqeshur ligsht.

Edhe Xhemali e barte një maraz. Në Zgafnorë e ftuan në dasëm po nuk gjeti kohë ti begeniste, pse paçe e pilaf do ha unë paskësh thënë? Dikush e ka dëgjuar dhë muhabeti është ngjitur lart.

Nasipi gjithaq me pengje! Skraparlinjët kanë hapur llafe që e levdon kot rakinë e Skraparit se në Tiranë i mbush bulçinjet me uiski. Ky fakt zemeratë ka shkaktuar atyre maleve.

Ismet Beqiri i qënkesh hakerryer një cjapi në Çorrush, të hëngërt mortja ose Babo more zgafyell!

Të pranishmit ishin indinjuar për shënjen e barazimit ndaj druan se aq qe, iku. Se duhej ti kishte thënë o të hëngert Babua o e paç jetën e gjatë.

Arben Pllumbi dje habiti të madh e të vogel. Tre fjalime lexoi me gjasë tek një e treta do mbetet. Bujari i Lushnjes e di që vetem faqorja nuk e tradheton se partia ta fut ndaj e shtrengon atë siç shtrengohen gjërat me rëndësi.

Petrua duket i qetë, vret mendjen në ka thënë ndonjë gjë në kokën e vet ndonjëhere?! Nuk i rezulton, ndaj rehatohet. Nuk ka stres.

Blerua ndonëse përsoset në dukje e sqimë ngjan sikur harrohet dhe i ngjan vetja në purgator. Po kerkon rrugën e Parajsës.

Ermua qerratesha ka ditë që po vishet bukur dhe një ndezulli e brendshme si gëzim e karakterizon të uruarën. Salianji erdhi në mes të ditës duke kqyrur me shpoti gjithçka e gjithkënd, dukej si i pari i çetës së xhindërve. Nallbati lëngon pa derman. Dash Sula shkrofetin në dhimbje.

Kryezëvendës Lideri Muli foli gjatë drejtimit tim të seancës sa deshi e çfarë deshi për inatin e Erit të Braçajve ndonëse ai firaun i njeh mirë hilet e zanatit. Na e bëri zemren mal i bekuari naaa firar u bënë ministrat para asaj flake.

Next Post
Kishte kultivuar kanabis në fshatin Gojan i Vogël, arrestohet 29 vjeçari

Kishte kultivuar kanabis në fshatin Gojan i Vogël, arrestohet 29 vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia akuzon NATO-n për ndërhyrje në luftën e Ukrainës dhe në sulmet ajrore! Çfarë dyshohet se i zbuluan hakerat agjencisë Tass

Rusia akuzon NATO-n për ndërhyrje në luftën e Ukrainës dhe në sulmet ajrore! Çfarë dyshohet se i zbuluan hakerat agjencisë Tass

August 7, 2026
VIDEO/ Dy anëtarët e familjes shqiptare vdiqën në aksidentin tragjik në Greqi, kamera e kamionit e filmoi! Djali në timon, nëna pasagjere! Bënin biznes pasurish të paluajtshme

VIDEO/ Dy anëtarët e familjes shqiptare vdiqën në aksidentin tragjik në Greqi, kamera e kamionit e filmoi! Djali në timon, nëna pasagjere! Bënin biznes pasurish të paluajtshme

August 7, 2026
VIDEO/ Detajet e masakrës në Tajlandë me 8 viktima! Autori një nxënës 14-vjeçar, vrau në fillim gjyshërit dhe më pas 5 mësuesit e veten

VIDEO/ Detajet e masakrës në Tajlandë me 8 viktima! Autori një nxënës 14-vjeçar, vrau në fillim gjyshërit dhe më pas 5 mësuesit e veten

August 7, 2026
Ky është Edmond Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua me një plumb në derën e banesës në Bërxullë

Ekzekutimi i Edmond Sulës, Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

August 7, 2026
Skandali s*ksual që ka tronditur Perunë, denoncimi i këngëtares së njohur ndaj drejtorit muzikor dhe detajet (VIDEO)

Skandali s*ksual që ka tronditur Perunë, denoncimi i këngëtares së njohur ndaj drejtorit muzikor dhe detajet (VIDEO)

August 7, 2026
“Marrëveshje SHBA-Iran për hapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda orëve të ardhshme”, mediat arabe japin lajmin e madh

Tensione të larta në Ngushticën e Hormuzit, numër i ulët anijesh që kalojnë në Gjirin Persik, vijon bllokada e Iranit

August 7, 2026
Goditje e fortë për gjigantin e rrjeteve sociale, Meta gjobitet me 567 milionë dollarë në SHBA -

Goditje e fortë për gjigantin e rrjeteve sociale, Meta gjobitet me 567 milionë dollarë në SHBA –

August 7, 2026
Një person i vë zjarrin kazanëve të plehrave në Durrës, digjen 10 prej tyre, dëmtohen edhe tre mjete të parkuara! Policia kërkon autorin

Një person i vë zjarrin kazanëve të plehrave në Durrës, digjen 10 prej tyre, dëmtohen edhe tre mjete të parkuara! Policia kërkon autorin

August 7, 2026
FOTO / Të shtëna në një shkollë në Tajlandë, 7 të vrarë dhe 15 të plagosur

FOTO / Të shtëna në një shkollë në Tajlandë, 7 të vrarë dhe 15 të plagosur

August 7, 2026
Trafik kokaine dhe tentativë vrasjeje, Interpoli sjell nën pranga dy të shumëkërkuar nga Kolumbia dhe Italia

Trafik kokaine dhe tentativë vrasjeje, Interpoli sjell nën pranga dy të shumëkërkuar nga Kolumbia dhe Italia

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com