• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronikë mërzie e një dite pa ngjyra

by Agron Gjekmarkaj
01/11/2022 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Bah! Sa e zymtë ishte e djeshmja politike. Ne të opozitës, ata,”të tenderuarit e Ramës” siç tha zëvendës lideri Muli në një dalje profetike shkuam në Kuvend pas një mbledhjeje dramatike ku spikaten disa gjëra.

Jorida e mbështjellë me një blu të errët si humorin e këtij viti heshti nga mendimet e shumta apo nga mungesa e tyre një zot e di. Gjithsesi ajo brymë rëndë na ra….!

Kreshnik Çollaku me sytë nga dritarja priste haber nga ambasadoret a kalimtarët peshonte me sy një nga një?!

Arbi Agalliu frymëzuar nga ideale të mëdha  djaloshare foli me pastërtinë e agimit për vranësirat e  pasdites politike.

Dhurata Tyli Çupi e lodhur nga mbledhjet e gjata e më shumë nga dëshira për të mos folur iku e para.

Gaz Bardhi i cili gjithnjë e më shumë po shfaqet si një Ât i dashur me jetimet e mbetur të partisë rrëfeu qysh e tek po shkojnë bisedat me Paloken, teksa mjekra i thinjet qerratait nga dertet. Ato muhabete do ti quaja “epistolar i vjeshtës së tretë”

Alibeaj pinte duhanin që një demokrat i Sheldisë i kishte dërguar me qese  i bindur se askush nuk e pengon diellin të lindë sa herë ka qejf.

Natyrisht fola edhe unë ku ju kujtova të pranishmëve se në të ardhmen njerëzimit do i mungojë toka dhe koha. Dash Sula më kuptoi si gjahtar metaforash që është.

Të drejtë me dha por në xhepin e tij xhaketës mungonte shamiza prej ashiku lozonjar që e karakterizon. Mu duk shenjë e keqe për mynxyrat në horizont.

Pasi folëm për bashkëpunim e ndarje për lëndina lotësh e shtylla kryqëzimi Flutura Açka në mungesë së Tomes së Lampeduzes na tha se gjithçka ndryshon që gjithçka të mbetet e njëjtë!

Salianji nuk na erdhi evlati. E zë lepurin me qerre ay. Si i menduar, si i pjekur dhe me një barrë mend ngjan këto kohe ndërdyzje mes koherencës dhe joshjes, i pushtuar nga virtyte të shumta me shkelma rreh vesin dhe purifikohet.

Në parlament u shfaq si më i bukuri shejtan duke qeshur si krushqit përballë oborrit. Glaca gjuajti  me grushte mbi çatinë e mazhorances teksa fluturonte në kërkim argumentesh.

Ashtu të trazuar mbërrijmë tek seanca plenare por edhe nervoz qamet se mbledhja na la pa ngrënë.

Byrek, byrek , byrek, a ka byrek kjo tokë që na shklet kamba? Ashtu kërkonim të gjithë njëzëri por byrek nuk kishte dhe një çehre e keqe mbuloi fytyrat tona të murretyera.

Kur një tavë u pa në duart e kamerierit një psherëtime e ëmbël dhe gëlltitje të zhurmshme u ndien , kësisoj drama na dukej e largët.

Çuditshëm qemë të gjithë pa entuziazëm, si të venitur, si të fikur, si të përtuar. Askujt nuk po i pëlqente realiteti i vet, si biçim! Secili i pakënaqur sipas mënyrës së vet.

Teta Gerta që çoku buzëqesh gjithë munxë piu një kafe pa sheqer dhe iku drejt së panjohurës me shpejtësi ere.

Olta mbet në Washington me dajë Blinkenin i cili tha takova shoqen time duke na habitur krejt gjitonet.

Ulsiu si ushtari në kufi me pelerinë rrinte i vetmuar në karakoll.

Çuçi foli për reformën territoriale si ata që ne xhenaze duhet ti kujtojmë bëmat të vdekurit. Me aq pasion.

Pooo dhe Denaj pat një detyrë të rëndë i duhej të hidhte poshtë raportin e Çupit. Pasi e bëri mori frymë thellë e ra si e këputur në mendime. Shalsi u gëzohej ëndrrave e po kaq me dashuri i shkelte syrin vetes.

Elisa e cila për be asnjëherë nuk përginji gaz  priti orën e saj dhe fati nuk e zhgënjeu. Doktori erdhi dhe vajisi pushkët e ndryshkura të monotonisë. Aty Spiropali si Anteu nga dheu u ringjall ! Gjuaj e bjer, fol e shtjer.

Tezja nga poshtë thërriste Shanikooooo  Shanikooooo motër kujdes plumbat dhe me pas llop llop duke lëpirë gishtat hëngri ca biskota për të paqtuar midenë.

Tao me një puro i menduar  si Maksim Gorki  kerkon Pavel Vllasovin e tij nga biseda me Tigrushin  që tanimë duket njerëzor.

Tit Vasili foli si profetent para mbretërve, qanë karriget bosh.

Grida nuk u pa gjëkundi dhe errësira nuk na u nda. Në distancë po certifikon rëndësinë e mungesës së vet. Ermua atje lart mendonte qysh të na punonte qindin e te na hiqte fjalën. Një sallë memece ja bënte zemrën mal.

Albana si Virxhinia Ulf meditonte mbi feminizmin në partinë e Doktorit teksa dilema a do ti ngjajë Ina kur të rritej e mundonte?

Tonit mjekra i varej si fratit të Shervudit mikut të Robin Hudit , po aq zelli i munguar.

Çyrbja mbyllte sytë dhe me vete ëndërronte ah sikur të ishte Babo këtu , i shihje këta qafira si ju dilte gjumi dhe mendja i shkonte po sikur tu fus nga një dacke që të zgjohen dreqerit?’

Ndërkohë Babon zuri lemza në një bujtinë të Kolonjës dhe lëngu i shegës i shkoi ters. Saimir Korreshi nën zë vërshëllente refrenin ë tij të dashur “tuj tuj pulat e gjata” !

I vetmi njeri i gëzuar ishte Kosta i Gramozit dhe Linditës tek pedalonte përmes mërzisë së përgjithshme, i cili një lëngatë kishte kaluar, i qethur taze shëndeti i ishte kthyer si pjepër mbuluar me vese.

Ai takoi Etilden teksa mbi celular ajo puliste sytë në kafe dhe e qeshura vesh me vesh nuk ju nda firaunit. Ajo i shtrëngonte dorën viranit. Më pas tërhiq ajo të shpëtonte, shtrëngo Kosta  si rruzaret që të gëzohej teksa romuze e hoka lëshonte i paudhi. Zilinë na la nga pas.

Mimimë e Puçinit e takova në korridor. Ndonëse i kam thyer zemrën , persi me kurajë e kishte ngjitur , me foli pa afri por pa inat, në fund psheretiu ” e faltë zoti nuk di çfarë bën”!  Desh lotova.

Mu dhimbs Majko tek kërkonte kauza për ti dhënë seriozitet ditës e nuk gjente.

Nikua ishte mbyllur në bibliotekë që të pasurohej kulturalisht. Damo ndonëse e pritem  mbeti nga liqeni duke u mejtuar.

Gjithashtu edhe Bora ishte vonuar teksa hamendësonte në duhej bërë nata ditë apo dita natë. Xhelali dukej i sertë , në ballë një mendim trazovaç i kishte shkaktuar një rrudhë “mos po ma hedhin zuzaret” e të gjithë i rendeshin si miq të paftuar.

Klotilda që nga ditët e lavdishme të Bundestagut me rri larg si djalli temjanit. Vuajta nuk po me

ndahet.

Mungesa e Belës u ndie dhe sekush e përkufizonte në mënyrën e vet. Pa të kronikes i mungon kripa se Babo është sheqeri.

Ja kështu u mbyll një dite pa lavdi e plot mërzi, pa ngjyra por me ankth, pa gëzim e pa shpresë ku mileti donte të ikte me vrap nga vetja dhe të tjerët!

Next Post
Nis aplikimi për panelet diellore, përfitojnë 2 mijë familje/ Rama: 70% subvencionim nga shteti!

Nis aplikimi për panelet diellore, përfitojnë 2 mijë familje/ Rama: 70% subvencionim nga shteti!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Lufta do të riniste sot, Trump: Anuluam sulmin, Irani nuk do ketë armë bërthamore

May 19, 2026
Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

May 18, 2026
Kriza e naftës, Berisha: Rama po vjel nga qytetarët miliona pa u dhënë asnjë ndihmë

“Raporti i IBAR nuk miratohet” / Sondazhi: 76.6 për qind e shqiptarëve mendojnë ndryshe nga Berisha

May 18, 2026
Blindohet spitali i Traumës, një nga të plagosurit e atentatit në Durrës i plagosur rëndë

E plagosën me armën e tij, polici transportohet te Trauma, mjekët: Gjendja e 20-vjeçarit është…

May 18, 2026
Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

May 18, 2026
“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

May 18, 2026
E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

May 18, 2026
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Mickoski së shpejti në Tiranë

“Do ta japin shqip provimin”, Mexhiti u jep lajmin studentëve shqiptarë pas protestës

May 18, 2026
Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

May 18, 2026
Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In