• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronikë e një dite të përgjakshme!

by Agron Gjekmarkaj
23/12/2022 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Kur të gjithë besuam se lutjet tona drejtuar Zotit do të degjoheshin dhe lufta do të prânte ajo u ndez më keq.

Mengjesi filloi pa lajme po në të thinjurin shesh të Kuvendit era frynte e mblidheshin retë.

Debati mes Jorida Tabakut dhe Delina Ibrahimajt i ngjante perballjeve mitike mes Nemesit dhe Demetres!

Flakë nga siper, zjarr nga poshtë shyqyr që nuk mu percelluan qerpiket në atë shkembim dhe te mbetesha hukubet.

Elisa e cila duket e hajthme hapi krahet e saj me një gjest epik mori fjalen dhe si Lokja -Filen e mboshtolli nën petk per ta mbrojtur Delinen e plagosur, teksa i thoshte “mos fol mos fol -merr frymë thellë, po vinë tanet”

Po ajo veç thirri “Rroftë Babo, Rroftë Babo” dhe nuk u permend më. Bora u kendell në admirim.

Jorida u lendua gjithëaq po Gaz Bardhi si infermieri Peliçeli i fashonte krahun që pikonte gjak teksa Kapo kalonte lumin e trazuar me not.

Beteja e së merkurres e Zevendes Liderit të ” Foltores” Muli kishte lënë mbresa në ndergjegjen e gjithësecilit po kaq mallengjim ndeshkimi i tij. Njerzore është edhe xhelozia që shkaktoi një aksion i tillë tek “lulorja”.

Në ato permasa duhej një perballje. Bela një mitraloz 32 -sh montonte ngjitë me karrigen e Babos teksa Ulsiut, Nikos dhe Blendit u la detyrë të hapin një hendek me lopatë dhe thasë rërë ngarkuar mbi supe të sillnin.

Duhej një ngjitje në të tillë lartësi medeomos.

Pasi amanetqaret tanë u kthyen nga konsulta me liderin e vogel historik brëna “Torre Drinit” njëri prej tyre dha kumtin hej degjoni o njerz të ndershem, e puritanë dikush ketu ka bërë marrveshje do të votojë Dvoranë dhe socialistet në kembim do ti japin votën per Dorian Gjomarkajn një komunist i vjeter mirdite, familje e luftes dhe e ndertimit të socializmit, persekutore e të djathtes historike pinjoj të seciles militojnë edhe tek Opozita dhe nuk durojnë të tilla padrejtësi.

E kanë zët komunizmen të uruarit. Pa pa pa, jeten ta lënë në dorë po idealin e demokracisë qelibar kurrë.

U kreshperua gjindja, puritanet me vrap kendonin -o burra vraponi te ura, tradhetorin te kapim e te mos ndalim vrapin, ta therim, ta tredhim cjapin, të varim kasapin, ne jemi pro amerikan Dvorani nopran, kampion antikorrupsioni ju shpoftë bidoni, Berisha non grata lerini llafet e gjata”

Një peticion trasversal me firma per t’i hequr mbeshtetjen kishin gatitur në shikimin vigjilent të Taos. E hengri edhe Ledio i ngratë që të mbetej balanca e gjatë.

Por keto ishin detaje të vogla në peisazhen e Guranikes që po vizatohet çast pas çasti.

Çyrbja ishte parë ty printe dymbedhjetë mushkave nisur nga Shijaku plot me municion ngarkuar.

Gjeneral Kollçaku mblidhte trupat në fund të salles si Uellingtoni per beteje finale. Kuajt hingellinin.

Blerina me Klotilden çirrnin faqet teksa shikon Braçen, Xhafen, Taon, Shalsin të ngjeshnin armet dhe drejt frontit niseshin me shikim drejt horizonti atje ku pushon fitorja.

Mimi di Puccini me Etilden bēnin trahana, pak buk, djathe e qepe per luftetaret e lirisë. Toni i bekonte me hirin e Perendise duke i çliruar nga mekatet e njerzisë, të gjithë ata që me emrin e Babos në gojë do të binin theror!! E lehtë ju qoftë lendina, bora, akulli e serotina!

Një qaramanllek nderpreu intensitetin dramatik! Braçja kerkon një bori, “dua të jem borizon, dua të jem borizon, jam i vogel partizan”! Majko me hije komisari, zgjidhi situaten -jepni borinë më te mirë tha se di ti bjerë dhe ashtu u bë.

Në dajle i zu Ikonomi dhe ju la në dorë dy trasta me byrek e petanik, ftohtë është, luftë është le ti kini djem he ju bëfsha!

Nuk mund të mungonte Tezja e cila per tu ngritur moralin u la një cd me kenge patriotike që ajo vetë i ka kenduar me Termetin ne zabel si dhe pak kërmë e ndoca faqore rakie.

Tigrushi i veshur me brandavekë xhokë dhe një fes mbi krye per kamuflazh po rrinte menjanë por Xhafa pasi kishte venë mina aty ku do kalonte makinë e Dvoranit e thiri eja bir, ti do bësh postierin dhe haberrin e fitores do të çosh atje ku e di vete!

Po ashtu e veshur me xhublete Margeriti do të kalonte herë pas here në vijen ndarese të frontit për të hutuar armiqtë që po shtoheshin si kerpullat. Ajo do shfaqej Bardhit si Athinaja Hektorit.

Klosi u caktua intendent ku do menaxhonte bazen ushqimore nēse rrethimi do të zgjaste!

Një fije sigurie i shfaqej në ballë ” nuk do vuaj për buk mendonte”!

Teta Gerta u mor me spitalin ambulant dhe i kujdes që shumë fasho, melhem e jod të vinin po të qe nevoja plaget do ti mjekonte vete.

Doktori kishte bombarduar dy tre here por fatmirsisht salla qe bosh dhe nuk pat të rënë. Ulsiun e zu rob por e fali me shpirtmadhesi.

E kotë të zgjatemi. Babo erdhi në mejdan Gaz Bardhi e pret me jatagan dhe gezimin i bëri haram.

U strukem, u fshehem, u zvarritem po ngado shikoje krahe e krena, tjeglla qepra mbi bedena. Lindita Nikolla vajtone “ndalnju ku veni burra, pash zotin leshoni hutat/pse teper gjak a derdhun/pse teper bajt kem futat”

Nevrik, muzhik, mafioz sokellinte Bardhi si Bajloz dhe shtinte pa meshire duke strukur Babon në birë.

Pastaj Babo dilte në tribunë, të vetet kishte nën gunë dhe sa i hante gurmazi i lodhur nga marazi- vikaste

“Palaço, palaço, palaço, o zagar tahmaqar do të bej copa copa do të mbushet vendi plot me gropa”

Kur të gjithë mendonin që Bardhi po jepte shpirt rishfaqej madheshtor në ballë të luftes dhe bulçinjet e tendosur gjuante perseri e perseri ” mafioz mafioz s’ na tremb ne zamiri, salillari as i biri”

Babo murretehej e fillonte “ah palaço të rente pika do të bej cope e çika”. Olta Xhaçka lajmeronte kral e mbret po lufton Babo per dhe të vet.

Bardhi si Muli mbet deshmor u perjashtua per 10 ditë. I perjetshem kujtimi i tyre politik.

Kesisoj epopeja mbushej me ngjarje e personazhe, teksa ushtritë bëheshin gati per mesymje finale!! Rapsodi deshmitar i Kuvendit tha ” fort po shndrit e pak po nxeh ajo drita e kuvendit”!

Next Post
Arrestohen dy skifterët shqiptarë në Spanjë. Vjedhjet për të cilat akuzohen

Arrestohen dy skifterët shqiptarë në Spanjë. Vjedhjet për të cilat akuzohen

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Nastradini me kollare,
    Asht Gjekmarku,
    Ashiqare,
    Fry e shfry,
    Si kacek gjize
    Nënkrytar n’at gjirize,
    Rrogën merr
    Paçka se s’ndihet,
    Miradinat i fiton,
    Me ligj t’shtetit i takon,
    Rrin n’kuvend
    Me shkrujt hajgare
    Me shty kohën zullumqare
    Heu bre, demokraci,
    Si ndër ne,
    S’ka ba vaki
    Jepen pare pa hesap
    Me pagu
    Gomart e ngratë,
    Kësisojish si i ngrati
    Shok i ngusht
    me të Veshgjati
    Dhe kështu
    O Gjekamark,
    Po s’ke punë
    Mos u merr me gratë……

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com