• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kronika” pushtohet nga Muza dhe zdërhallet në vargje për qeverinë

by Agron Gjekmarkaj
20/04/2026 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Pas vitesh, muajsh, javësh, ditësh e netësh të stërlodhshme, kur bëmat e trimave, trimëreshave, mendonjësve, kalemxhinjve, qatipëve, zaptijeve, obortarrëve dhe qilarxhinjve e qylaxhinjve të Kombit që” Kronika” ymri i se ciles u lartoftë, ja dha miletit në prozë, papritmas “ Kronikani” u pushtua nga frymëzimi, delli, dalldija dhe muza.

E pse, mendova, të mbetem skllav i prozës dhe të mos lëvroj edhe poezinë, kur talenti e mendimet më lëvrijnë sa nga shpirti te pena?

Për më tepër, që kohët e fundit kam qenë pak si në delir, me disa takime në anë të ndryshme të Globit, ku krahas halleve të mëmëdheut, Tabirit e Partisë ( per ata qe nuk e dine “Tabir”, tek “Pallati i endrrave” i Kadarese thirrej godina e cila nekuptonte me alegori Komitetin Qendror të PPSH aty ku ne kemi zyrat sot) , kontrollova nëse aty kishte arritur edhe “Kronika” dhe protagonistët e saj.

Vetëm diellin dhe shiun nuk bën dot” Kronika”, ja ushqeva madheshtinë vetes, te tjerat as i ka në kandar!

Do shkruaj në vargje, nami u bëftë, pranverë është, gjaku vlon, të gjithë ndihemi poet, kush popullor, kush i rrafinuar!

Dhe nëpërmend më shkoi fakti që edhe vetë Kostaqi, i cili pasi ka mbyllur në sepete, ashtu pa zhurmë, siç di ai, mantelet e Gramozit, Linditës dhe Mamicës, pasi i hekurosi dhe u vuri ilaç kunder mykut, është bërë thjesht e me modesti Kostaqi i Nikos, në këto kohë tranzicioni zyrash gjeti kohën dhe botoi një libër që e pagëzoi “Kronika e emigrimit në vargje”.

Hëm, thashë me vete, Kostaqi, si De Rada, e derdhi talentin në vargje, ti çfarë pret o kopuk, pafidhe, delenxhi, palo kronikan? Kostaqi jo vetem kaq, po gjen kohë të marrin mushka dhe ti ngjiten Moravës me Nikon, duke treguar rrëfenja , pjekur geshtenja e pushuar ndanë krojeve!!!

Do shkruash vetëm në prozë si Evlija Çelebiu, pyeta veten? Ndergjegjia mu pergjigj- jo mor bir, ti mund të bëhesh poet e shkuar poetit ! Jepu pas vargut !

Në këtë zulmë, më shtyu sa zilia aq ndjenja e detyrës e me shumë nevoja jetike që kolegët kanë per këngë!

Këtu do të shkruaj, do të të bëj terbiet moj qëne, iu drejtova poezisë që mbaja brenda vetes, si vlonjati vajzës krenare që nuk ia ndante sytë.

Këtu më lindi dilema e dytë. Mirë që do shkruaj poezi e këngë, po nga do ta nis? Se kënga kërkon sakrifica, jo gjepura. Si ajo puna e personazhit të Kadaresë që kërkoi tërë jetën t’i kushtohej një këngë dhe nuk ia kënduan.

As kur vrau gjaksin në mes të kafenesë, pa pasur rradhën, as kur rrëmbeu dhe u martua me një vajzë që nuk e dashuronte, as….., as…. Kënga kërkon kokë, i tha një ditë duke i lexuar merakun në fytyrën e pakënaqur, plaku i mënçur i katundit. Dhe ashtu, të uritur për këngë, e zuri një plumb qorr dhe u vra, kur nuk e priste, buzë rrugës.

Në buzëmbrëmje, bashkë me një grup dasmorësh kaloi aty një rapsod dhe të nesërmen tërë krahina mësoi një këngë të re, që i kushtohej një të panjohuri, të vrarë në të dalë të fshatit, një mbrëmje me shi.

E gjeta, thashë me vete. Heronjtë e këngës sime në fillim do jenë patjetër ata që flasin përmes shembullit personal.

Në rradhë presin të rënët nga vakti, që Babua, i ka sikter-evleter:

Moj Mamica arberore,

Politiken more per dore

E veshur me të bardha

Pas shpines nuk hengre dardha!

Ne plate u ule me ne

Na sheh si per mbi re

Nallbaja po zë be !

Per atë leftojme ne !

Rrezojme Babon me Kope!

Plot Tabiri harabela

Çka që lengon Bela

I ka marrë malli ,eja

Se te pret Asambleja!

E provoi më parë Ditmari,

Nip stërnip nga Bushatllinjtë,

S’është më ai pari,

Luan luftash me ditzinjtë!

Dhe Damua tani një ish,

Se i humbi gjithë ç’kish,

Ha përshesh, i duket dollmë,

I thotë Babua, bëj reformë.

Taulant, në Diasporë,

Dukesh si në Purgator,

Zgjidhe, or bre burrë mish-mashin,

Mos ndiq më, si dhelpra dashin.

Ervin Hoxha, palikari,

Një buzëqeshje s’më fali,

Me nishane nga Stambolli,

Erdhi, iku, një fjalë s’foli.

Të ardhurit në Hyqmet rishtaz meritojnë edhe ata vargjet e tyre qafiret, se kanë nevojë të bëhen të njohur dhe Kronika i ka këto mundesira, yxhylera e shperndan ylyfe sipas simpative!

Allahile, shoqja Qefsere,

Vështron si nga Belvedere,

Te karrikja ku qëndroni,

Kanë qenë Mamica dhe Toni!

Lamallari, e tret besën,

Siç e shkrin dielli vesën,

Do kujtohesh, mor i ngratë,

Veç si derdimen i gjatë.

Sypetriti, pak na ndriti,

Financat në drit s’i qiti,

Rrugët në mes të mos mbesin,

Ky kaqol s’e mbyll kurrë thesin.

Blendi Gonxhë, Blendi Gonxhë,

Mirëushqyer je me jonxhë,

Si i Kulturës Vezir,

Kurrë s’ke për të bërë hair.

Si kungull Vraket, ke rradaken,

Transoqeanik e ke nafaken!

Si përherë shoqja jonë Tezja,

Ndodhet ku është shtruar mezja,

Nga Turizmi, në Arsim,

S’e beson as Tërmeja trim!

Ja dhe Enea Laraska,

Gjithnjë plot i mbeti trasta,

Fort po bjen njajo lodër,

Erdh lider i ri në Shkodër.

Qahet poshtë e lart Toni

Nga mua vallë ç’kerkoni

Unë nuk jam Ksenofoni

Por nje kapak bidoni !

Nga një Nuf e një Ermal,

Rutte seç ka rënë në hall,

Gjeneralët lebetiten,

Përpëliten e kapiten.

Dhe tebdil na vjen Sofiani,

I kapluar në mejtime,

Thotë hani, djema, hani,

Po s’ka bukë, mblidhni thërrime.

Ka një brengë e një zaman,

Për një thagmë, për një derman!

Ogi, qerrateshë e vogël,

Ngrehu, dil në sipërfaqe,

Nuk ke kundërshtar një gogël,

Firaunin Erjon Braçe.

Blendi Klos, mor Blendi Klos,

Sekretar e veteran,

Kurrë durimi nuk tu sos,

Dhe pse kaq kohë je mënjanë!

Qan e fshan e zâ nuk bân!

Ervin Demo me gisht në gojë

Nuk e di qe Babo bën lojë

Zevendes Kryeminister desh evlaja

Me Koçinë e zu belaja!

Duro se su bë hataja

O Ogiç nga Kasabaja!

Në fund dy vargje për Nikon,

Ky esnaf, me mandolinë

Një dorë frenat, një timonin,

Spiker për Shqiperinë.

Mbi kuvli ligjëron,

butë e ëmbel , pak maraz,

Shpirt i tij di si duron,

Bardhin Sypatrembur Gaz!

Këtu vendosa ta mbyllja, ushtrimin tim të dytë në poezi pas suksesit qe pat i pari per vit te ri duke marre edhe mbeshtetjen kritike te Dhurata Çupit e cila gezon miletin me të shtyren që i ben “Kronikes” prr te dale sa më shpejt ne mexhlis!

I pushtuar nga një dozë vetëkënaqësie, a thua isha i famshmi poet helen Adriani, që shkruante poema epike për Aleksandrin e Madh, hodha nga sytë nga Dajti. Rrezet e para të Diellit derdheshin mbi Tiranë dhe përkëdhelnin ballkonin tim, që bujarisht sheh nga Lindja, ndërkohë që i zoti mendon nga Perëndimi. I stërkënaqur, mërmërita pa asnjë dozë mbivlerësimi: këndo o Muzë, frymëzimin e “Kronikës”.

Dhe mu faneps si në ëndërr, ai dallamanga Genc Gjonçaj, Kryeqatipi i Tabirit që si një zdap i stërgjatë hyri në sallën plenare të personazheve të mi, i ndjekur nga dy qatipët e vet te cilet me sollen si peshqesh nje makine loder Hyndai!

Lajmesit e Kronikes në grupin parlamentar të PS informojne se Dilua me Termenë në gjaknxehtësi , në rrembim e siper kanë vendosur që nese “kronika” do të vazhdojë me keto qesendisje duhet urgjent një kopanisje ku i dhëmb e ku i djeg me shume, kurrizin më të butë se barkun, siç hije i ka kronikanit!

U bëfte def mandati i deputesë dhe hallall dy tre vjet burg po ani të shpetojnë shoket nga ky siklet! Bora u perlot nga vetmohimi!

Ardhte ajo dite e bardhe mermeriti Tezja! Degjoi Mamica e ju tha- rriheni- rriheni- por ishit “të vdekur” e ju beri “të gjallë” qe kur mes nesh si medaljoni i henes u shfaq “Kronika” ! Pa te nuk do ju njohin as robt e shpise do harroheni !! Lavdia e saj ska nevoje per asgjë e jona ka nevoje per të dhe i la ashtu të nderdyzuar mes inatit dhe frikes!

Next Post
I dërguari kryesor i Bordit të Paqes për Gazën: Mund të arrihet një marrëveshje për çarmatimin e Hamasit

I dërguari kryesor i Bordit të Paqes për Gazën: Mund të arrihet një marrëveshje për çarmatimin e Hamasit

Comments 1

  1. leka says:
    5 months ago

    Si i botoni budalliqet e ketij faqekuqi militant !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia thellon bashkëpunimin me Iranin, nga energjia bërthamore te kanalet financiare dhe industria ushtarake

Rusia thellon bashkëpunimin me Iranin, nga energjia bërthamore te kanalet financiare dhe industria ushtarake

September 20, 2026
Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

September 20, 2026
Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

September 20, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

“Huthitë kanë rënë dakord të mos sulmojnë SHBA”, Trump: Jemi në fazën e vendimmarrjes për Iranin

September 20, 2026
Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

September 20, 2026
“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

Hita pas vrasjes në Sarandë: Fokus te grupet kriminale dhe konfliktet në qytet

September 20, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

September 20, 2026
Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

September 20, 2026
Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

September 20, 2026
Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com