• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

I dërguari kryesor i Bordit të Paqes për Gazën: Mund të arrihet një marrëveshje për çarmatimin e Hamasit

by A R
20/04/2026 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I dërguari kryesor i Bordit të Paqes për Gazën, Nikolay Mladenov, shprehu optimizëm të moderuar se mund të arrihet një marrëveshje për çarmatimin e Hamasit dhe grupeve të tjera militante në Rripin e Gazës, por paralajmëroi se procesi do të marrë ende kohë dhe kërkon veprim të menjëhershëm.

“Kemi pasur diskutime shumë serioze me Hamasin gjatë javëve të fundit. Ato nuk janë të lehta”, tha Mladenov në një intervistë për Reuters gjatë vizitës së tij në Bruksel.Ai shtoi se është mjaft optimist se do të dalë një marrëveshje që funksionon për të gjitha palët dhe sidomos për njerëzit në Gaza.

Mladenov, ish i dërguari i OKB-së për Lindjen e Mesme dhe politikan bullgar, tha se po punohet për një plan zbatimi që përfshin çarmatimin e grupeve të armatosura, qeverisje të re në Gaza dhe parashikime për tërheqjen e forcave izraelite.

“Duhet kohë, por po përpiqemi që marrëveshjet për zbatimin e planit të arrihen sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi ai.

Sa i përket afatit, Mladenov vlerësoi se kanë çështje ditësh, maksimum disa javë. Sipas tij, nëse humbasin momentumin e krijuar, çdo vendim do të bëhet edhe më i vështirë.

Një nga çështjet në diskutim është vija e verdhë që ndan territorin e pushtuar nga Izraeli që nga armëpushimi i tetorit. Reuters ka raportuar se Izraeli e ka zhvendosur këtë vijë më thellë brenda Gazës.

Mladenov konfirmoi se po diskutohen çështje tokësore, përfshirë aksesin për ndihma humanitare dhe ilaçe.Ai përmendi edhe përparime të vogla në terren: gjatë ditëve të fundit është rritur gradualisht numri i njerëzve që lejohet të kalojnë nëpër Kalimin e Rafahut, ndërsa po shikohet mundësia për të rritur numrin e kamionëve me mallra që hyjnë në Gaza.

Mladenov theksoi se është një proces shumë i komplikuar, por që ecën me hapa të vegjël drejt një marrëveshjeje të plotë për zbatimin e planit. Ai shtoi se ka nevojë të madhe për ndërtimin e besimit mes palëve.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në shkurt se aleatët kanë kontribuar mbi 7 miliardë dollarë për ndihmat në Gaza, ndërsa SHBA do të kontribuojnë 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes. Mladenov siguroi se të gjitha paratë e premtuara në Uashington janë aty për Bordin e Paqes dhe nuk ka asnjë problem financiar në lidhje me punën e tij.

Anëtarët mund të fitojnë anëtarësi të përhershme duke paguar 1 miliard dollarë.

Deklaratat e Mladenov u bënë gjatë takimit të Global Alliance for the Implementation of the Two-State Solution në Bruksel, ku morën pjesë ndër të tjerë shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas, Kryeministri palestinez Mohammad Mustafa, ministri i Jashtëm belg Maxime Prevot dhe ministri i Jashtëm norvegjez Espen Barth Eide.

Next Post
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

"Ndërhyrja e Policisë ndaj grupit të molotovëve, hap i duhur", Leka: Gjetje interesante që...

Comments 1

  1. Bruno says:
    5 months ago

    Deri sa bordi i paqes,te carmatose hamisin,bibi vazhdon vrasjet masive,qedhimi eshte,te zhdukin popullin e Gazez.Kto prralla,per bordin e paqes,tani me,jane te dalura bojet,te pa besueshme,arsyeja eshte e thjeshte.Qedhimi te vrasin popullin,ti detyrojne te braktisin vendin, trampi me te pasurite e tije,te ndertoje Gradacela e resorte turistike.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 12 Shtator 2026

September 11, 2026
Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

September 11, 2026
Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

September 11, 2026
“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 11, 2026
Mediat në Shqipëri kapin rekordin e 72 milionë eurove, dominojnë televizionet, por ka edhe 748 portale

Gazetarët sfidojnë GJKKO-në! Kërkojnë nga Kushtetuesja rrëzimin e rregullores që prek mediat

September 11, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

Modeli i kompanive “KAYO”, Bozdo: Nuk prodhon asgjë, skemë e re korrupsioni

September 11, 2026
11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

September 11, 2026
FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

September 11, 2026
Betimi i “parevokueshëm” i deputetit të Berishës: Nuk votoj më sa të jem deputet në Kuvend…!

Shteti i leshit dhe Republika e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve

September 11, 2026
Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave: Nuk jam unë problemi, s’është normale që…

Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave: Nuk jam unë problemi, s’është normale që…

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com