• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronika propozon kremtimin e ditëlindjeve të udhëheqësve!

by Agron Gjekmarkaj
02/01/2026 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Çdo stinë që kalon e shton dashurinë e popullit për udhëheqësit e vet!
Aty-këtu po shumohen zërat pas 13 vitesh, pse nuk organizohen festa, çabulle, ahengje, zderhallje, aktivitete me synim që emri dhe bëmat e tyre të nguliten në ndërgjegjen kombëtare!

“Kronika”, e cila karakterizohet nga ndershmëria dhe ndjeshmëria ndaj njerëzisë, vendosi të përkufizojë disa prej dëshirave të tyre themelore!

Ajo propozon që data 4 korrik të shpallet festë kombëtare jo vetëm se është festa e pavarësisë së aleatit tonë kryesor SHBA, por edhe ditëlindja e Babos!
Si e tillë shpallet ditë pushimi, degët e PS organizojnë pikniqe dhe koncerte! Kudo bëhen kurban mzetër, desh dhe cjepër! Ulësiu i bie lahutës si bard kombëtar i vetmuar në sheshin Skënderbej nga mengjesi në darkë !

Komisionin kombëtar të therjeve e kryeson Dilua, i cili bën dhe inventarin! Sa më shumë të hajë mileti, aq më gëzim ka! Rjepja u besohet deputetëve të rinj, një për qark, nën kujdestarinë e Pandi Majkos!

Bora numëron lëkurat që mos të ketë hile e vjedhje si te AKSHI!
Igli Hasani shpërndan ftesa për ndërkombëtarët!
Për atë të pjekjes në hell thirret Ismet Beqiri për Jugun, Xhemal Qefalia për Shqipërinë e Mesme dhe Musa Ulqini për Veriun, që të ketë mbulim mbarëkombëtar!
Shefe e petullave dhe byrekut askush nuk ia merr Ekonomit!
Skuqja e patateve i besohet Erjon Braçes! Sallata Ardit Bidos!
Zierja e vezëve Zeniqesë dhe Buçkos! Për repertorin e këngëve operistike, me përulësi thirret në skenën e historisë Margeriti, se Gonxhja do jetë i zënë në punë AKÇIHANEJE, duke përzier pilaf!
Komiteti që merret me vallet, isot dhe potpurritë, natyrshëm i besohet Tezes, Xhafes dhe vetë Termesë! Dollibash i Republikës emërohet Bujari i Lushnjës, edhe pse tanimë i tërhequr dhe i rënë në zvetënim intelektual!

Petrit Malaj me lozonjarin Sofjan do të merren me hekurosje, arnim dhe sistemimin e mbulesave e perdeve ! Vengu me ushtrinë do u bjerë daulleve e borive! I patëm thënë Laert Duros, tanimë rezervist, mos u ngrys prej dëshpërimit se ditë e gazit prapë vjen, e ja ku erdhi! I duhet të porosisë kamionë me domixhanë për lotët e gëzimit që do derdhen, aq sa asnjë pikë të mos shkojë dëm! Ditmar Bushati të mbahet larg se të bën gjëmën, është sabotator e revizionist si Zef Mala, të hedhë vaj ricini në makarona që të zërë barku Nikon, Damon, të madh e të vogël!

Po ashtu mendohet që data katër e çdo muaji të shpallet ditë e Babos, ku Shalsi shkon nëpër shkolla, së bashku me Klosin, dhe u flasin fëmijëve si shokë armësh!

Pas kryefestës u vendos të ketë shënja edhe për të tjerë udhëheqës!
Për ditën kur në jetë erdhi Toni nuk hahet mish dhe bulmet, por vetëm prodhime livadhesh, barishte e shpezë!
Për atë të Shalsit, në të gjitha fshatrat e Shqipërisë ku ka djem e vajza, organizohen minikampionatë shahu dhe studiohet retorika e tij parlamentare, si emancipim i fjalës!

Në përvjetorët e Belës ngrihen flamujt kombëtarë në të gjitha urat dhe tunelet e Shqipërisë! Sipër tyre në pankarta shkruhet: Nuk ka stuhi që e shemb këtë lavdi !
Shpallet ditë pushimi në porte dhe aeroportet e vendit.

Për vaktin e Mamices gratë e Çorrajt dhe të Fterrës bëjnë petulla në gur.
Në Frakull, ku është nuse, organizohet minifestivali i valles dyshe myzeqare, ndërsa në muzg djemtë e Labërisë lexojnë poezi lirike, Esenin, Pushkin, Elyar, Rilke etj! Aty merr pjese edhe Opozita me estetin e saj Bledion Nallbati qe kryeson recitimet!

Për Taon, si njeri i punës dhe nr. 2 që është, nuk lihet një ditë, por bëhet një javë! Në fshat piqen tava kukureci dhe shpërndahen në diasporë! Në Librazhd një çesmeje, një rruge, një lagjeje, një shkolle dhe një kodre i vihet emri i tij!
Për Nikon organizohet festivali i serenatave, violinave, kitarave dhe kërrnackave!
Ndërsa për Çuçin Festivali i këngës së pionierëve: O moj Sarandë, o moj Delvinë, kush ua prishi bukurinë.

Në ditën e Ulsiut, u jepet ushqim shtesë, pa kufizim, të gjithë të burgosurve që ta kuptojnë ç’ministër kanë humbur, sidomos Lal Erit!

Në ditën e Tezes, në universitetet e Shqipërisë shpallet konkursi “si të jesh ministre gjithë jetën si Tezja pa e ditur pse”! Veprat e saj behen pjesë e kurrikulave dhe antologjive!

Në ditën e Erjon Braçes, organizohen seminare trainimi online si të bëhesh opozitar duke qenë në pushtet, pa u shoqëruar me koktejl.

Për Sara Milen, organizohet kampionati i hedhjes së gjyles dhe fituesit i dhurohet një flakadan i Elda Hotit.

Në ditën e Zeniqesë, organizohet spartakiada e vogëlushëve të Rroskovecit dhe fituesve u shpërndahen dinstiktiva me gërmën Z.

Në ditën e Xhafës organizohet marshimi imagjinar nga Zona e Parë Operative në Mokër dhe fituesve u shpërndahen citate të Babos.

Në ditën e Antoneta Dhimës organizohet maratona e Myzeqesë dhe fituesve thjesht u thuhet bravo.

Një ditë pas çdo ngjarje të shënuar, një komision i drejtuar nga kulinari i shquar Ceno Klosi dhe higjenisti i spikatur Klevis Jahaj, me ndihmën e vajit të recinit, kontrollon jashtëqitjet, si tregues i gatimit cilësor.

Për Ogin dhe Oltën, Kronika mirëpret propozime, sepse redaksia nuk ra dakord.

Kostaqi i Nikos, çdo fillim muaji, i dërgon Komisionit të Ahengjeve kalendarin me ditët e shënuara, me shënimin që asnje datë të mos mungojë dhe asnjë të mos harrohet, pra të respektohet një bash-protokoll.
Hamalleqet Gencit te Tabirit !

Next Post
Christine Lagarde, “prusjane e veshur me Chanel”

Mashtrim me të ardhurat? Shefja e BQE paguhet më shumë se Von Der Leyen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In