• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronika e errësirës parlamentare dhe ankthi i revolucionit…!

by Agron Gjekmarkaj
13/02/2023 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Revolucioni i ores pesë filloi me disa minuta para kohe. Ankthi i tij mberriti deri brënda në sallë. Komandantet erdhen një nga një. Pluhuri i barrikadave u rrinte mbi supe gjithë hijeshi epike. Nderkohë në Shijak tre mije veta percillnin Jyrgis Çyrben me lot në sy. Ai hipi mbi një katua dhe mbajti një fjalim. Të luftosh per Babon dhe të japesh jeten per kauzat e tij është xhenet, ndaj fshini lotet o rob perendie. Një nga një njerzia u perqafua dhe u nda me luftetarin fati i së cilit mbetej i paqartë ndersa trimeria dukej si drita e diellit.

Vetë shkova nder të parët se nuk doja të humbisja deshmitë. Në korridor u shfaq një grua e moshuar me brandavekë, shkop dhe shami. Si je me tha? Mu duk zë burri me akcent dibre. Ishte Ulsiu. Fet e fet hoqi petkat e maskimit. Një tjeter me kapuç pambuku e kombinoshe dhe në krah vegla elektriçisti! Po ky kush do jetë vallë? Ishte Tao! Po ti qe kaq trim hiqesh?! Eee tha revolucioni të fshin e të bën të pabërën.

Elisa dhe Teta Gerta ngjanin si Bule Naipi e Persefoni Kokedhima me koken lart të bindura që salrifica e tyre do shkruhej në altarin sublim të demokracisë.

Si dy partizane të verteta me shikimin shkabë mberriten në akçihane.

Më interesante ishte shfaqja e Tigrushit dhe Braçes! Erdhi kamerieri me një bidon dhallë sa hapi kapakun kur një xhufkë e lyer me të zezë u ngjit lart. Qe vetë Tigrushi. Nga Kanistra me copa byreku ne siperfaqe doli Braçja. Kosta i Gramozit dhe Lindites si korb fluturonte mbi të gjithë ne, leshonte kumtin, gazepi, gazepi qameti, qameti. Në sallë ra nata iken dritat! Tili -Damo dhe Luli  -Toni vodhen siguresat.

Zevendes Lideri tha një maksime “shpellat e mafias erresisa i stolis”! Aty ku ishte ulur Margeriti nje vezullim blu binte si meshire mbi ata që mekatin ndidhnin. Në këtë tis Nasipi me një faqore ngrohte xhanin herë pas here. Opozita kerkonte dritë Qeveria na jepte terr.

Dash Sula murretehej ne dhëmbje, golfi i tij vishnjë nuk shkelqente dot. Shalsi nga frika se mos i shkulnin mjekrren e kishte rruar e bërë tepsi. Blerina u leshua në hukama gazi, zot fale per gjithë atë dalldi,  dikush therriste sillini ujë, ujë. Milva mori një sy gjumë gjatë kohes që korrenti na bëri hasha. Delina Ibrahim donte të luante kukafshehthi e ngazellyer nga yshtja e Saimir Korreshit i cili një dy kendonte ” hapa dollapa kush është para prapa phu phu phu”. Vetem mendimet e Ermonela Felajt benin drite here pas here mbi sallen e shnderruar në guvë. Në anen time mungonte Jorida që ju iken emocioneve të medha dhe Gazi i rënë shahit nga komisioni i etikes. Fatmir Xhafa kerkonte me sy Salianjin dhe gezohej kur nuk e shihte në sallë! I ngjante se e kishte shpënë në hapsana para gjykimit. Bela me shikim u jepte kurajo burrave që dridheshin si purteka në sallë.

(Pjesa e parë)

Next Post
FOTO-LAJM/ Momenti kur Berisha flet për seksin dhe zyrtarin e FBI para protestuesve të paktë

FOTO-LAJM/ Momenti kur Berisha flet për seksin dhe zyrtarin e FBI para protestuesve të paktë

Comments 1

  1. L.Xh says:
    4 years ago

    O Gjekamark, Je bërë edhe ti, si puna e GoneKalit, edhe këtej, edhe andej, mirë me vjehrrën, mirë me burrin, dhe pastaj, merr edhe kusurin,
    Kujdes prapanicën.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

November 1, 2026
Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In