• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krokodili gjerman dhe integrimi i Ballkanit në BE

by Enver Robelli
08/02/2018 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Politika gjermane ndaj Ballkanit vazhdon të jetë e pandryshuar: që në vitin 2005, kur koservatorët e Angela Mereklit lidhën koalicionin e parë pas shumë vitesh me socialdemokratët, ishte theksuar se «Gjermania ka interes vital në stabilizimin e përhershëm të Ballkanit perëndimor». Në marrëveshjen e re për koalicion, të prezantuar të mërkurën, theksohet se partitë që do të përbëjnë qeverinë e re gjermane (CDU e CSU koservatore dhe SPD socialdemokrate) mbështesin perspektivën e hyrjes në BE të vendeve të Ballkanit. Parakusht për këtë është plotësimi i plotë i kritereve të parapara. Këtu hyjnë reformat gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të pakthyeshme në ndërtimin e shtetit ligjor dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në këtë rrugë Gjermania premton ndihmë edhe më të madhe, përfshirë edhe procesin e Berlinit. Megjithatë, sa i përket anëtarësimit në BE, partitë gjermane theksojnë se më me rëndësi është cilësia se sa shpejtësia.

Angazhimi i Gjermanisë në rajonin e Ballkanit është shtuar sidomos nga viti 1999. Atëbotë Gjermania për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore mori pjesë, bashkë me aleatët perëndimorë, në një luftë kundër një shteti tjetër – në këtë rast Serbisë, me qëllim të ndërprerjes së krimeve të luftës në Kosovë mbi popullsinë shqiptare. Pas rënies së regjimit të Sllobodan Millosheviqit pala gjermane përkrahu gjithanshëm qeverinë e kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, i cili gëzonte popullaritet të madh në Gjermani, ku kishte studiuar dhe në paraqitjet e tij publike ishte mjaft elokuent, edhe falë njohës së gjuhës gjermane. Një figurë e tillë reprezentative shteteve të tjera të Ballkanit dhe Kosovës (atëbotë protektorat) u mungonte – ose në disa raste elitat politike nuk ishin të interesuara të gjejnë personalitete të tilla.

Pas vrasjes së Gjingjiqit, pala gjermane u përpoq të përkrahë pasardhësit e tij politikë, por pa ndonjë sukses. Sidomos në çështjen e Kosovës presidenti i mëvonshëm serb Boris Tadiq nuk ishte i gatshëm të pranojë realitetin. Në viitn 2011, gjatë vizitës së kancelares Angela Merkel në Beograd, ndodhi një konfrontim publik i saj me Tadiqin. Merkel kërkoi biseda të drejtpërdrejta të Beogradit me Prishtinën, ndërsa Tadiq tha se nuk do të pranojë asnjë ndërhyrje nga jashtë në këtë çështje. Sipas analistëve që merren me Ballkanin në Berlin kjo qe arsyeja që Merkel hoqi dorë nga Tadiqi dhe filloi të përkrahë Aleksandar Vuçiqin, i cili përkundër të kaluarës së tij ultranacionaliste premtonte se do të jetë me fleksibël në çështjen e Kosovës.

Që nga viti 2014 Berlini është angazhuar bashkë me Londrën në një nismë për zhbllokimin e reformave në Bosnjë. Deri më tani pa ndonjë sukses të madh, sidomos për shkak të politikave destruktive të liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik. Po ashtu në gusht të vitit 2014 Gjermania dhe shtetet e tjera të mëdha të BE-së startuan «Procesin e Berlinit», një përpjekje për të shtuar optimizmin e popujve në Ballkan se një ditë do të bëhen pjesë e BE-së.

Në qeverinë e re gjermane pritet që ministër i Jashtëm të jetë Martin Schulz, i cili ka qenë kryetar i Parlamentit Europian dhe në këtë funksion ka takuar mjaft politikanë udhëheqës të Ballkanit. Schulz në vitin 2012 kishte deklaruar se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës para se të hyjë në BE. «BE ka problemet e veta, disa vende të BE-së nuk e njohin Kosovën, por BE kërkon nga Serbia që ta bëjë këtë», kishte thënë Schulz. Së fundi mediat serbe kanë cituar kryetarin aktual të parlamentit europian, italianin Antonio Tajani, i cili gjatë vizitës në Beograd ka deklaruar se pranimi i pavarësisë së Kosovës nuk është kusht për hyrjen e Serbisë në BE.

Qeveria e ardhshme gjermane do të zgjidhet vetëm nëse anëtarët e Partisë Socialdemokrate e pranojnë marrëveshjen e koalicionit në një referendum të brendshëm. Referendumi do të mbahet më 4 mars. Organizata e të rinjve e socialdemokratëve është duke u angazhuar shumë që koalicioni të dështojë. Argumenti i rebelëve të rinj është se SPD duke qeverisuar me Merkelin vazhdimisht po humb mbështetjen e votuesve. Nëse marrëveshja për koalicion kalon në referendum, me gjasë Schulz do të jetë ministër i Jashtëm. Si politikan që me vite të tëra është marrë me integrimet europiane, një ndër ëndrrat e tij është që bashkë me presidentin francez Emmanuel Macron të çojnë përpara projektin e bashkëpunimit edhe më të ngushtë mes shteteve të BE-së. Në këtë kuptim Schulz mund të luajë rol kyç edhe sa i përket integrimit të vendeve të Ballkanit në BE.

Disa prej liderëve të rajonit Schulz i njeh mirë. Për shembull Edi Ramën. SPD dhe PS e Shqipërisë janë aktive në Internacionalen Socialiste. Në vitin 2010 Schulz dhe kolegu i tij kristiandemokrat Joseph Daul organizuan në Strassburg darkën e famshme me Edi Ramën dhe Sali Berishën në restoratin «Au Crocodile» në Strassburg. Qëllimi i darkës ishte të gjendet një zgjidhje e krizës politike në Shqipëri pasi PS bojkotonte parlamentin. Schulz, Daul, Rama dhe Berisha diskutuan deri në orët e vona të natës, por dy kundërshtarët politikë nga Tirana nuk nënshkruan një dokement për tejkalimin e krizës. Fajtori për këtë u gjend: ishte deputeti socialist rumun Adrian Severin, i cili kishte intriguar pas shpinës së Schulzit dhe Daulit, duke iu dhënë informata të rrejshme Ramës dhe Berishës. Schulz e ballafaqoi politikanin rumun, por ai mohoi gjithçka. Në mars të vitit 2011 u bë e ditur se Severin dhe dy deputetë të tjerë të Parlamentit Europian kishin marrë ryshfet nga disa gazetarë britanikë të maskuar si lobistë për të votuar ligje në interes të lobistëve. Schulz kishte humbur durimin, e kishte ftuar deputetin rumun në zyrën e tij, kishte ngritur tonin, e kishte ballafaquar dhe dëshmitë dhe e kishte përzënë nga zyra. Pastaj Severin ishte përjashtuar edhe nga grupi parlamentar socialdemokrat në Parlamentin Europian; në shkrut 2016 drejtësia rumune e dënoi me tre vjet e tre muaj burg për korrupsion.

Next Post
Hetimet dypalëshe dhe ‘drejtësia’, zbardhet takimi i Markut me ambasadorin italian

"Arta të marrsha të ligat nona, po torturohem nga kjo prokurori", e moshuara 'pritë' Markut në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In