• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krizat botërore/ Kush do e pasojë Merkelin?

by Java News
20/07/2019 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krenare dhe me sovranitet doli Angela Merkel para mediave, për të bërë bilancin politik të punës para fillimit të pushimeve të verës. Por edhe për të folur për trashëgiminë që do lerë pas, mendon Christian F. Trippe.

 

Krenare dhe me sovranitet doli Angela Merkel para medias në kryeqytetin gjerman për të bërë bilancin politik para fillimit të pushimeve të verës. Por edhe për të folur për trashëgiminë që do lerë pas, dhe kush do e marrë këtë trashëgimi, mendon Christian F. Trippe.

 

Angela Merkel do të largohet nga skena politike maksikumi pas dy vitesh, dhe këtë ajo e tha tri herë ditën e premte (19.07). Merkel ndodhet në fazën e fundit të qëndrimit në post si kancelare. Pas 14 vitesh pune rraskapitëse në këtë detyrë shtrohet pyetja si është gjendja e saj shëndetësore, dhe aftësia për të qëndruar ende në këtë post. Javët e fundit kancelarja ka patur dridhje të forta kur është shfaqur në publik. Por dyshimet mbi fizikun e shëndoshë për të qëndruar në post, kancelarja u mundua t’i largonte. Për këtë ajo përdori fjalë që kanë të bëjnë me planet për jetën e saj “më pas”, pas ndarjes nga politika. Kjo tregon se për të personalisht është duke u afruar gjithnjë e më shumë ndarja nga pushteti.

 

Por para se të largohet Merkeli kërkon të verë prapë në vend namin e saj si “kancelare e klimës”. Ajo tregoi me detaje për heqjen dorë nga prodhimi i energjisë elektrike me qymyr dhe diskutoi propozimet politike se si mund të menaxhohet dëmtuesi i klimës, dioksidi i karbonit. Ndërkohë që Merkel ka dalë para shtypit për të folur dhe kthyer përgjigje për pyetjet, pak më tutje disa qindra të rinj të lëvizjes “Friday-For-Future” kanë dalë në demostratë. Merkel pranon se vala e protestave e përmendi që të fillojë të kujdeset më intensivisht për mbrojtjen e klimës.

 

Edhe sa kohë mban koalicioni?

 

Në Berlin ka këto ditë shumë spekullime lidhur me kohën e qëndrimit të koalicionit qeverisës të konservatorëve të Merkelit dhe socialdemokratëve, i cili nuk dihet nëse do të zgjasë deri në fund të periudhës legjislative. Socialdemokratët janë duke hequr shumë politikisht, pas përplasjeve në zgjedhje dhe duken si pa orientim; në dimër ata do zhvillojnë kongresin e partisë në kërkim të përgjigjes nëse do të vazhdojnë të qëndrojnë në koalicion apo jo. Ka mundësi që socialdemokratët të dalin nga “koalicioni i madh” dhe periudha e Merkelit të marrë fund pranverën e ardhshme.

 

Karakteristikë e kësaj periudhe janë krizat e mëdha në të cilat Merkeli, dhe bashkë me të edhe gjermanët dhe krejt Europia ka arritur t’ ia dalë manë. Duke qenë “kancelare e krizave” Merkeli ka zhvilluar stilin e saj special politik: Duke ecur përpara jo me shpejtësi të madhe dhe pa e vënë veten në rrezik, duke mos marrë vendime të mëdha politike, duke bërë më shumë kompromise se sa shtyrje përpara me forcë. Kështu reagoi ajo në krizën financiare botërore dhe atë të euros, kështu në krizën e Ukrainës. Asnjë nga këto kriza nuk është zgjidhur po ashtu siç nuk është zgjidhur kriza e migracionit. Tani është duke u krijuar një krizë tjetër ekonomike, shenjat e saj janë neo-protektonizmi.

 

Kush do e pasojë Merkelin?

 

Tek trashëgimia e periudhës së Merkelit bën pjesë edhe pyetja kush do e pasojë atë. Kush e ka formatin dhe aftësinë që të përballet me këto kriza? Angela Merkel e ka vendosur kush sjell “optimizëm realist” të mjaftueshëm për të marrë këtë post. Me Annegret Kramp-Karrenbauer – të quajtur nga mediat „AKK”, Merkeli arriti të verë kandidaten e saj të preferuar në krye të CDU, dhe tani edhe ta fusë në kabinet.

 

Megjithatë janë duke u rritur dyshimet nëse AKK do e përmbushë dot politikisht këtë detyrë. Këto dyshime dëgjohet të thuhen me zë të lartë nga kundërshtarët politikë. Por ato thuhen me zë të ulët dhe jo në publik edhe në qarqet konservatore. AKK e morri duke nguruar postin ministerial, dhe reagoi me ngathtësi kur doli në publik. Të gjithë këto vlerësime shihen tek shifrat e dobta të dalë nga sondazhet, monedha e biznesit politik të ditës. Çdo ditë numërohet aty.

 

Nëse Gjermania do të ketë vërtet zgjedhje të parakohshme, atëherë AKK nuk do të ketë kohë për të krijuar profilin e saj në kabinet dhe të tregojë se është e aftë të bëhet kancelare. Nëse do të ketë zgjedhje të reja pranverën e ardhshme nuk përjashtohet mundësia, që Angela Merkel të shtyjë edhe një herë largimin nga politika.(dw)

 

 

Next Post
Izrael/Zbulohen rrënojat e një nga xhamive më të lashta në botë

Izrael/Zbulohen rrënojat e një nga xhamive më të lashta në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Analiza e CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

September 21, 2026
Vrasja në Roskovec dhe misteri i parave, letra e motrës së Nertil Buzit: Ish e fejuara i mori paratë, i premtoi se do t’ia kthente por…!

Vrasja në Roskovec dhe misteri i parave, letra e motrës së Nertil Buzit: Ish e fejuara i mori paratë, i premtoi se do t’ia kthente por…!

September 21, 2026
Ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve, tekniku Foda: Do të japim maksimumin në këto katër ndeshje!

Ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve, tekniku Foda: Do të japim maksimumin në këto katër ndeshje!

September 21, 2026
Gara për vakancat në Kushtetuese, KED kualifikon Llagamin dhe Dacin, rrëzon kandidaturën e Hamitajt! 5 emra të tjerë nën verifikim, ja procedura

Gara për vakancat në Kushtetuese, KED kualifikon Llagamin dhe Dacin, rrëzon kandidaturën e Hamitajt! 5 emra të tjerë nën verifikim, ja procedura

September 21, 2026
Spahiu në Onkohematologjinë Pediatrike: Kujdes i specializuar dhe mbështetje për çdo fëmijë

Spahiu në Onkohematologjinë Pediatrike: Kujdes i specializuar dhe mbështetje për çdo fëmijë

September 21, 2026
Reforma Territoriale/ Këshilli Bashkiak i Matit miraton shkrirjen e Bashkisë Klos, 14 vota pro bashkimit!

Reforma Territoriale/ Këshilli Bashkiak i Matit miraton shkrirjen e Bashkisë Klos, 14 vota pro bashkimit!

September 21, 2026
Masakra e Roskovecit/ “Inshallah s’nxjerr ndonjë muhabet tjetër”- Biseda e fundit e Nertil Buzit me motrën para krimit: Ajo më ka dhënë fjalën se…

Masakra e Roskovecit/ “Inshallah s’nxjerr ndonjë muhabet tjetër”- Biseda e fundit e Nertil Buzit me motrën para krimit: Ajo më ka dhënë fjalën se…

September 21, 2026
UEFA Nation League/ Kuqezinjtë nisin përgatitjet, Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore përpara ndeshjes me Bjellorusinë

UEFA Nation League/ Kuqezinjtë nisin përgatitjet, Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore përpara ndeshjes me Bjellorusinë

September 21, 2026
Prapaskenat e certifikatës false, presidenti i Federatës Zvicerane zbulon bisedën me Xhakën: Nuk u diskutua asnjëherë tërheqja nga kombëtarja!

Prapaskenat e certifikatës false, presidenti i Federatës Zvicerane zbulon bisedën me Xhakën: Nuk u diskutua asnjëherë tërheqja nga kombëtarja!

September 21, 2026
Liga e Kombeve/ Bjellorusia stërvitet në fshehtësi para Shqipërisë, tekniku Gançarenko përgatit taktikë sekrete!

Liga e Kombeve/ Bjellorusia stërvitet në fshehtësi para Shqipërisë, tekniku Gançarenko përgatit taktikë sekrete!

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com