• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kriza që tronditi botën, Bernie Madoff shpjegon pse e bëri

by Aalison Pearse Stevens
11/09/2016 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pse drejtuesit e bizneseve, të cilët e kanë një status dhe pasuri, kryejnë krime financiare?

Eugene Soltes shkruan disa teori interesante në librin e tij më të ri “Pse e bëmë. Brenda mendjeve të jakave të bardha”, duke përfshirë edhe nocionin që shumë prej zyrtarëve të lartë vepronin në një zonë gri të moralit. Një profesor i asociuar në Harvard Business School, Soltes, parashtron se ata e kalojnë vijën ndarëse të rregullave kontabël ose bëjnë tregti të brendshme të paligjshme duke u mbështetur në intuitë. Dhe në fund rezulton se instinktet e tyre i fundosin.

Më imponuese se përpjekja e tij analitike, është kërkimi i pazakontë që ka bërë profesori, i cili ka tërhequr lexues të shumtë me librin e tij. Ai u shkroi letra katër të dënuarve, duke filluar nga legjenda e skemës Ponzi, Bernard Madoff dhe deri tek Andrew Fastow, i kompanisë Enron.

Soltes pati mundësinë që ta bënte librin e tij pikant dhe ta ngjyroste me rrëfime të jakave të bardha.

madoff-burgDo t’i kthej të gjitha mbrapsht. Ju premtoj!

Është si një komedi gabimesh, tha Madoff i skemës Ponzi për Soltes, për të mbuluar humbjet, vendosa që të marr para nga fondet e kufizuara. Që të kisha mundësinë ta bëja këtë, duhet të angazhohesha me një strategji afatgjatë që nuk do të mund t’u ktheja investitorëve paratë mbrapsht. Vazhdova të merrja më shumë para, duke menduar se për sa kohë tregu ma lejonte ta bëja këtë, do të isha në gjendje ta rregulloja. Ky është shpjegimi klasik i çështjeve të supozuara me qëllim të mirë të skemës Ponzi: Rrjedhimisht skema mashtruese do të prodhojë përfitime dhe të gjithë do të bëhen të pasur. Madoff, 78 vjeç, ka shumë kohë për letërkëmbim, ndërkohë që po vuan dënimin me 150 vite burg në një burg federal.

Harrova çfarë është e drejtë dhe çfarë e gabuar

Nëse do të kisha një karakter të fortë, do t’i kisha dhënë fund, por nuk e bëra, tregon Fastow, ish-shefi i financave në kompaninë Enron. “Nëse në ndonjë moment të karrierës sime do të kisha thënë, kaq ishte… Mori fund. Ata thjesht do të kishin gjetur një shef finance tjetër. Gjithsesi kjo nuk e justifikon atë çfarë kam bërë. Është njësoj sikur të thuash, kam vrarë dikë se n.q.s. nuk do ta bëja unë, dikush tjetër do ta bënte,- ka thënë ai për profesorin. Fastow, 54 vjeç, kreu dënimin e tij me 6 vite burg për rolin që pati në nxjerrjen jashtë bilancit të subjekteve për qëllime të veçanta që u përdor për të fshehur gjendjen e vërtetë të Enron-it.

Fajësoni ambicien time…

Bordi do të më jepte gjithçka që do të doja,- tregon Kozlowski, një tjetër i dënuar, për Soltes. Unë dhe të tjerët, madje dhe bordi, u konsumuam pak nga pak nga arroganca, si dhe besonim se mund të bënim gjithçka. Kozlowski, 69 vjeç, u dënua në 2005 për përvetësimin e dhjetëra miliona dollarëve në bonuse të paautorizuar. Ai vuajti 6 vite e gjysmë burg.

Më ngritën një kurth

Stanford, 66 vjeç, është pjesë e vjedhjes më të madhe në histori të shkaktuar nga një agjenci qeveritare amerikane, sipas tregimit të autorit. Ai po kryen dënimin me 110 vite burg, pasi u fajësua për akuzat lidhur me kompaninë e tij të investimit që funksiononte si skemë Ponzi. Mos bëj gabim, Eugene, do të fitoj. Ai humbi apelin në gjykatën federale në tetor.

Duke lexuar për këto dhe të tjerë karaktere të jakave të bardha, një përgjigje vjen në fokus mbi të gjithë pyetjet e tjera që ka shtruar autori se pse e bënë. Ata e bënë sepse menduan se mund të arratiseshin larg me paratë e përvetësuara.

Bloomberg/monitor/d.i.

 

Next Post
Rikonstruktohet konvikti i Hoteleri-Turizëm, Veliaj: Ua rikthyem studentëve

Rikonstruktohet konvikti i Hoteleri-Turizëm, Veliaj: Ua rikthyem studentëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In