• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kriza politike në Kosovë/ Jahjaga takon Metën: Angazhim për krijimin e dialogut mes palëve

by A R
06/12/2015 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Jahjaga i ka thënë Metës se po angazhohet për të krijuar kushte për dialog mes koalicionit qeverisës dhe subjekteve politike opozitare. Temë e diskutimit në takimin Jahjaga-Meta kanë qenë zhvillimet në Kosovë dhe përpjekjet për ta tejkaluar situatën e krijuar në vend, njofton Zyra e Presidentes së Kosovës.

Përveç Presidentes, Meta mbrëmë dhe sot ka takuar edhe Kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe liderët e partive opozitare.

 Ymeri-Metës: S’ka zgjidhje të krizës pa tërheqjen e marrëveshjeve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri është takuar sot paradite me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilit Meta, të cilit i është sqaruar se nuk mund të ketë zgjidhje të krizës në vend pa tërheqjen e marrëveshjeve nga Qeveria dhe pa lirimin e të burgosurve politikë.

Po ashtu, Ymeri ka kërkuar nga Meta që Republika e Shqipërisë të luaj rol më aktiv në mbështetjen e Kosovës përballë aspiratave hegjemoniste të Serbisë dhe veçanërisht të ndihmojë në pamundësimin e krijimit të një republike serbe brenda Kosovës, përmes “Zajednicës”.

Ramush Haradinaj pas takimit me Metën: Kërkojmë lirimin e të burgosurve politikë

Ramush Haradinaj ka folur pas takimit me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë i cili gjendet në Prishtinë në përpjekje për të ofruar palët drejt një zgjidhje. Haradinaj ka vlerësuar iniciativën e Metës, por ka thënë se opozita nuk ka ndryshuar qëndrim. “Qëndrimi ynë është anulimi i marrëveshjeve dhe lirimi i të burgosurve politikë”, është shprehur ai.

Sa i përket thirrjes se kryeministrit Mustafa për një takim me liderët e opozitës, Haradinaj ka theksuar se opozita nuk shkon në takim te kryeministri. “Ne nuk shkojmë në takim me kryeministrin. Është një ftesë e vonuar dhe e thatë”, ka deklaruar Haradinaj.

 

Next Post

Gjykata: Haxhi Giu ka "armiq" në burg/ Të vendoset në një qeli të veçantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com