• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjykata: Haxhi Giu ka “armiq” në burg/ Të vendoset në një qeli të veçantë

by A R
06/12/2015 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i arrestuar Haxhi Giu do të mbahet në një qeli të veçantë, për t’u ruajtur nga të burgosurit e tjerë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Drejtoria e Burgjeve që për prokurorit të ketë një ambient të veçuar nga të burgosurit e tjerë për shkak të sigurisë, raporton Dita.

Kujtojmë se Giu ka çuar prapa hekurave qindra të burgosur gjatë 23 viteve karrierë si prokuror, shumë prej të cilëve kanë marrë dënime maksimale.

Kërkesa është bërë nga gjyqtari Idriz Mulkurti, i cili ka kritikuar jo pak edhe Prokurorinë për shkak të arrestit të prokurorit. Mulkurti pretendon se ai duhet të ishte arrestuar nga oficerët e krimeve të rënda dhe jo nga reparti “Shqiponja” i policisë.

Sipas gjyqtarit, policia në kundërshtim të ligjit për të drejtat themelore të njeriut dhe prezumimit të pafajësisë si dhe në shkelje të etikës së tyre, ka publikuar pamje filmike të momentit të arrestimit.

Sipas gjyqtarit, prokuroria filmimin dhe shpërndarjen e këtyre pamjeve duhet ta ndalonte, për këtë fakt gjyqtari tha se do t’i kërkoi sqarim me shkrim titullarit të prokurorisë për krime të rënda.

Avokati mbrojtës, duke kundërshtuar masën e sigurisë “arrest me burg”, thotë se prokurori i arrestuar nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore, ndaj i duhej dhënë një masë më e lehtë sigurie.

Avokati tha gjithashtu se klienti i tij nuk i pranon akuzat e ngritura. Prokurori është arrestuar pas përgjimeve të kryera për marrje ryshfeti për të zbutur dosjen hetimore të klientëve të tij. Rasti i regjistruar nga policia kishte të bënte me një të arrestuar për mbi 100 kg drogë, ku Prokurori kishte premtuar se do t’ia ndryshonte akuzën në “mos kallëzim” krimi me kusht që të merrte rreth 23 mijë euro.

Next Post

Policia vë në pranga Stinen/ Rrezikon të dënohet deri me 1 vit burgim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

CEFTA 2026 nën drejtimin e Shqipërisë, çfarë pritet të ndryshojë për bizneset dhe qytetarët?

CEFTA 2026 nën drejtimin e Shqipërisë, çfarë pritet të ndryshojë për bizneset dhe qytetarët?

May 28, 2026
VIDEO/ Panik në ajër, pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

VIDEO/ Panik në ajër, pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

May 28, 2026
Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi është themel për progresin drejt BE-së dhe shërbimet për qytetarët

Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi është themel për progresin drejt BE-së dhe shërbimet për qytetarët

May 28, 2026
Inteligjenca britanike: Rreth 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Inteligjenca britanike: Rreth 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

May 28, 2026
“Bashkë drejt finishit”, Gogu me Komisionerin McGrath: Vettingu u mbyll me sukses, fokus ulja e stokut në gjykata

“Bashkë drejt finishit”, Gogu me Komisionerin McGrath: Vettingu u mbyll me sukses, fokus ulja e stokut në gjykata

May 28, 2026
Sektori bankar uli përqendrimin në segmentin e biznesit gjatë vitit 2025

Sektori bankar uli përqendrimin në segmentin e biznesit gjatë vitit 2025

May 28, 2026
MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

May 28, 2026
Debati i vitit 2024 me Trumpin, Jill Biden: Mendova se Joe po pësonte goditje në tru!

Debati i vitit 2024 me Trumpin, Jill Biden: Mendova se Joe po pësonte goditje në tru!

May 28, 2026

Mbi 70% me origjinë famijare myslimane, por vetëm 12% parktikantë të kësaj feje

May 28, 2026
Doli i katërti me logon e PD, Bejko: Kush mbështet berishizmin është antiamerikan

“Po shkojnë drejt së shkuarës”/ Bejko: Berisha, jo legjitim në krye të Partisë Demokratike

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In