Një ngjarje e pazakontë u shënua mëngjesin e së dielës që qendrën e Larisas në Greqi, ku një burrë bënte xhiro lakuriq në mes të sheshit.
Mediet greke raportojnë se burri në fjalë ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
Kanë qenë ora 9:30 e mëngjesit kur kalimtarët kanë lajmëruar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje, për të vënë situatën në kontroll.
Ekipet që ndodheshin në vendngjarje, morën burrin lakuriq të moshës 50 deri në 60 vjeç dhe e transportuan për ekzaminim psikiatrik, në Spitalin Universitar të Larisës./m.j