• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza në PD, Hoxha: Të përçarë do të përsërisim “6 Marsin”, Sali Berisha ka faj

by A R
16/05/2022 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat, Flamur Hoxha beson se nëse Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë edhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të përsëritet rezultati i 6 Marsit.

I ftuar në studion e ABC Live, Hoxha u shpreh se nëse ka vullnet PD bashkohet për 24 orë, por mungon një gjë e tillë. Peshën më të madhe të përgjegjësisë ia hedh Sali Berishës.

“PD nuk duhet të ishte në këtë situatë që është sot. Vjen si rezultat i një vendimi të aleatit tonë. Ndodhi disa muaj që ne si PD kaluam të gjitha proceset e zgjedhjeve në parti. Kjo është pjesë e hipokrizisë në PD. Nëse duam ne për 24 orë e bashkojmë PD. Vullnetet nuk arrihen të bëhen bashkimi nëse nisemi nga interesa personale. Jam i kënaqur që jam pjesë e platformës së bashkimit.

Unë do luftoj që të kem kontribut për të pasur një parti shumë të madhe. Kam thënë që këtë çështje e zgjidh vetëm Sali Berisha. Ne nuk do të kemi një parti të madhe. Në 30 vite njeriu më i plotfuqishëm në PD normalisht që do të ketë atë ndikim. Mos harrojmë që jemi individ. Nëse ne do të paraqitemi në një fushatë në 2023 të përçarë do të dalim akoma më keq se në 6 mars.

Në parim i vë faj asaj pjese të politikës që kanë konsumuar tetë mandate dhe duhej të thonin që ka një limit. Ka faj Sali Berisha sepse ka qenë pjesë e  PD gjithmonë. Në 2013 nuk mund të vish në 2025 me të njëjtën politikë dhe gabime që ka bërë. Do të doja ti besoja Berishës, por me çfarë shoh në grupin e Rithemelimit jam i prirur të mos e besoj. Është e lehtë për ta thënë por vështirë për ta bërë”, tha ai.

Zgjedhjet që do të mbahen në 22 maj për kryetarin e ri, Hoxha i sheh si garë me fitues të përcaktuar.

“Zoti Elezi ka vlerësim nga ana ime si kontribues. Mendoj që është një garë që e ka të përcaktuar fituesin. Por zoti Elezi ka mundësinë që të ketë platformën e tij”, tha ai.

Ndërkohë që pritet një vendim gjykate, deputeti demokrat thekson se do të jetë gjithnjë në PD. “Lufta de jure për vendimet e gjykatës nuk është ajo që duhet të ishte. Ne e respektuam vendimin e parë të gjykatës dhe po presim një vendim të apelit. Unë jam pjesë e PD. Nëse me vendim gjykatë PD do jetë ajo që do të jetë unë jam pjesë e PD. Unë di që ka një PD dhe do të jem pjesë”, u shpreh ai.

/a.r

Next Post
“Harta e re gjyqësore, urgjente”/ Paralajmërimi i kryeprokurorit: Duhen masa drastike në sistemin e drejtësisë

Olsian Çela raporton në KLP: Mungojnë 116 prokurorë në sistem! Tirana rekord procedimesh penale, kush janë prokuroritë me performancën me të dobët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In