• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kriza/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Kemi objektiv kryesor stabilitetin financiar dhe atë të çmimeve

by
25/05/2022 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori Gent Sejko siguron se Banka e Shqipërisë ka si objektiv kryesor stabilitetin e çmimeve të ndjekur nga stabiliteti financiar.

“Si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit bankar dhe institucioneve jobankare (të cilat përbëjnë rreth 95% të aktiveve financiare në treg), Banka e Shqipërisë në mënyrë të nënkuptuar ka si detyrë të ruajë stabilitetin financiar në çdo kohë”.

PHOTO-2022-05-25-12-14-34 498

Referuar zhvillimeve më të fundit në ekonominë shqiptare dhe ndikimet e krizave të viteve të fundit, Guvernatori Sejko u shpreh se stabiliteti i çmimeve ka qenë dhe duhet të mbetet objektivi më i drejtë i politikës monetare. Gjithashtu, një regjim inflacioni i shënjestruar ofron kuadrin më efektiv dhe eficient për hartimin e politikës monetare, ndërkohë që vetë kuadri i instrumenteve të politikës monetare duhet të vlerësohet dhe përditësohet vazhdimisht.

Guvernatori shtoi se kriza aktuale globale, e krijuar nga pandemia, nga konflikti Rusi-Ukrainë dhe nga kriza e çmimeve, i përballi bankat qendrore me një sërë sfidash për të cilat duhet të merreshin masa dhe të reagohej në kohë.

Ai u shpreh se detyra e bankave qendrore për ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar të ekonomive bëhet më komplekse, në prani të goditjeve të vazhduara, të forta dhe të zgjatura në kohë, si dhe të kufizimeve që politika fiskale ka si pasojë e nivelit relativisht të lartë të borxhit publik.

Në veçanti, reagimi i politikës monetare kushtëzohet nga pasojat komplekse që sjellin goditjet e ofertës, por dhe nga nevoja e kujdesit që duhet treguar për të mos dëmtuar qoftë dhe indirekt, procesin e rimëkëmbjes ekonomike.

Regjimi i politikës monetare të aplikuar nga Banka e Shqipërisë, ai i shënjestrimit fleksibël të inflacionit, ofron diskrecionin e duhur në vendimmarrje, për sa kohë ai mban parasysh si objektivin final të stabilitetit të çmimeve ashtu dhe nevojën për zbutjen e pasojave të goditjes në ekonomi.

Po ashtu, Guvernatori Sejko theksoi se regjimet alternative të politikës monetare, si psh. shenjestrimi i cmimeve apo kursit të kembimit, nuk gjejnë zbatim në rastin e Shqipërisë, kjo dhe për faktin se kostot që mund të mbartin në formën e uljes së kredibilitetit dhe të eficiencës janë të konsiderueshme.

PHOTO-2022-05-25-12-15-26 498

Ruajtja e stabilitetit financiar është komplekse dhe kërkon përfshirjen aktive të aktorëve të tjerë institucionalë. Ndaj, nevojitet një koordinim dhe bashkëpunim i vazhdueshëm me institucionet e tjera të përfshira në këtë proces. Paralelisht me të, Guvernatori theksoi se qëndrueshmëria e financave publike të vendit është rrjeta finale e sigurisë për stabilitetin financiar, dhe për këtë arsye ajo duhet të jetë një konsideratë primare e politikës fiskale.

Për rrjedhojë, duhet të krijohet një mekanizëm efektiv koordinimi midis politikave dhe instrumenteve, brenda e ndërmjet institucioneve, si dhe një komunikim i qartë dhe transparent për të shpjeguar plotësisht alternativat dhe zgjedhjet e politikave të ndërmarra nga bankat qendrore.

Guvernatori ishte i ftuar si diskutant në panelin me temë “Rimendimi i rolit të bankierëve qendrorë”, në punimet e Forumit për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) – një organizim i përvitshëm i “Euromoney” që mbledh së bashku figura të njohura të fushës politike, akademike, ekonomike e financiare nga vendet e EQL-së – për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit ekonomike në vendet e Evropës dhe më gjerë.

/e.d

Next Post
“Pajisja e dyshimtë vë në lëvizje ushtrinë”/ Eksperti i sigurisë: 10 anije shqiptare dhe të NATO-s rrethojnë Karaburunin

“Pajisja e dyshimtë vë në lëvizje ushtrinë”/ Eksperti i sigurisë: 10 anije shqiptare dhe të NATO-s rrethojnë Karaburunin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

March 1, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Platforma\Drejtuesja e muxhahedinëve, Rajavi: Vdekja e Khameneit, mbarim i despotizmit fetar!

March 1, 2026
“Të ndalet dhuna në Lindjen e Mesme”, Papa Leoni XIV bën thirrje: Paqja nuk ndërtohet me armë, por me dialog

“Të ndalet dhuna në Lindjen e Mesme”, Papa Leoni XIV bën thirrje: Paqja nuk ndërtohet me armë, por me dialog

March 1, 2026
“Turp për çdo gjykatës që rinxjerr në rrugë këta keqbërës”, Rama takon artistët në Vilën 31

“Turp për çdo gjykatës që rinxjerr në rrugë këta keqbërës”, Rama takon artistët në Vilën 31

March 1, 2026
U vra në operacionin e SHBA-së kundër Iranit/ Publikohet fotoja e parë e Ali Khameneit nën rrënoja

U vra në operacionin e SHBA-së kundër Iranit/ Publikohet fotoja e parë e Ali Khameneit nën rrënoja

March 1, 2026
Pjesë e Esteghlal, Jasir Asani siguron pas sulmeve në Iran: Jam mirë, shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet

Pjesë e Esteghlal, Jasir Asani siguron pas sulmeve në Iran: Jam mirë, shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet

March 1, 2026
Pamje të rënda nga dosja “Epstein”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

Pamje të rënda nga dosja “Epstein”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

March 1, 2026
Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

March 1, 2026
Vriten 3 ushtarë amerikanë, plagosen rëndë 5 të tjerë! SHBA-të shënojnë humbjet e para nga sulmet në Iran

Vriten 3 ushtarë amerikanë, plagosen rëndë 5 të tjerë! SHBA-të shënojnë humbjet e para nga sulmet në Iran

March 1, 2026
“U rrezikuan jetë njerëzish!”, delegacioni i BE në Tiranë dënon sulmet me molotovë në vilën e Enver Hoxhës

“U rrezikuan jetë njerëzish!”, delegacioni i BE në Tiranë dënon sulmet me molotovë në vilën e Enver Hoxhës

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In