• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza është ligjërimore

by Ilir Yzeiri
10/04/2017 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Personalisht nuk kam pasur asnjë dyshim që kriza politike në të cilën është përfshirë Shqipëria, është një spektakël banal, pa asnjë përmbajtje, është një krizë që gjendet në vetëdijen e ndrydhur politike të Sali Berishës dhe pastaj imitohet në mënyrë karikaturore nga Lulëzim Basha.

Tani kriza po përjetohet prej të gjithëve si një spektakël, si një shfaqje. Deri edhe Xhafoja nga Cakrani përdori një shenjë të karakterit letrar kur tha që Lulëzim Basha të ndërpresë recitimin. Në mënyrë të paqëllimshme, politikanët e çadrës janë shndërruar gradualisht në showmen-ë, në aktorë.

Në fakt, me rolin që luajnë në jetën publike, në një farë mënyre, politikanët janë afër rolit të aktorit, sepse përdorin fjalën, gjestet, zërin, veshjen, mimikën. Sa herë që përdoret ky përcaktim, në shkencat e komunikimit shtrohet pyetja: nëse politikanët luajnë rolin e aktorit, përse aktorët nuk bëhen politikanë?

Natyrisht këto janë hamendësime teorike, por gjithsesi të çojnë drejt një thelbi të vërtetë. Shumica e studiuesve mendojnë se politikanët luajnë ashtu siç bëjnë aktorët, pra kanë një rol, përdorin zërin, gjestet, mimikën, veshjet dhe kanë po ashtu edhe një skenë apo një platé dhe, më në fund, kanë atë që çdo aktor e ëndërron – publikun.

Mirëpo, ne të gjithë e dimë që ata nuk janë aktorë, por politikanë (me përjashtim të rasteve kur aktorët bëhen edhe deputetë). Ndërsa një aktor që i qëllon të luajë rolin e një politikani në teatër ne asnjëherë nuk e ngatërrojmë me një politikan.

Ku qëndron dallimi ? Dallimi qëndron te teksti që recitojnë dhe te roli që luajnë. Një aktor në teatër reciton një tekst të shkruar më parë, të njohur nga publiku ose edhe jo. Reciton një tekst që ka një autor të caktuar. Ky tekst apo drama që ai reciton në teatër, njihet nga të gjithë dhe është një vepër artistike, që do të thotë se është ireale, në kuptimin që ngjarja që tregohet në atë dramë nuk ka ndodhur në jetë, por është krijim i fantazisë së autorit edhe në rastet kur ajo është nxitur nga ndonjë ngjarje reale që ka ndodhur në jetë.

Ndërsa teksti i politikanit apo i liderit politik ka për autor vetë liderin, pra ai është edhe autor edhe aktor i tekstit që reciton. Ndryshe nga drama, teksti politik është një tekst që ndërtohet mbi një ngjarje apo mbi një perceptim real. Politikani flet për sende e ngjarje reale, në kuptimin që ato ngjarje kanë ndodhur, janë parë, për ato ka të dhëna, dhe referenca. Ndryshimi i fundit ka të bëjë me efektin që prodhon teksti dhe është ajo që Aristoteli e quante « katarsis ».

Në teatër spekatori, duke parë aktorët në skenë e duke ndjekur dramën, ndien një lloj shtrëngimi shpirtëror që e detyron të bëhet njësh me emocionet e heroit të dramës, të vuajë si ai, të kënaqet si ai, të trishtohet si ai dhe në fund të dalë nga shfaqja më i filtruar shpirtërisht, më i pastruar ose më i ngarkuar. Ndërsa kur dëgjon një politikan, publiku mëson të vërteta që ai nuk i dinte më parë dhe frymëzohet që në zgjedhjet politike të jetë më i vëmendshëm dhe të ndjekë instiktin e së vërtetës që i vjen edhe përmes tekstit politik. Po çfarë po ndodh në çadër? Ka mbi 40 ditë që Lulëzim Basha përsërit të njëjtin tekst.

Në fillim, kur ai u shpalli mbështetësve të tij se kemi përballë një qeveri të krimit, një vend të mbuluar me drogë, se zgjedhjet me këtë qeveri të krimit nuk mund të bëhen, efekti i parë që duhet të prodhonte, do të duhej të ishte zemërimi popullor.

Në Rumani fjala vjen qeveria hartoi një projektligj që e rriste masën e shpërdorimit që u lejohej zyrtarëve deri në përafërsisht 40 mijë dollarë dhe publiku nuk priti të ndërtohej në Bulevardin e Bukureshtit asnjë çadër, por mbushi sheshet  dhe e detyroi qeverinë të tërhiqej.

Në Paraguajin e largët, parlamenti miratoi një ligj që i jepte të drejtën e rizgjedhjes presidentit në detyrë për një mandat të tretë dhe mundësonte të rizgjidhej edhe presidenti i opozitës që kishte kaluar dy mandate. Populli doli në rrugë dhe dogji selinë e Parlamentit, policia vrau katër protestues. Ndërsa këtu te ne teksti që reciton Lulëzim Basha nuk prodhon asnjë efekt në publik, sepse është një tekst propogandistik i ndërtuar me një gjuhë të drunjtë që i ngjet teksteve të diktatorëve komunistë që shanin kapitalizmin natë e ditë duke e treguar atë vend si të mbytyr nga droga, nga prostitucioni dhe degjenerimi borgjez.

Këto pamflete politike i kanë lodhur shqiptarët dhe sot nuk bindet askush. Ndaj edhe Lulëzim Basha dalngadalë po i ikën rolit të tij si politikan dhe po bëhet një aktor i keq që reciton tashmë një tekst që, për fat të keq, shqiptarëve u kujton fjalimet plot sharje e fyerje të Enver Hoxhës kundër kapitalizmit. Pikërisht ky kalim i tekstit politik nga një tekst real në një monolog virtual e bën qesharak folësin dhe situatën e bën komike dhe e kthen politikanin nga politikan në aktor.

Tani të gjithë e përfytyrojnë çadrën si një aneks të emisionit të mirënjohur “Portokalli”, me ndryshimin e vetëm se aty të bën për të qeshur vetëm një aktor. Ndaj edhe Xhafoja nga Cakrani, në mënyrë të pëvetëdijshme, shfaqi emocionin e spektatorit sipas Aritotelit. Ai ishte jo nën efektin e arsyetimit tragjik që dëshiron të prodhojë Lulëzim Basha me tekstin e tij të luftës kundër kapitalizmit të kalbëzyer, jo, ai ishte nën efektin e “katarsisit” aristotelicien dhe po provonte në trup emocionet dhe drithmat e turpit dhe të përqeshjes. Meqenëse e ndiente veten si pjesë të atij teksti që reciton Basha, ai në mënyrë të pavetëdijshme tregoi efektin që po prodhon aktori Basha te spektatorët që e ndjekin.

Natyrisht Xhafoja ishte më i sinqerti ndër ata spektatorë, ndaj tha se u bëmë gazi i botës. Të tjerët e ndiejnë këtë efekt, por nuk kanë guximin dhe sinqeritetin e Xhafos nga Cakrani.

Next Post
Shembja e disa objekteve në Fier, PD kallëzon penalisht kryebashkiakun socialist

Shembja e disa objekteve në Fier, PD kallëzon penalisht kryebashkiakun socialist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat/ Rama publikon videon, tjetër thirrje studentëve për dialog

Protestat/ Rama publikon videon, tjetër thirrje studentëve për dialog

November 2, 2026
Reshje shiu dhe dëbore, çfarë na pret në 3 ditët e ardhshme?

Moti i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit

November 2, 2026
Tragjedi në Florida, 9 viktima nga rrëzimi i avionit privat, detaje tronditëse nga komunikimet e fundit të pilotit

Tragjedi në Florida, 9 viktima nga rrëzimi i avionit privat, detaje tronditëse nga komunikimet e fundit të pilotit

November 2, 2026
Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e vendit

Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e vendit

November 2, 2026
FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance

FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance

November 2, 2026
Ukraina dhe Rusia përballen me sulme kibernetike ndaj sistemit të tyre të alarmit për sulme ajrore

Ukraina dhe Rusia përballen me sulme kibernetike ndaj sistemit të tyre të alarmit për sulme ajrore

November 2, 2026
Trump vijon fushatën elektorale, u bën thirrje amerikanëve të votojnë për republikanët

Trump vijon fushatën elektorale, u bën thirrje amerikanëve të votojnë për republikanët

November 2, 2026
Tragjedi në Florida, avioni privat rrëzohet në një zonë të banuar, humbin jetën 9 personat në bord (VIDEO)

Tragjedi në Florida, avioni privat rrëzohet në një zonë të banuar, humbin jetën 9 personat në bord (VIDEO)

November 2, 2026
Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In