• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza energjetike/ Peleshi i përgjigjet opozitës: Menaxhimi i saj, me mjete që nuk prekin konsumatorët dhe bizneset

by Java News
13/10/2021 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një statusi ka reaguar për krizën energjetike thekon se, “kjo krizë energjetike që ka filluar të prekë ekonominë botërore nuk vjen për mirë. Ajo do të prekë financat tona dhe kjo nuk është as në dorën e qeverisë, as në dorën e opozitës shqiptare. Kryeministri ka garantuar se menaxhimi i krizës do të bëhet me mjete dhe burime që nuk prekin çmimin e energjisë për konsumatorët dhe bizneset”.

“Opozita nuk mund të pretendojë më tepër se kaq. Premtimet për dyfishim pagash, trefishim pensionesh, katërfishim subvencionesh apo zerim taksash, mbeten lojë populiste dhe spekulim”, shprehet Peleshi.

“Si mund të rriten shpenzimet për paga, pensione, subvencione duke i ulur të ardhurat nga tatim-taksat në buxhet? Populistët nuk i përgjigjen asnjëherë pyetjes: “Si do ta bëni?”, por i përgjigjen me zell pyetjes: “Çfarë do të bëni?”. Veçse, çfarë duhet të bëjmë sot në Shqipëri nuk është rritja e pagave dhe pensioneve me urdhrin e peshkut, por është një politikë afatgjatë për rritjen e produktivitetit”, thekson ai.

“E thënë thjesht, sa prodhojmë me burimet që kemi në dispozicion. Në të dhënat e Bankës Botërore për vitin 2015 (ndjesë për mungesën e të dhënave më të freskëta) në Shqipëri, një i punësuar prodhonte në vit mesatarisht 28.300 euro produkt të brendshëm bruto (GDP). Ndërkohë, në të njëjtin vit, një i punësuar në Bullgari prodhonte 40.000 euro GDP, në Kroaci 54.000, në Estoni 56.000 dhe në BE mesatarisht 81.000 euro GDP”, shton Peleshi.

“Rritja e produktivitetit nuk është çështje masash. Produktiviteti ka disa fjalë kyçe të tjera, të ndryshme nga ato që propozon opozita në paketat magjike. Këto fjalë nuk janë rroga, pensione, subvencione, përjashtime nga taksat. Fjalët kyçe që lidhen me politikën afatgjatë për rritjen e produktivitetit janë: dije, inovacion, teknologji”, nënvizon ministri Peleshi.

“Nëse një fermer përdor dijen, pra nëse këshillohet me specialistët e duhur dhe përdor teknologji të kohës, vlera e produkteve të fermës së tij do të disafishohet. Nëse krahasojmë të ardhurat nga një sipërfaqe e mbjellë me grurë, me të ardhurat nga një serë me të njëjtën sipërfaqe, raporti është 1:100. Thënë ndryshe, produktiviteti është 100-fish më i lartë në rastin e dytë. Pra, politika e mbështetjes së serrave nuk duhet parë si një zgjedhje e rastit, por si qasja e duhur drejt rritjes së produktivitetit në bujqësi.

Rritja e shpejtë e eksporteve bujqësore është prova kuptimplotë e kësaj politike. Vendet perëndimore, të cilave iu referohemi, i kanë filluar prej dekadash politikat për rritjen e produktivitetit, ndaj sot janë shumë para nesh. Nëse marrim shembullin e produktivitetit të Holandës, në sektorin e bujqësisë, shifra është shokuese: Holanda ka më pak se dyfishin e sipërfaqes së Shqipërisë por eksporton 790 herë më tepër (në vlerë) produkte bujqësore se Shqipëria. Holanda e ka sipërfaqen 415 herë më të vogël se Rusia, por eksporton 8-9 herë më tepër produkte bujqësore. Pra produktiviteti bën diferencën”, shprehet ai.

“Ky shembull i thjeshtë parathotë proceset që duhet të ndërmarrë e gjithë shoqëria jonë, duke investuar së pari, në dije, inovacion e teknologji. E thënë me fjalë të tjera, rritja e produktivitetit nuk është çështje e lëvizjeve buxhetore brenda zërave të buxhetit të shtetit, por është një lëvizje shoqërore për inovacion. Burimet financiare të nevojshme për të përballuar këto procese nuk janë pengesë por mundësi që krijohet sapo të realizohen tre faktorët e parë të produktivitetit – dija, teknologjitë  e reja dhe inovacioni”, thekson Peleshi.

“Le të supozojmë se qeveria vendos të rritë pagën minimale në 500 euro me një VKM. Ajo që do të pasojë është falimenti i gjithë sektorit të fasonerisë, pra dhjetëra mijëra punëtorë do të mbeten pa punë. Kjo sepse, deri tani ky sektor është mbështetur te kostoja e ulët e krahut të punës. Por ky është një avantazh krahasues i përkohshëm dhe në konflikt me rritjen. Nëse ky sektor, mbështetur te fuqia e kreativitetit dhe inovacionit, do te mbyllë këtu në Shqipëri të gjithë ciklin  e prodhimit dhe shitjes, nga krijimi i dizenjove e deri tek eksporti te bleresit e dorës së parë, atëherë do ta ketë më të mundur të përballojë edhe rritjen e pagave të punonjësve. Kështu ndodhi në Barcelonë, ku lulëzoi industria e veshjeve falë kreativitetit të disa kompanive si Zara, Pull&Bear, Stradivarius, Bershka, Desigual, etj. Natyrisht që në këto kompani punëtori paguhet disa herë më tepër se në Shqipëri dhe industria, falë produktivitetit të lartë, nuk falimenton por vetëm rritet”, shkruan Peleshi.

“Biznesi i madh apo i vogël që e bazon konkurueshmërinë në treg te kostoja e ulët e fuqisë punëtore, pa rritur produktivitetin, do të falimentojë të nesërmen e rritjes pa kriter të pagës minimale”, nënvizon Peleshi.

“Po marr edhe një shembull tjetër. Pse specialistët e programimit dhe shërbimeve digjitale në Shqipëri paguhen 2-5 herë më shumë se specialistët e bujqësisë? Sektori i teknologjive digjitale ka produktivitet të lartë, sepse përdor dijet dhe teknologjitë bashkëkohore e për rrjedhojë krijon produkte me vlerë të lartë. Pra rritja e produktivitetit sjell rritjen e pagave dhe jo anasjelltas. Duke e thjeshtuar mund të themi se, kur mesatarisht të dy-trefishojmë produktivitetin në të gjithë sektorët mbështetur tek ekonomia e dijes, atëherë edhe pagat e pensionet në Shqipëri do të jenë të krahasueshme me BE”, shton Peleshi.

“Rritja e produktivitetit në të gjithë sektorët do të shtojë burimet për shërbime më të mira publike, për më shumë investime në infrastrukturë, por edhe mbrojtje e siguri kombëtare. Ndaj vendosja e inovacionit dhe transformimit digjital në prioritetet e programit të qeverisë, krahas synimit për ndërkombëtarizimin e universiteteve, është një lajm më i mirë se sa premtimet e vjetruara në stil dhe në përmbajtje të opozitës shqiptare”, shton Peleshi.

“Edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare ne po rimodelojmë dijen në Akademi dhe Forcat e Armatosura, po investojmë në teknologji të reja dhe po ndërtojmë ekosistemin e inovacionit. dija, inovacioni dhe teknologjia janë rruga. Të tjerat janë humbje kohe në një Shqipëri që nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur”, përfundon Peleshi.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In