• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kriza energjetike/ Eksperti: Problematike shitja dhe blerja e energjisë në të njëjtën kohë, shumë shpejt drejt normalitetit

by Java News
01/11/2021 23:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ai theksoi se ka disa problematika, një ndër to shitja dhe blerja e energjisë nga koorporata të mëdha në të njëjtën kohë, nga KESH-i në shitje dhe OSHEE në blerje. Elezi tha se shumë shpejt do shkojmë drejt normalitetit.

Eksperti i energjetikës, Eduard Elezi, i ftuar në Report Tv në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ tha se sektori i energjetikës është një ndër sektorët më jetik të Shqipërisë.

Ai u shpreh se i gjithë konsumi i energjisë i prodhuar në vend, gjithashtu edhe importi, i shërben qytetarëve dhe gjithë biznesit. Eksperti tha se KESH-i mbulon mbi 65 për qind të konsumit që kanë qytetarët shqiptarë.

Ai theksoi se ka disa problematika, një ndër to shitja dhe blerja e energjisë nga koorporata të mëdha në të njëjtën kohë, nga KESH-i në shitje dhe OSHEE në blerje. Eksperti Elezi tha se ka dy tregje energjie në vend, ai i hapur, dhe tregu i rregulluar.

Lidhur me sektorin energjetik, Elezi preku disa çështje si dhe tregoi lëvizjen e çmimeve të energjisë në bursë.

Më tej, Elezi tha se presim reshje dhe shumë shpejt do të shkohet drejt një normaliteti.

Çfarë e ka shkaktuar krizën?

“Ne kemi dy tregje të energjisë, tregu i hapur, ku blihet e shitet me shumicë energjia nga tregtarët e ndryshëm, marrin nga jashtë dhe i shesin Shqipërisë dhe konsumatorëve të lidhur me tensionin e lartë, dhe tregu i rregulluar, furnizimi dhe shërbimi ndaj qytetarit shqiptar, dhe i biznesit që janë në nivele tensioni nga 35 kilovolt, që i përket OSHEE.

Tregu i rregulluar është një keqmenaxhim 8-vjecar. Po t’i referohemi tarifave të energjisë, ka që në 2014-2015, tarifa është 85 euro për megavat për qytetarin, konsum familjar dhe për biznesin diku tek 110 për megavat. Bursat rajonale  referuar 8-vjeçarit, mesatarja është 40-45 euro për megavat.

Prodhimi vendas është Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare dhe HEC-et e vegjël. Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare mbulon mbi 65 për qind të konsumit që kanë qytetarë shqiptarë. Sasia e energjisë së prodhuar në vend, i shërben qytetarëve, e garantuar, prodhim vendas. Pjesa tjetër është importi. Operatori Shpërndarës, merr nga importi për mbulimin e humbjes nga rrjeti shpërndarës.

KESH për shkak të motit ka një prodhim i cili është kampion ndër vite prodhim. Vetëm KESH dhe HEC-et e vegjël kanë arritur gati 7 teravat prodhim. Konsumi për muajin deri sa u anuçua kriza, është 5.4 teravat. Ne jemi de faco eksportues neto për vitin 2021. Çfarë ka ndodhur, ka dy problematika.

E para, shitja dhe blerja e energjisë nga koorporata të mëdhaja në të njëjtën kohë, nga KESH-i në shitje dhe OSHEE në blerje. KESH-i ka shitur me çmime të lira dhe OSHEE ka blerë me çmimet e tregut plus.

Kemi shitur energji, tregtarëve të ndryshëm. Problem është se po në të njëjtën kohë ka blerë sasi OSHEE energji. Me çmim tregu plus kostot e transportit.”-tha Elezi.

Në të njëjtën kohë KESH-i shiste energji, dhe OSHE e blinte?

“Ka një detyrim që i kanë vendosur KESH-it për furnizimin e OSHEE, detyrim që e vendosin në fillim të vitit. Sasitë detyrim të KESH-it ndaj OSHEE janë 4 teravat, pjesa tjetër KESH-i bën çfarë të dojë. Janë nën ombrellën e një ministrie, por veprojnë si të pavarura. KESH e furnizon OSHEE me tarifë të rregulluar. OSHEE do blejë për humbjet dhe plotësimin e nevojave të konsumatorit. Ka një problem ligjor.

Nga viti 2017 ka ndryshuar ligji, modeli i tregut si do të funksionojë. Këto blerjet e shitjet e energjisë, menaxhimin e energjisë e ka pasur KESH-i, dhe blerjen e humbjeve. Tani ka ndryshuar. Brokerat e shfrytëzojnë, një ndryshim i pamenduar, apo i menduar, kanë blerë me 50 euro dhe e kanë shitur ndaj OSHE me 140 euro. S’ka shkelje ligjore, por energji nuk ka dalë jashtë, merret nga KESH-i dhe i është çuar OSHEE. Ti ke prodhuar 7 teravat, ke shitur 5 teravat.”-tha Elezi.

Një kompani tjetër është ajo e transmetimit, OST-ja, e cila së fundmi ishte konceptuar si një bursë lokale apo rajonale e energjisë, përse nuk funksonon si bursë, përse nuk u ngrit, ku të shitet dhe blihet energjia në kohë reale, mos të jemi peng i dy-tre brokerave?

“Për lidhjen me bursën shqiptare, ka qenë për një treg të përbashkët, për të krijuar bursë ballkani, rajoni i 7 quhet dhe nga konjukturat e tregut që ballkani i ka të vazhueshme, ish-Jugosllavia, kanë qenë menaxhuar në Serbi, është shumë e vështirë të operohet në ecuri të mëtejshme.

Në fillim patëm menduar një treg të përbashkët me Kosovën, sepse bursa shqiptare nuk ka kuptim, jemi shumë minor. Duke pasur një prodhim në harmoni me njëri-tjetrin, ne kemi hidro ato kanë termo, duke investuar në linjën 400, duke krijuar një dispeçerim, u nisën shumë aspekte legale që të ketë një funksionim, shkuam deri tek treguar më i avancuar euopian e botëror, doli një vendim qeverie në 2015 dhe thanë bursa shqiptare, që kishte disa rregulla të përkohshme. Bursa shqiptare nuk është funksionale dhe nuk do bëhet. Jemi treg minor, shumë i vogël, ndërsa bashkimi me Kosovën do i jepte kupim bursës, por Kosova ka probleme me transmetimin.”-tha ai.

Si mund të realizohet, nëse bashkohen dy sistemet energjetike ai i Kosovës dhe i Shqipërisë? Është e vetëmjaftueshme?

“Dy tregjet janë importuese të energjisë. Do të kishim ulje të nevojave tona sepse Kosova kërkon energji ditën, dhe Shqipëria e prodhon përmes hidros.”-tha Elezi.

Si do jetë dimri?

“Janë cikle që kanë ndodhur, ciklet e muajve shtator-tetor-nëntor ka pasur dhe rritje të çmimeve të bursave, ka shkuar edhe 140 euro për sasite e energjisë, ka pasur çmime dhe më të larta se kaq. Në muajt e reshjeve nga dhjetori në fund të prillit, është cikli i reshjeve në vend.

Ka momente që edhe mund të eksportojë energji, mendoj se do kemi një cikël normal, kemi një kurbë në rritje, por natyra është natyrë. Ky vit parashikohet me reshje, dhe fundin e nëntorit dhe dhjetorit do kemi një përmirësim të gjendjes në prodhim vendas. Janë cikle politike, gjeo-ekonomike, mendoj se shumë shpejt do shkohet drejt një normaliteti.”-tha Elezi. Shqiptarja.com

Next Post
Wesley Clark premton: Administrata Biden do t’i kushtojë vëmendje Ballkanit

Clark flet për Hashim Thaçin dhe UÇK-në e vitit 1999: Ata ishin tepër të vendosur  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

March 5, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

March 5, 2026
“Për ty kam numrin me 0900″, Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer! Ai numër shërben për…

“Për ty kam numrin me 0900″, Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer! Ai numër shërben për…

March 5, 2026
“Ejani, ju presim”/ Ministri iranian sfidon Trumpin për një operacion tokësor: Plani A për një fitore të shpejtë, ju dështoi

“Ejani, ju presim”/ Ministri iranian sfidon Trumpin për një operacion tokësor: Plani A për një fitore të shpejtë, ju dështoi

March 5, 2026
President nga populli! Miratohen amendamentet kushtetuese, pritet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

President nga populli! Miratohen amendamentet kushtetuese, pritet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

March 5, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

March 5, 2026
Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

March 5, 2026
BE paralajmëron për luftë civile në Iran/ Italia, Spanja, Franca dhe Holanda po dërgojnë asete ushtarake në Qipro

BE paralajmëron për luftë civile në Iran/ Italia, Spanja, Franca dhe Holanda po dërgojnë asete ushtarake në Qipro

March 5, 2026
Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

March 5, 2026
“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In