• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kriza ekonomike e Turqisë favorizon të huajt, “dynden” bullgarët

by Java News
27/12/2021 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turqia ndodhet në krizë ekonomike, shoqëruar me çmime të larta dhe zhvlerësim të monedhës vendase. Por, situata duket e volitshme për turistët e huaj. Rënia e monedhës turke, në nivele historike gjatë muajit dhjetor, ka tërhequr javët e fundit një numër të madh blerësish nga Bullgaria, që hyjnë në Turqi nëpërmjet kufirin perëndimor të vendit.

Një nga tregjet e qytetit turk, Edirne është i mbushur me blerës nga Bullgaria. Ndalesa e parë e tyre janë në pikat e shkëmbimit të valutës.

“Jemi nisur me autobus rreth orës 3 të mëngjesit. Jemi një grup i vogël. Nuk pritëm shumë në kufi. Pasi mbërritëm në Edirne këmbeva 200 leva (bullgare) dhe vlenin 1150 lira (turke) është shumë mirë për ne“, thotë Hatice Ahmedova, turiste bullgare.

Gulfiye Osinova, 60 vjeç, thotë se ka ardhur të blejë dhurata për fëmijët e nipërit.

“Këtu është me mjaft leverdi për të blerë. Do të blej rroba e ushqime. Bullgaria është shumë më shtrenjtë. Kam ndërruar 500 Leva, e më mjaftojnë për të gjithë”.

Turqia po vuan nga një krizë ekonomike me shifra zyrtare të inflacionit mbi 21%, gjë që ka ndikuar tek çmimet e ushqimeve, karburantit dhe pajisjeve shtëpiake. Por për bullgarët, ky është një rast i mirë dhe ata largohen nga vendi me bagazhet e mbushura plot, kryesisht me ushqime. Dhjetori ishte muaji më i paqëndrueshëm për lirën turke, e cila arriti nivelin më të ulët historik, duke humbur më shumë se 60% të vlerës së saj ndaj dollarit.

Por prej 20 dhjetorit lira ka nisur të stabilizohet, pasi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi masa të reja financiare për të mbrojtur depozitat në lira nga luhatjet e monedhës. Bulent Reisoglu, presidenti i shoqatës së tregut ‘Ulus’ në Edirne, thotë se numri i të huajve është katërfishuar gjatë javëve të fundit.

“Parkingjet janë të mbushura me makina bullgare, është bërë pothuajse e pamundur të shihen targat e Edirnes apo Stambollit. Ata blejnë si të çmendur, blejnë pesë ose dhjetë gjëra nga i njëjti mall, me logjikën e shitjes së tyre ose duke menduar se nuk do t’i gjejnë më dot“.

Disa blerës vijnë edhe nga Greqia fqinje.

“Kam ardhur nga Gumulcu i Greqisë. Shkëmbeva 100 euro dhe bleva dhurata për vete dhe familjen, jam shumë e lumtur”, thotë Esra Molla, turiste greke.

Pavarësisht rimëkëmbjes së lirës në javën e fundit, monedha turke ka humbur gati 40% të vlerës së saj këtë vit, shkaktuar nga këmbëngulja e Presidentit Erdogan për të ulur normat e interesit, të cilat aktualisht janë në 14%. Parimet ekonomike sugjerojnë se inflacioni mund të ulet duke rritur normat e interesit, por zoti Erdogan mbështet të kundërtën. Programi i tij i ri ekonomik, parashikon kredi me norma të ulta interesi, eksporte të larta e rritje të madhe ekonomike. Por, turqit vazhdojnë të presin në radhë të gjata për bukë, e në të ftohtë, në kushtet kur fuqia e tyre blerëse ka rënë. Zoti Erdogan u ka kërkuar bizneseve turke që të ulin çmimet derisa lira të stabilizohet, por kjo nuk ka shenja se do të ndodhë së shpejti.

Marrë nga “VOA”

 

g.kosovari

Next Post
VIDEO: Befason Kryemadhi, ngjitet në skenë me birrë në dorë dhe ia merr këngës

VIDEO: Befason Kryemadhi, ngjitet në skenë me birrë në dorë dhe ia merr këngës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In