• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza e Rinasit reflekton ‘stresin’ e Ilir Metës dhe Sali Berishës për 25 Prillin

by
07/04/2021 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ndërsa ushtria po merr nën kontroll ndërtesën e Albkontrollit në Aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Rinasit në Shqipëri, Presidenti I vendit Ilir Meta, është duke inkurajuar një bërthamë njerëzish të LSI dhe PD brenda Albkontrollit të rezistojnë. Ajo që po ndodh në Aeroportin e Rinasit, është qartazi një nga betejat që Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë planifikuar në axhendën e tyre të destabilizimit të vendit në prag të zgjedhjeve.

Emër për emër, ata që janë vetshpallur grevist, janë militantë të punësuar nga LSI dhe Partia Demokratike dhe tani po I përgjigjen një thirrje për luftë nga ata që i kanë punësuar.

Kjo nuk është një grevë ekonomike, ku ti duhet të sqarosh sa e kanë ata pagën dhe pse u është ulur për shkak të pandemisë. Ata do ta bënin atë dhe sikur tu ishin rritur pagat. Rinasi është është përzgjedhur nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, si një pik kyçe nga ku ata mund të destabilizojn vendin, duke bllokuar trafikun ajëror ndërkombëtar. Prandaj çdo debat mbi pagat e tyre, edhe pse janë shumë të larta për tu pasur zili, është I padobishëm. I vetmi motiv I tyre janë teserat e partisë që mbajnë në xhep dhe jo zarfat e pagave.

Duke shfrytëzuar statusin profesional të kontrollorëve, si profesionist të çertifikuar, ata sot në të vërtet po përpiqen ta vënë këtë monopol profesional në shërbim të kauzës politike të Ilir Metës dhe Sali Berishës të cilët kanë vendosur që destabilizimin të filloj nga Rinasi.

Si në çdo veprim politik të kohëve të fundit, këtij akti I janë bashkangjitur dhe “kontrollorët” e Albin Kurtit nga Kosova, të cilët çuditërisht në një tekst të shkruar me dialekt Skrapari, I kërkojnë qeverisë të negociojë me ta, dhe të mos I shpall “armiq” të vendit.

Njësoj siç kanë kordinuar me Albin Kurtin për mos pranimin e vaksinave nga Shqipëria, njësoj siç I kanë rekomanduar Albin Kurtit mbylljen e kufirit me Shqiëprinë, nga frika se mos qytetarë të Kosovës vijnë vaksinohen në Kukës, njësoj dhe sot, I kanë rekomanduar mbështetje për “grevën” e Rinasit, që revolucioni I nisur të ketë dhe mbështetje nga Kosova.

Kjo është e gjitha një krizë e prodhuar nga politika dhe përgjigjia duhet të jetë e tillë. Nuk është as çështje rrogash, as çështje “stresi” kontrollorësh, por çështje e “stresit” disa vjeçar të Ilir Metës, I cili po përdor një sektor delikat të Sigurisë Kombëtare në aleancë me partnerët e tij në opozitë, për të hequr stresin e humbjes më 25 Prill.

Ndaj përtej tejkalimit të krizës nga ana profesionale, izolimit të kontrollorëve grevist dhe zëvendësimit të tyre me profesionist të tjerë, qoftë dhe nëse kushton disa ditë, duhet të administrohen deklaratat dhe mbështetja politike për këtë operacion kundër sigurisë kombëtare në vend. Presidenti duhet trajtuar sipas nenit të Kushtetutës që e konsideron fajtor, kur kapet në flagrancë të kryej akte që cenojnë Sigurinë Kombëtare në vend. E keni në Vlorë duke kryer një akt të tillë. Është koha të zbatohet kushtetuta, meqë e ka merak!

Next Post
KUJTIMET: Si i shkarkoi Ronald Reagani 11,345 kontrollorë të trafikut ajror

KUJTIMET: Si i shkarkoi Ronald Reagani 11,345 kontrollorë të trafikut ajror

Comments 1

  1. Lili says:
    5 years ago

    Turp,per Berishen dhe shuue turp per Ilir Meten

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Doli i katërti me logon e PD, Bejko: Kush mbështet berishizmin është antiamerikan

“Ra fabula e Ramaduro dhe heqjes së ‘non gratës’, Bejko: Berisha i kënaqur që Rama do shkojë te Trump

January 26, 2026
VIDEO/Dhuna e opozitës dhe mosbindja civile, Koçi: PD ka në thelb fytyrën anarkiste të Sali Berishës

“Vizita e Ramës në Izrael ndikon te Trump”, Koçi: Kontratë e re e SHBA me shqiptarët, erdhi pas…

January 26, 2026
Makina e bashkëshortes u përfshi nga flakët, ish-drejtori i burgut të Reçit: Fëmijët e mi e panë skenën

Makina e bashkëshortes u përfshi nga flakët, ish-drejtori i burgut të Reçit: Fëmijët e mi e panë skenën

January 26, 2026

Pse Parlamenti izraelit e vlerësoi fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë?

January 26, 2026
I dënuar me 14 vite burg për trafik kokaine, ekstradohet në Itali 48-vjeçari

“Liberterra III”, goditje globale trafikut njerëzor, shkatërrohen 2 grupe kriminale në Shqipëri, 27 të arrestuar

January 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Teknologjia e gënjeshtrave duke keqpërdorur drejtësinë

January 26, 2026
Përjashtimi i deputetëve/ Nënkryetari i PD: Për mua lista duhet të kishte dhe të tjerë. Akt administrativ, i ishin bashkuar Berishës

“Rama në Izrael përfaqësoi historikun e Shqipërisë”/ Bejko: Berisha politikani më i izoluar pas Enver Hoxhës

January 26, 2026
A filloi drejtësia e re të gjykojë vetveten në standard, aq sa ka gjykuar politikën me paraburgimin si statistikë?

A filloi drejtësia e re të gjykojë vetveten në standard, aq sa ka gjykuar politikën me paraburgimin si statistikë?

January 26, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

Kush do mashtrohet apo fejohet… Meri Shehu parashikon ardhjen e gjërave të mëdha, shenja që “fiton” 5 yje

January 26, 2026
Të gjithë në Arabinë Saudite? Jo më. Nga Neymar te Cancelo, emrat e mëdhenj që hoqën dorë nga paratë

Të gjithë në Arabinë Saudite? Jo më. Nga Neymar te Cancelo, emrat e mëdhenj që hoqën dorë nga paratë

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In