• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza e refugjatëve,Rama në Slloveni: Muret nuk janë zgjidhje, ndërveprim

by Aalison Pearse Stevens
06/09/2016 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit Edi Rama teksa ka folur në forumin strategjik në Bled të Sllovenisë për çështjen e refugjatëve, ka thënë se muret nuk janë zgjidhje, por duhet ndërveprim mes vendeve. Rama ka theksuar po ashtu se reforma e Bashkimit Europian është e nevojshme, ndërkohë që ka theksuar domosdoshmërinë e zgjidhjeve të përbashkëta.

Përveç kësaj, Rama është shprehur se është e pamundur në nivel kombëtar  që të zgjidhen çështjet globale, por ka thënë se duhet reformim i institucioneve me qëllim që të përballen me ndryshimin nga globalizmi.

“Bindja ime është se ne po përballemi në nivel kombëtar me gjera që janë gjithnjë e më shumë jashtë mundësive tona për t’i kontrolluar dhe të cilat duhet të kontrollohen në nivel global dhe me më shumë ndërveprim. Sigurisht, reforma e Bashkimit Europian është absolutisht e nevojshme, por kur dhe si mund ta bëjmë këtë reformë në këto kushte. Kushte kur kemi parë në mes të krizës së refugjateve, vende si Sllovenia, si Kroacia, të cilët janë anëtare të BE-së, por jo nga vendet më të fuqishme dhe të pasura dhe pastaj Serbia dhe Maqedonia, që nuk janë vende anëtare të BE-së, por që aspirojnë te bëhen, të cilat u sollën shumë më mirë dhe në mënyrë shumë më europiane sesa disa vende shumë më të pasura europiane dhe që mendojnë se çdo gjë varet nga gjeografia dhe që për shkak të vendndodhjes së tyre gjeografike, Sllovenia, Maqedonia, Sllovenia, Serbia, Kroacia , Greqia sidomos, duhet t’i marrin të gjithë, dhe për shkak të vendndodhjes gjeografike, disa vende të pasura të thonë “jo”. Ku janë vlerat europiane këtu? Çfarë kuptimi ka e gjithë kjo? Dhe ata mendojnë në mënyrë të gabuar se duke i mbajtur jashtë kufijve të tyre, nuk do të preken. E kundërta është e vërtetë” tha Rama.

Zërat për braktisjen e projektit europian, Kryeministri i cilësoi si mungesë vizioni mbi botën e sotme. Askush, në vlerësimin e Kryeministrit, nuk mund të ndërtojë një vend më të sigurt në shtëpi, nëse nuk do të jemi të ndërlidhur.

“Brenda BE-së ka akoma një problem shumë të madh në lidhje me koordinimin e inteligjencës. Imagjinoni tani, nëse gjithsecili do të shkojë për hesap të vet, në një botë ku ka gjithnjë e më shumë nevojë për koordinim, si do shkojnë punët përsa i përket sigurisë. Këta njerëz që thonë “ta lëmë Europën, të shkojmë në kështjellën tonë dhe të mbrohemi nga barbarët”, ata nuk e kanë aspak idenë sesi do e zhvillojnë ekonominë në kështjellën e tyre. E dyta, ata nuk e marrin aspak parasysh sesi dhe sesa shumë ka ndryshuar struktura e botës dhe natyra e armikut. Pra, çështja nuk ka të bëjë më me faktin se po lufton një armik jashtë mureve të kështjellës, por një armik që gjendet në çdo oborr dhe në çdo prag. Askush nuk mund të ndërtojë një vend më të sigurt, nëse nuk do të jemi të ndërlidhur.”

Kryeministri nënvizoi se Shqipëria beson tek Bashkimi Europian dhe nuk ka nevojë për referendum për t’iu bashkuar BE-së. “Është si të bësh një referendum në lidhje me faktin nëse duam të jetojmë në histori, apo të dalim nga historia.”

Në Forum u angazhuan vendimmarrës në nivele të ndryshme, politikanë, ekspertë të sigurisë dhe opinionistë. Forumi, i cili u lançua në vitin 2006 për të promovuar dialogun e hapur mbi sfidat e kohës, politike, të sigurisë dhe zhvillimit, debatoi mbi qasjen e vendeve dhe shoqërive ndaj tyre.

ma.me

Next Post
Goli i Gashit, më i bukuri i javës ne SHBA

Tronditet Shqipëria, Gashi braktis Kombëtaren prej dëmtimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për zjarre, IGJEO: Fieri, Lezha dhe Durrësi me rrezik të lartë sot dhe nesër

I nxehti përvëlues, IGJEO jep alarmin: Ja 8 qarqet më të rrezikuara në fundjavë dhe harta e zjarreve! Mbi 500 forca dhe 4 mjete fluturuese në operacion

August 7, 2026
“Një gotë për Dorin”, mbrëmje e veçantë kushtuar poetit, shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko në prag të 24-vjetorit të vdekjes

“Një gotë për Dorin”, mbrëmje e veçantë kushtuar poetit, shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko në prag të 24-vjetorit të vdekjes

August 7, 2026
Kritikat e Ramës, jep dorëheqjen Drejtori i Zyrës së Punës në Delvinë

Rregullat e punësimit, Ministria e Financave projektligj të ri për kompanitë: Të bëhen publike pagat për çdo vend të lirë dhe kuotat

August 7, 2026
Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke! Franca i dha azil, Ankaraja e ka dënuar për terrorizëm, kundërshtare e Erdogan

Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke! Franca i dha azil, Ankaraja e ka dënuar për terrorizëm, kundërshtare e Erdogan

August 7, 2026
Një tjetër shqiptar bëhet pjesë e futbollit anglez, Armend Muslika firmos kontratën e parë profesioniste me Tottenham

Një tjetër shqiptar bëhet pjesë e futbollit anglez, Armend Muslika firmos kontratën e parë profesioniste me Tottenham

August 7, 2026
Qeveria kroate rrit pensionet e veteranëve: 3 euro për çdo muaj të kaluar në front

Qeveria kroate rrit pensionet e veteranëve: 3 euro për çdo muaj të kaluar në front

August 7, 2026
AI krijon viruse që luftojnë bakteret rezistente, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet e sigurisë

AI krijon viruse që luftojnë bakteret rezistente, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet e sigurisë

August 7, 2026
“S’mund të marrin më shumë se Rama, Begaj dhe Peleshi”, PS propozon rritjen e pagave të gjyqtarëve me 0.02%

“S’mund të marrin më shumë se Rama, Begaj dhe Peleshi”, PS propozon rritjen e pagave të gjyqtarëve me 0.02%

August 7, 2026
Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik

Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik

August 7, 2026
Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar

Turizmi pasuron bashkitë! Himara lë pas gjithë Shqipërinë në të ardhurat për frymë

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com