• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

by E S
11/01/2026 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çfarë do të thotë sot të jetosh me dinjitet? Përse ndryshimet politike në Shqipëri shpesh bllokohen, ose reduktohen në emra individësh dhe jo në projekte? Si arriti një vend që nuk plotësonte asnjë nga kushtet “klasike” për revolucion në fund të Luftës së Dytë Botërore, të mbartte peshën e plotë të diktaturës së proletariatit dhe më pas atë të një kapitalizmi periferik?

Këto janë disa nga pyetjet në qendër të bisedës me shkrimtaren, filozofen dhe akademiken Lea Ypi në episodin e ri të Apostrof Podcast. Ato janë gjithashtu pyetje që strukturojnë librin e saj më të fundit, “Të Poshtëruar”, duke vijuar analizimin e dilemave të ngritura fillimisht tek “Të Lirë”: Si formësohen, deformohen e hera-herës edhe thyhen jetët private të njerëzve nga sisteme politike që e paraqesin veten si të pashmangshme?

Biseda nis me diskutimin se sa ndryshe priten librat e Ypit jashtë dhe në Shqipëri. Për lexuesin ndërkombëtar, ata shërbejnë shpesh si prezantim me një vend dikur të izoluar dhe pak të njohur, një mënyrë për ta kuptuar Shqipërinë përmes historisë dhe memuaristikës. Për lexuesin shqiptar, nga ana tjetër, përvoja është më shqetësuese. Librat e Ypit kanë rizgjuar kujtime – personale dhe kolektive – të fjetura prej kohësh, ndërsa kanë shqetësuar kompromiset e brishta të bëra nga shumëkush me të shkuarën. Ypi thekson se për të, të shkruarit për anëtarë të familjes me identitetet e tyre reale nuk është çështje rrëfimi por filozofie: një mënyrë për të ekzaminuar pikëpyetjet politike universale përmes përvojës së jetuar dhe jo përmes teorive abstrakte.

Nga këtu, biseda zhvendoset drejt një dileme historike që duket se ende përndjek politikën shqiptare. Si arriti regjimi i dikurshëm komunist të konsolidonte pushtetin e tij në një shoqëri kryesisht rurale dhe analfabete, pa një bazë industriale dhe pa një klasë punëtore të organizuar ? Sipas Ypit, mungesa e kushteve materiale, siç përshkruhet nga teoria klasike e marksiszmit, na ndihmon të kuptojmë përse diktatura e proletariatit që u vendos pas luftës u shenjua nga kontradikta të thella, dhunë dhe deformime shoqërore.

Megjithatë, Ypi argumenton se ajo trashëgimi nuk u zhduk me rënien e regjimit, por vazhdoi të riformësojë mënyrën se si shqiptarët e shohin vetë politikën. Sot, thotë ajo, debati publik mbetet tejet i personalizuar në emra të përveçëm liderësh partiakë dhe jo i përqendruar në ide apo programme. Njëkohësisht, diskursi neoliberal duket se ka zënë vend, duke i shndërruar dështimet strukturore në faje individuale. Suksesi moralizohet si meritë personale, ndërsa varfëria dhe përjashtii trajtohen si të meta apo gabime individuale. Në një peizazh të tillë, çdo lloj përgjegjësie kolektive bëhet thuajse e pamundur, ndërsa njerëzin bëhen gjithnjë e më dyshues ndaj ideve të solidaritetit.

Kjo shpjegon jo vetëm krizën e politikës shqiptare, por edhe një krizë më të gjerë të së majtës. Edhe teksa kapitalizmi, globalizmi dhe demokracitë e konsoliduara liberale shfaqin shenja se ndodhen në vështirësi, leximet e majta të këtyre konflikteve e kanë të vështirë që të dominojnë narrativën. Përkundrazi, duket se shpjegime të thjeshtuara rreth përplasjeve kulturore, apo emigracionit, janë shpesh më efektive se sa kritikat strukturore ndaj pushtetit dhe pabarazisë. /TEMA/

Next Post
‘Vdekje Ajatollahëve’/ Berisha ‘godet’ diktatorin e Iranit: Pushteti i krimit po bie, revolucioni i opozitës në prag triumfi!

'Vdekje Ajatollahëve'/ Berisha 'godet' diktatorin e Iranit: Pushteti i krimit po bie, revolucioni i opozitës në prag triumfi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In