• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kriza e librit është hall dhe jo përgjimi i “Xhafës” & Co

by Ben Andoni
21/05/2018 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pak orë më parë mbaroi në Tiranë një Festival libri, që referuar organizatorëve, synon të kthehet në traditë. Pa marrë parasysh arritjet, dështimet, risitë, pakënaqësitë ajo që të trishtonte e të mbeste në fund ishte një dhe vetëm një gjë: E përbashkëta, e cila shprehnin mes tyre botuesit apo njerëzit e lidhur me librin. “Nuk vinë më njerëz! Nuk ka më blerës! Nuk ka lexues! Nuk ka libra!”

Për fat të keq, megjithëse aktiviteti i Klik Expo Klik, që u ndih nga Ministria e Kulturës, ajo e Arsimit dhe Muzeu Kombëtar, pati gati më shumë se 50 aktivitete, sërish njerëzit ishin të pakënaqur! Një pjesë pa arsye. Mbase, një pakicë tjetër me arsyen se aktivitetet nuk i përgjigjeshin interesave të tyre. Po botuesit vetë?! Asgjë. Sfida mbeti dhe mbetet me lexuesit dhe njerëzit, që përherë e më shumë e kanë braktisur librin.

Ku qëndron kriza që lidhet me librin dhe leximin? Për këtë s’ka më përgjigje të saktë. Në debat janë lexues, kritikë, sociologë, menaxherë, botues, librarë, shtetarë, shpërndarës, kinse etj… Të gjithë ia hedhin fajin njëri-tjetrit. Dhe, libri mbetet jetim. Ka një mori të ankesave të botuesve ndaj shtetit. Ndërkohë ekzieton një varg arsyesh të cilat lidhen me krizën ekonomike, e cila edhe pse është e tejkaluar në Evropë dhe në rajon ka lënë pasojat e saj, që e nxjerrin zbuluar përpjekjen e shtetit për librin. Po ka një mosmarrëveshje të përgjithshme të botuesve me njëri-tjetrin, që e kupton kur flet veçmas dhe ata të zbrazen me xhelozi të pareshtur për epërsitë e “kundërshtarëve”.

Po shqiptari i thjeshtë?! Ishte plot dhe përplot Sheshi “Skënderbej”, por njerëzit e kishin shpesh të bezdisur të ktheheshin në Festivalin e Librit, sepse prej kohësh e kanë braktisur atë. Pak muaj më parë, një vëzhgim i INSTAT-it, konkludonte se Biblioteka Kombëtare kishte 50 përqind më pak frekuentues ashtu si numri i botimeve po shënon ulje drastike, që reflektohen deri te cilësia, por edhe nga tirazhet. Nuk ka aktivitet që botuesit të mos ankohen për rënie drastike të lexuesit, duke i detyruar shumë shtëpi botuese të nxjerrin libra deri edhe me tirazhe fare minimale prej vetëm 200 kopje.

Problemi prevalon mbi gjithçka dhe çdo teori sepse nga patetikë të ndryshëm pretendohet se shqiptarët e trajtojnë librin si të shtrenjtë, por në fakt, paradoksi është se shqiptarët nuk shkojnë më fare në biblioteka dhe madje edhe frekuentimi në bibliotekat e lagjeve është krejt i ulët.

Ankohen botuesit se nuk ka libra të mirë, por nuk ka javë që të mos thuhet po nga burimet e tyre se është botuar një kryevepër e atij apo e këtij autori dhe se libri, që ata që sapo hodhën në treg, përbën risi. Ankohen e ankohen të gjithë, por botuesit vazhdojnë e merren me librin dhe një pjesë duken bajagi mirë.

Duket se vetë shteti shqiptar e ka abandonuar librin dhe kjo nuk shihet me barrën tejet të lartë të kostos së prodhimit të tij por edhe me një politikë jo të mjaftueshme. Nuk ka aktivitet ku të mos ankohen botuesit, por përballë kanë një mur, i cili quhet shtet, që vetëm i dëgjon dhe u jep përgjigje evazive. Dhe, sërish nuk mbaron këtu, problemi shtohet edhe me hatërmbetjet por edhe politikën shumë lokaliste të autorëve të ndryshëm, që lidhen me këtë apo me atë grup politik, duke bërë favore të gjithë-farë-llojshme. Në një formë idilike për strukturat, Octavio Paz shkruan: “Nëse shteti kërkon vërtet të favorizojë krijimin e lirë letrar dhe artistik, duhet t’u drejtohet  shkrimtarëve dhe artistëve, dhe jo atyre që flasin në emër të tyre, pothuaj përherë pa të drejtë e pa prestigj”.

Por, kjo nuk ndodh dhe ata që flasin për librin zakonisht e rëndojnë atë. Larg të tjerave, problemi është se Shqipëria ka nevojë për debat të vërtetë në faktin sepse nuk lexohet dhe pse nuk blihet libri, por për këtë s’ka asnjë përgjigje. E gjithë shoqëria shqiptare është e zhytur në ditët e fundit në faktin nëse kishte përgjim apo jo të vëllait të ministrit Xhafa?! Sa i vërtetë ishte përgjimi apo jo?! Ku do të bëhet protesta? Sa njerëz do të vinë?!

Dhe, në fakt, asnjëherë s’është bërë ai debat i duhur me librin, që të merrte energji po aq të madhe siç ndodh me ditët e tëra që u kushtohen përgjimeve të vëllezërve të politikanëve dhe pasuritë e tyre, sepse libri është e do mbetet jetim. Dhe, jetimin, vërtetë nuk e do askush.

E gjitha kjo të vinte ndërmend këto orë të fundit, kur u mbyll një Festival alternativ libri në Tiranën e zhuritur për thashetheme, përgjime dhe harbime, ku paratë që hidhen në klubet e qejfit në një natë, do të mjaftonin ta quanin sukses çdo aktivitet libri në Tiranë. Po, jo, Shqipëria ka nevojë për përgjime dhe jo libra. (Javanews)

 

Next Post
E thotë shkenca: Kujdes! Kjo shenjë tregon se po afron vdekja

E thotë shkenca: Kujdes! Kjo shenjë tregon se po afron vdekja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In