• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza e fshatit dhe kriza e arsimit në fshat

by Mero Baze
06/09/2025 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sa herë që vjen shtatori, ka një valë nostalgjike që merret me shkollat e mbyllura nëpër fshatra, me fëmijët që janë gjithnjë e më pak dhe pastaj me thirrje patetike se “në këtë shkollë ka mësuar filan personalitet” apo “ka qenë mësues filan patriot” dhe se duhet mbajtur hapur me çdo çmim.

Vitin që shkoi, në vendlindjen time në Peshtan kishte 4 nxënës dhe 6 mësues, për shkak të detyrimit ligjor për ciklin 9-vjeçar.
Sivjet kanë mbetur vetëm 2 nxënës.

Natyrisht, kjo nuk e bën atë shkollë as cilësore, as me ndonjë vlerë të veçantë. Mund të nis të vajtoj pse në vitin 1927, sipas një fotografie, ka pasur 60 nxënës, por kjo është marrëzi.

Kriza e fshatit nuk është krizë e arsimit. Ajo është një krizë shumë më e gjerë: demografike, ekonomike dhe sociale. Nuk është as krizë lokale shqiptare, por krizë që e kanë kaluar dhe po e kalojnë të gjitha vendet, dhe lidhet me përqendrimin e qytetërimeve në metropole. Greqia, siç është raportuar, ka mbyllur këtë vit rreth 700 shkolla fshatrash për shkak të boshatisjes së tyre dhe krizës demografike. Vendet e tjera të rajonit po ashtu.

Ndaj duhet të ndajmë arsyet pse duhet mbajtur fshati i populluar me arsyet e mbylljes së shkollave në fshatra.

Personalisht jam shumë kritik me qeverinë për krizën e fshatit: për shkëputjen e tij nga vëmendja e shtetit shqiptar, për shkatërrimin e ekonomisë bujqësore nga mungesa e politikave të qarta dhe për humbjen e kontrollit mbi tokën bujqësore për shkak të copëzimit nga ligji 7501. Është po aq urgjente që të krijohen politika financimi dhe ndihme për të rinjtë që duan të jetojnë në fshat dhe të ndërtojnë ekonominë e tyre aty, pasi vetëm ata mund të garantojnë vazhdimësinë e jetës në fshatra, edhe pas ikjes së brezit të moshuar.

Edhe pse duket si humor, e vërteta është se ka gjithnjë e më pak vajza që duan të martohen e të jetojnë në fshat, dhe gjithnjë e më pak politika që stimulojnë një ekonomi të qëndrueshme familjare në fshat. Ende nuk ka rregulla të thjeshta të bashkëjetesës sociale; ende nuk ka mundësi reale investimi, për shkak të “horror-it” ligjor të lejeve të ndërtimit në fshat, që kushtojnë njësoj si një leje për ndërtim kulle në Tiranë; dhe ende nuk ka subvencione që të akordohen në mënyrë të detyrueshme dhe jo në formë konkurruese e korruptive për ata që zgjedhin bujqësinë ose blegtorinë.

Por të gjitha këto nuk kanë lidhje me nostalgjinë për të mbajtur hapur shkollat e fshatrave. Përkundrazi, mendoj se qeveria në këtë pikë duhet të bëjë të kundërtën: të hartojë një plan të mirëstudiuar kombëtar që, në shumicën e fshatrave me infrastrukturë rrugore, fëmijëve t’u paguhet transporti dhe t’u sigurohet nga shteti shkollimi në zona urbane të grumbulluara, me më shumë nxënës.

Shkolla të tilla nuk duhen mbajtur hapur me zor, por duhet të bashkohen në shkolla më të mëdha në qendrat e njësive administrative dhe të kthehen në shkolla normale, me shumë nxënës në klasa. Përveç të tjerash, fëmijët do të kenë kujtime më të pasura shkollore, shokë të klasës dhe do të mësojnë të ambjentohen me rregullat e një shkolle të mirëfilltë. Katër nxënës me gjashtë mësues nuk janë as shkollë private milionerësh, dhe është një fenomen që qeveria duhet ta eliminojë duke krijuar shkolla të mëdha të bashkuara, duke financuar transportin dhe, në zona të thella, pse jo edhe konvikte javore për fëmijët.

Kriza e arsimit në fshat lidhet natyrisht me demografinë, por nuk zgjidhet duke mbajtur me zor shkollat hapur. Zgjidhet duke u dhënë arsim cilësor atyre pak fëmijëve që kanë mbetur, ndërsa për fshatin duhet menduar seriozisht që ta ribashkojmë si territor me shtetin shqiptar dhe ekonominë kombëtare. Por jo duke dëgjuar të qarat patetike të atyre që kanë ikur nga fshati dhe që sot kanë “nostalgji” për kohën kur ishin nxënës aty.

Next Post
Andoni: Samitet në Tiranë i shërbejnë Shqipërisë, në Beograd nuk ka pasur të tilla

Rama IV, iluzion i bukur në kohë të këqija!

Comments 1

  1. Builder says:
    3 months ago

    Në një mëndje me ju Mero.
    Por, këtë punë, së pari, do ta filloja me provimin e GJUHËS SHQIPE, (shkrim dhe lexim -audio e video) me të gjthë mësuesit e të gjitha lëndëve pavarësisht ciklit.
    Së dyti, me të gjithë gazetarët, provim të GJUHËS SHQIPE, (shkrim dhe lexim – audio e video).
    Së treti, kushdo që punon në administratë shtetërore (përfshi edhe të gjitha bashkitë) provim të GJUHES SHQIPE ( shkrim dhe lexim – audio e video).

    Pastaj flasim për shkollën.
    Flasim anglisht, frengjisht, kinezisht, etj, etj. por nuk dijmë të flasim e shkruajmë shqip.
    Është për të qarë me llahinka.
    Mësimi dhe zoterimi i gjuhës SHQIP, është e PARA E TË PARAVE.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT)

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT)

December 20, 2025
Adriatik Lapaj dhe mbështetës, protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë

Adriatik Lapaj dhe mbështetës, protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë

December 20, 2025
Shqipëria, për herë të parë me dronë, do të monitorojnë në kohë reale..

Shqipëria, për herë të parë me dronë, do të monitorojnë në kohë reale..

December 20, 2025
Megaoperacioni antidrogë në disa qytete italiane, 384 të arrestuar/ Sekuestrohen 1.4 ton lëndë narkotike, armë dhe..

Megaoperacioni antidrogë në disa qytete italiane, 384 të arrestuar/ Sekuestrohen 1.4 ton lëndë narkotike, armë dhe..

December 20, 2025
Kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut, Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

Kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut, Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

December 20, 2025
Shpërthimi me tritol në Vlorë, policia zbardh ngjarjen pas 3 javësh/Arrestohen babë e bir

Shpërthimi me tritol në Vlorë, policia zbardh ngjarjen pas 3 javësh/Arrestohen babë e bir

December 20, 2025
Paralajmërimi i frikshëm i shefit të inteligjencës ukrainase: Rusia mund të sulmojë Evropën në vitin 2027

Paralajmërimi i frikshëm i shefit të inteligjencës ukrainase: Rusia mund të sulmojë Evropën në vitin 2027

December 20, 2025
Të përfshirë në trafik droge, tre persona ekstradohen nga Tirana në Romë

(EMRI) Arrestohet në Serbi autorja e grabitjes me dhunë 4 vjet më parë në Tropojë

December 20, 2025
Frikë, ndjenjë përjashtimi, tallje dhe kërcënime me fjalë vulgare… Punëtorët nga Nepali nën presion dhe pasiguri në Serbi!

Frikë, ndjenjë përjashtimi, tallje dhe kërcënime me fjalë vulgare… Punëtorët nga Nepali nën presion dhe pasiguri në Serbi!

December 20, 2025
Kryhet me sukses nga mjekët e Spitalit të Traumës ndërhyrja e vështirë kirurgjikale te pacienti 23-vjeçar!

Kryhet me sukses nga mjekët e Spitalit të Traumës ndërhyrja e vështirë kirurgjikale te pacienti 23-vjeçar!

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In