Nuk kanë të sosur tragjeditë e emigrantëve nga lindja e mesme që tentojnë të prekin tokën evropianë për t’i shpëtuar luftrave dhe anarkisë.
Të paktën gjashtë fëmijë kanë vdekur dhe tetë persona të tjerë u shpëtuan të martën pasi një varkë me emigrant u përmbys pranë brigjeve perëndimore të Turqisë, afër qytetit të Izmirit.
Rojet bregdetare i janë përgjigjur një sinjali për fatkeqësi në mesnatën e së hënës, dhe menjëherë kanë filluar kërkimet për trupat e pajetë.