• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dirigjimi i turpshëm i një kauze të drejtë

by Java News
08/12/2015 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermal Telha

Ishte njoftuar më herët, dhe sot ndodhi manifestimi i një kauze të drejtë. Varfëria, represioni, shtrëngimet financiare, korrupsioni i lartë e të tjera arsye si këto, janë shtysa të forta për të protestuar. Qytetarët që protestojnë meritojnë më shumë sesa u ofrohet aktualisht dhe këtë duhet ta kërkojnë gjithnjë me mjete demokratike.

Kjo protestë u thirr nga opozita, sikundër teorikisht duhet të ndodhte, sepse presupozohet që oponenca në nivele të larta bëhet pikërisht nga ata, opozitarët e zgjedhur me votë.

Këta të fundit, pikërisht këta na treguan që janë “dirigjentë” antipopullorë, antikombëtarë, e anti mirëqënies së qytetarëve. Përshëndetën një e nga një protestuesit e sjellë me autobuza të paguar prej tyre, sepse qytetarët e përvuajtur nuk kanë as para, as kohë të tepërt për tu shfrytëzuar në mënyrë antinjerëzore nga “zaptuesit”e kauzave të drejta.

Kam pasur jo pak rezerva edhe kur diçka e tillë ndodhi në 2011, e lutem që situata të mos precipitojë në humbje njerëzish. Rikthimin në atë situatë të shëmtuar të dhunimit të institucioneve, nuk ma merrte mendja kurrë.

Ndarja midis pjesemarrësve sot është e qartë. “Dirigjentët’ që flasin për varfërinë e atyrë që kanë përballë, nga petku i kostumeve të shtrenjta që vlejnë me gjasë, aq sa shtëpitë e atyre që po i dëgjonin. Si mund të rreshtosh të përndjekurit politikë në protestë kur përdhosjen e të drejtave të tyre e ke kultivuar për të gjithë kohën që ke pasur mundësi t’u ofroje atë që meritojnë?! Si mund t’i tregosh të varfërit se kafshata e tij është në rrezik kur kollarja jote kushton më tepër se asistenca sociale që ai merr gjithë jetën?! Si mund të stimulosh dhunën ndaj institucioneve që ndërtohen me  taksat e qytetarit, duke shkaktuar të njëjtin precedent me të cilin u justifikuan vrasjet e 21 janarit, që nuk kanë marrë akoma drejtësinë e tyre?!

Qytetarët, për fatin tonë tragjik, edhe këtë herë në plan të fundit, shumë shkallë poshtë interesave personale të përfaqësuesve që i janë imponuar ti votojnë, të cilët duhet të zhduken një orë e më parë nga skena politike në vend. 25 vjet dhe shqiptarët trajtohen si dele, të cilat “Bariu” i çon në drejtimin e gabuar, e askush nuk ve mënd!

Ju lutem mjaft, mjaft e rrënuat qytetarin më shumë se ç’e keni rrënuar, mjaft me karshillëkun e luksit përballë atyre që nuk mbushin barkun me bukë, të cilët e dijnë mirë që pasurimi juaj është bërë në kurriz të tyre.

Si guxoni?! Ku e gjeni forcën morale të flisni për ndërtimin e së ardhmes duke stimuluar shkatërrimin e institucioneve?! Si mundni të bëni atë që pikërisht e “dënuat me vdekje” 5 vjet më parë?! Ku e gjeni guximin që në vend që tí kërkoni ndjesë qytetarëve për katrahurën e shkaktuar në 25 vite, vazhdoni t’i trajtoni si “shashka” për të ndezur “zjarrin” që ju ngroh ju e i përvëlon ata?! Ata, pikërisht ata, në emër të të cilëve përfitoni padrejtësisht?!

Ju nuk përfaqësoni varfërinë, as të varfërit. Mos ja bëni Shqipërisë e shqiptarëve këtë, nuk e meritojnë. Largohuni në qoftë se nuk i shërbeni dot vendit, por mos e shkatëroni hapësirën dhe qëniet njerëzore që jetojnë në të.

Sot, Shqipëria më shumë se kurrë ka nevojë për një operacion “Bypass” të figurave politike që po frymëzojnë vetëm dhunën, shkatërrimin, vëllavrasjen, terrorin, destabilitetin.

Edhe sot, si jo pak herë në vitet që kane shkuar, ja dolët më së miri që popullin tuaj shpresëvrarë, ta bëni “Dele të zezë” në mes të Europes, të asaj Europe nga cila po na largoni cdo ditë e më tepër ndërkohë që ne presim të kundërtën.

Next Post

Ja si u katandis bunkeri pas 'betejës' me demokratët (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Fundgushti “mbyll” pushimet / Fluks i lartë në Kakavijë, mbi 11 mijë shtetas kalojnë kufirin në 24 orë

August 24, 2026
Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

August 24, 2026
Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Fjalëkryqi politik i Tiranës

August 24, 2026
Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

August 24, 2026
E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

August 24, 2026
VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

August 24, 2026
“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

August 24, 2026
Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

Kreditë rrisin sigurimin e jetës, zjarret dhe fatkeqësitë natyrore rrisin me 20% dëmet e paguara për pronat

August 24, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

August 24, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

“Kemi konsoliduar disa poste në qeveri”, Rama: Do të ketë transparencë për çmimet! Shqipëria sociale, e mundshme

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com