Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi se, nëse disa vende të të ashtuquajturës ”Rruga ballkanike” do t’u mbyllnin kufijtë migrantëve, atëhere edhe vendi i tij do të detyrohej të bënte të njëjtën gjë me Maqedoninë.
”Migrantët nuk mund të qëndrojnë në Serbi”, deklaroi Daçiç në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij austriak, Sebastian Kurz, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Serbi. ”Ka shumë rëndësi që vendet të shkëmbejnë informacione me njëri-tjetrin për çështjen e migrantëve për të mos pasur surpriza, por një politikë të parashikueshme”, theksoi ai.