• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kriza e çmimeve / Nga Spanja në Indi, dhjetëra shtete ulin taksat dhe subvencionojnë karburantet

by A R
19/08/2026 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriza globale e karburanteve e shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme ka detyruar dhjetëra qeveri të ndërhyjnë për të mbrojtur konsumatorët dhe ekonomitë e tyre. Ndërsa çmimi i naftës dhe produkteve të rafinuara është rritur ndjeshëm, ata  kanë zgjedhur të heqin dorë përkohësisht nga një pjesë e taksave, të subvencionojnë karburantin ose të vendosin kufizime mbi çmimet.

Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) të analizuara nga Peë Research Center, deri më 12 qershor 2026, 113 vende dhe Komisioni Europian kishin marrë të paktën një masë për të përballuar pasojat energjetike të luftës. Në 55 shtete janë ulur taksat mbi energjinë, 32 kanë përdorur subvencione për karburantet dhe 23 kanë vendosur kufizime çmimesh.

Në Spanjë, për shembull, qeveria ka ndërhyrë drejtpërdrejt në barrën fiskale të karburanteve. Në fund të qershorit, Madridi miratoi një tjetër ulje të taksës së hidrokarbureve: 15 cent euro për litër në korrik, 10 cent në gusht dhe 5 cent në shtator, me mundësi për ulje edhe më të mëdha nëse inflacioni i karburanteve rritet ndjeshëm.

Edhe Australia mori një masë të drejtpërdrejtë. Qeveria përgjysmoi akcizën mbi benzinën dhe naftën për tre muaj, nga 1 prilli deri më 30 qershor. Sipas qeverisë australiane, masa uli barrën fiskale me 26.3 cent australianë për litër.

Në Indi, qeveria uli në mars akcizën me 10 rupi për litër si për benzinën, ashtu edhe për naftën, në përgjigje të rritjes së fortë të çmimeve ndërkombëtare të naftës.

Ndërkohë, vende të tjera europiane kanë zgjedhur kombinime të ndryshme masash: ulje akcize, kufizime të përkohshme çmimesh dhe mbështetje direkte për sektorët e transportit. Sllovenia, Kroacia, Hungaria, Irlanda, Italia, Portugalia dhe Suedia janë ndër vendet që kanë ndërhyrë në forma të ndryshme.

Por një panoramë totalisht të ndryshme kemi në vendin tonë. Në Shqipëri, ndërsa familjet dhe bizneset përballen me naftën që në treg po shitet rreth 215 lekë për litër, qeveria nuk ka ndërmarrë një paketë të re lehtësuese fiskale të krahasueshme me ato të vendeve të tjera.

Për më tepër, një nga instrumentet që shteti përdor për të ndërhyrë drejtpërdrejt në treg, Bordi i Transparencës, nuk është më aktiv duke e lënë çmimin e karburanteve në dorë të tregtarëve. Paradoksi është se pikërisht në një moment kur tregu kërkon më shumë mbikëqyrje, kontroll dhe transparencë, konsumatori shqiptar mbetet i braktisur.

Dokumentet zyrtare tregojnë se në maj dhe qershor Bordi kishte vendosur çmime tavan të karburanteve, madje më 17 qershor çmimi maksimal me pakicë për naftën ishte përcaktuar në 176 lekë/litër.

Sot, ndërkohë, qytetari përballet me një realitet shumë më të shtrenjtë: 39 lekë të reja më tepër për çdo litër.

Dhe këtu lind pyetja që kërkon përgjigje nga institucionet: çfarë po bëhet konkretisht për të mbrojtur konsumatorin shqiptar?

Sepse ndërsa qeveritë e vendeve të tjera po pranojnë të heqin dorë nga një pjesë e të ardhurave fiskale për të amortizuar goditjen e luftës, Shqipëria vazhdon të aplikojë barrën e plotë fiskale mbi karburantet. Vendimet e fundit të Bordit të Transparencës tregonin se akciza vazhdonte të zbatohej në masën 100%.

Po Autoriteti i Konkurrencës ku është? Kjo është një tjetër pikë që kërkon shpjegim.

Në një treg ku çmimi i karburantit është një faktor përcaktues për transportin, ushqimet, shërbimet dhe koston e jetesës, Autoriteti i Konkurrencës është institucioni i përhershëm që duhet të vëzhgojë nëse ekzistojnë probleme të konkurrencës, koordinim çmimesh apo sjellje që dëmtojnë konsumatorin.

Ndërkohë, heshtja institucionale përballë një çmimi prej rreth 215 lekësh për litër ngre pikëpyetje.

Në vende të tjera, autoritetet e konkurrencës nuk janë thjesht spektatore. Në Spanjë, për shembull, CNMC analizoi më shumë se 10,500 pika karburanti për të verifikuar nëse ulja e taksave po transmetohej realisht tek konsumatorët dhe konstatoi se ulja fiskale ishte transferuar përgjithësisht në çmimet e karburanteve.

Pra, diferenca nuk është vetëm tek çmimi. Është tek mënyra se si shteti reagon.

Në një kohë kur 55 vende kanë zgjedhur të ulin taksat mbi energjinë, 32 kanë përdorur subvencione dhe 23 kanë vendosur kufizime çmimesh, Shqipëria duket se ka zgjedhur të mos përdorë asnjë nga këto mekanizma në mënyrë të krahasueshme.

Dhe pyetja mbetet e thjeshtë: Nëse shtetet e tjera po heqin taksa për t’ia bërë krizën më të përballueshme qytetarëve, pse në Shqipëri qytetari duhet të paguajë 215 lekë për një litër naftë dhe të ndihet ‘jetim’ përballë këtij realiteti të pashpjegueshëm?

javanews.al / a.rada

Next Post
Goditet rrjeti i drogës në Spanjë e Portugali, sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë dhe armë! Arrestohen 3 persona -

Goditet rrjeti i drogës në Spanjë e Portugali, sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë dhe armë! Arrestohen 3 persona -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com